E mërkurë, 04 Dhjetor 2019
18:53
Top Talk/ Beqiraj: Fondi i emergjencës ekziston, por është shpenzuar për tërmetin e shtatorit

Në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja ishte e ftuar Irena Beqiraj. Ish-ministrja e Financave u shpreh se fondi i emergjencave ekziston dhe ajo shkon rreth 20 milionë euro në vit, por ajo shtoi se ky fond nuk ishte më pasi është përdorur për tërmetin e 21 shtatorit.

18:48
Transmetimet numerike/ Në Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë nis në 31 mars 2020

Kalimi në transmetime numerike, do të nisë në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë, në 31 mars.

18:45
Irena Beqiraj: Të rivlerësohen PPP-të nga ana e qeverisë, me to të ndërtohet një fond për të prekurit nga tërmeti

Në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, Ish-ministrja, Irena Beqiraj, u shpreh se qeveria duhet t negociojë me firmat e ndërtimit që koston e shtëpive që do të ndërtohen ta paguajë në disa këste. Ndërsa qeveria në favor të këtyre firmave të ulë taksat fiskle, që të mbetemi me besimin që çdo gjë do të bëhet me kosto më të ulët.

18:40
Verifikimi i pallateve/ Inxhinierët shqiptarë dhe ekspertët izraelitë në terren

Tashmë që lëkundjet sizmike janë minimizuar, është koha e ekspertëve për të përcaktuar shkaqet e dëmtimit, apo edhe shembjes totale të banesave në Durrës.

18:29
Televizioni grek, emision ‘live’ për të mbledhur fonde për Shqipërinë

Tërmeti që ra në Shqipëri më datë 26 nëntor në orën 03:54 minuta ku la edhe 51 viktima i ka prekur të gjithë, duke përfshirë edhe Greqinë, ku solidarizimi ka qenë i madh.

18:25
Mediat gjermane për tërmetin: Rindërtimi mund të kushtojë deri në 1 miliardë euro

Ende nuk ka shifra zyrtare, megjithatë rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri duket nuk do të jetë vetëm një sfidë njerëzore dhe teknike, por edhe e kushtueshme, thotë në faqen e tij online televizioni gjerman ARD.

18:14
Fatura e tërmetit/ Ekspertët: 500 mln euro, e papërballueshme për buxhetin e Shqipërisë

I pari që deklaroi një shifër mbi faturën e dëmeve ishte inxhinieri Arben Mecaj në komitetin për rindërtimin.

18:07
Irena Beqaj: Jam skeptike, deri më tani janë paraqitur donatorë lokal dhe jo seriozë

Në studion e “Top Talk”, ishte e ftuar ish-ministrja e Financave, Irena Beqiraj, e cila u shpreh se është skeptike nga donatorët e ofruar deri më tani, ku sipas saj janë donatorë lokalë dhe jo ndërkombëtarë që mund të ofronin siguri më shumë.

18:06
Foto nga mëngjesi pas tërmetit të vitit 1923, në Tepelenë

Për shkak të zonës me aktivitet të lartë sizmologjik, historia e Shqipërisë ka jo pak tërmete vrastare.

18:04
Netanyahu: Izraeli nuk e harron kurrë Shqipërinë, është mik i mirë i yni

Një ekip nga Izraeli mbërriti në Tiranë, pas tërmetit shkatërrimtar të martën e 26 nëntorit, për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit të banesave të prekura.

17:55
Basha: Mirënjohje për mbështetjen humanitare nga KE dhe presidentja Von der Leyen

Basha ka falenderuar Komisionin Europian dhe Presidenten Von der Leyen për ndihmën e dhënë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

17:44
Dashamir Shehi: Qeveria deri para vitit të ri të sigurojë gjithçka që i nevojitet personave të prekur nga tërmeti

Emisioni “Top Talk”, i drejtuar nga gazetari Denis Dynjaja, kishte si temë ditën e sotme gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm që preku vendin dhe hapat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e kësaj situate.

17:38
Kryebashkiaku inspekton aplikimin për bonus qiraje të qytetarëve të prekur nga tërmeti në Njësinë 4

Veliaj: “Kemi thjeshtuar procedurat; Nuk kursejmë asnjë qindarkë për t’i riparuar ose ribërë nga e para banesat e dëmtuara”

17:09
Aksident/ 4 persona në gjendje të rëndë, policia dhe ambulanca drejt vendngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Malësi e Madhe në fshatin Vrakë, ku janë përplasur dy automjete.

