Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12ºC në 28ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 36ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11ºC deri në 25ºC dhe në zonat e ulëta nga 15ºC në 29ºC.

Top Channel