17:03
Tërmetet më të fuqishme që janë regjistruar në tokë (FOTO)

Tërmetet, 90% e të cilëve janë tektonike, nuk mund të parashikohen. Vatra e tyre arrin në rreth 70 km thellësi të tokës, e në disa raste më shumë.

17:01
Ceferin sulmon VAR-in: Nëse ke hundën e gjatë, je në pozicion jashtë loje

Nëse ke hundën e gjatë, atëherë je në pozicion jashtë loje. Këto fjalë zgjodhi presidenti i UEFA-s Alexander Ceferin, për të sulmuar sërish teknologjinë ndihmëse të arbitrimit, VAR, kundër të cilës është shprehur vazhdimisht.

16:53
UEFA merr vendim, VAR futet në ndeshjet e play off- it të Kosovës

UEFA ka marrë një vendim gjatë ditës së sotme.

16:46
Këngëtarja zbulon pse pinte alkool para çdo interviste dhe performance

Ellie Goulding pranoi se ka pirë një gotë alkool para intervistave dhe performancave për t’u dukur “më e çmendur ose më interesante”. Goulding zbuloi po ashtu se i është nënshtruar për një kohë të gjatë një terapie sa i takon kontrollit të zemërimit.

16:43
19-vjeçarja bie në lumë dhe ndërron jetë, shpëtoi një burrë

Një adoleshente ka ndërruar jetë në Kenia pasi ka tentuar që të shpëtojë nga rrjedha e një lumi një Burrë.

16:38
“Shpërthen” ndërtesa e dëmtuar rëndë në Shkozet – VIDEO

Shembet me shpërthim të kontrolluar një tjetër ndërtesën e dëmtuar rëndë në Shkozet.

16:29
Durrës/ Tërmeti i fuqishëm, 30 familje braktisin pallatin

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka dëmtuar një pallat në Durrës.

16:19
Qiratë e larta i çojnë punonjësit në shtëpi 5 metra katror

Një fotograf ka kapur kushtete “goshitelëve”, ku jetojnë me mijëra studentë ose punonjës me pagë të ulët që nuk përballojnë dot qiranë e lartë të kryeqytetit industrial, Seulit.

16:12
Vuçiç me Putin: Nuk jam optimist për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është optimist për arritjen e një kompromisi midis Beogradit e Prishtinës, që do të sillte, siç tha ai, zgjidhje përfundimtare për Kosovën.

16:12
“Shumë zhurmë për asgjë”/ Lleshaj nga një pallat në Lezhë: Nuk ka rrezik, banorët të kthehen në shtëpi

Gjatë inspektimit të një pallati në Lezhë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka kërkuar banorëve të kthehen në banesat e tyre pasi nga inspektimi i bërë prej grupeve të ekspertëve shqiptarë dhe të huaj (izraelitë), godina nuk paraqet asnjë rrezik.

16:11
Tjetër pallat drejt shembjes në Shkozet – FOTO

Një tjetër pallat është drejt shembjes në Shkozet. Ngjitur me këtë pallat 5-katësh më herë është shembur një tjetër banesë 3-katëshe.

16:05
Tërmeti/ 15 milionë euro për Shqipërinë, ndihma nga Komisioni Evropian

Presidentja e Komisionit europian, Ursula von der Leyen premtoi një ndihmë prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë e goditur nga tërmeti më i fuqishëm prej dekadash të tëra.

16:01
Kapet nëndetësja e parë me drogë në Europë, 3000 kg kokainë

Policia spanjolle arrestoi kapitenin që kishte arritur të largohej nga një nëndetëse droge që u kap në brigjet e Spanjës më 24 nëntor, me 3000 kg brenda.

15:48
Nëna durrsake tregon momentet e ankthit që përjetoi natën e 26-nëntorit

Edlira Shehu, është një nënë e re që tërmeti e gjeti në maternitetin e Durrësit bashkë me fëmijën e porsalindur në inkubator.

15:44
Kalimi tek alternativa pa tym “ndihmon zemrat e duhanpirësve”

Duhanpirësit mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës së tyre brenda disa javësh nga kalimi në alternativat pa tym, tregon studimi më i fundit i këtij lloji i zhvilluar nga studiues të Dundee University.

15:39
Pagjumësia nga rrjetet sociale ”pushton” adoleshentët

Telefonat e zgjuar dhe mediat sociale po ndikojnë gjithmonë e më shumë në cilësinë e një gjumi të dobët ose të një pagjumësie të vërtetë.

15:39
Tërmeti/ Do mbahen lekë nga rrogat e policëve, reagon Vokshi: Urdhër skandaloz

Mbi kontributin me urdhër për tërmetin, ku u vendos që të gjithë efektivëve të Shkodrës t’u mbahen lekë nga paga për familjet e prekura nga tërmeti ka reaguar ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

15:38
Netanyahu i kërkon Pompeos rritjen e presionit ndaj Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do t’i kërkojë sekretarit të Shtetit amerikan të rrisë presionin ndaj Iranit, ndërkohë që do të takohet me Mike Pompeon në Portugali.

15:36
Ndihmat nga Mali i Zi/ Fondet do ti dorëzohen Kryqit të Kuq të Shqipërisë

Kryqi Kuq i Malit të Zi është duke mbledhur ndihma për të prekurit në Shqipëri. Në llogarinë bankare të çelur për këtë qëllim, janë grumbulluar deri tani 42.522 euro, thotë VOA.

15:35
Katastrofat natyrore në rritje, nuk kursejnë as vendet e pasura

Japonia, Filipinet dhe Gjermania u renditën në krye të vendeve më të prekura vitin e kaluar nga ngjarjet ekstreme të motit intensifikuar nga ndryshimi klimatik, sipas një raporti të publikuar sot, që tregon se i pasur apo i varfër, asnjë shtet nuk është kursyer.

15:26
Durrës/ Banorët braktisin pallatin, ende nuk dihet nëse është apo jo i banueshëm

“Ti Raporton” i është drejtuar një tjetër banor i lagjes numër pesë të Durrësit, i cili shprehet se ndonëse ekspertët erdhën në pallatin e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, vëzhgimi ishte sipërfaqësor dhe në mungesë të mjeteve të nevojshme.

15:26
Teuta i rikthehet stërvitjes/ Futbollisti Cyrbja: Banesa u dëmtua, e bleva 1 muaj para tërmetit

Ndërsa situata pas tërmetit po qetësohet pak nga pak, skuadra e Teutës i është rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e radhës në kategorinë Superiore ndaj Skënderbeut.

15:21
Ta lemë pas panikun, sociologët: Duhet t’i rikthehemi jetës së përditshme

Tërmeti ka shkaktuar një zymtësi tek ne, por psikologë e sociologë thonë se duhet të fillojmë t’i rikthehemi jetës dhe angazhimit të përditshëm e ta lëmë pas panikun social. Tërmeti është i barabartë për të gjithë. Para tij si i pasuri dhe i varfri janë njësoj.

15:05
Naçi: Janë mbledhur mbi 5 mln euro. Mendojmë që të ndërtojmë deri në 500 shtëpi

Elvis Naçi ka deklaruar sot në “Wake Up” se deri më tani fondacioni “Firdeus” ka grumbulluar mbi 5 milion Euro në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti.

15:05
Samiti i NATO-s/ Çfarë u diskutua mes Ramës, Cakajt dhe homologëve holandezë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndodhen në Londër, ku po marrin pjesë në punimet e Samitit të NATO-s.

15:01
Vëllai i Eskobarit, konkurrencë Samsung-ut me telefonin e lirë, padi për Apple

Robert de Hesus Eskobar Gaviria, vëllai i bosit kolumbian të drogës, Pablo Eskobar, do të konkurrojë kompanitë e mëdha të celularëve, si Samsung, Apple e Motorola, duke hedhur një treg një celular që paloset.

14:57
Basha te Unaza e Re/ Banorët: Shtëpitë u dëmtuan në 21 shtator, por askush nuk erdhi

Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme banorët e “Unazës së Re” në Tiranë. Ata thanë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar që nga tërmeti i 21-shtatorit, por askush nuk i kishte parë.

14:50
Fëmijët që lindën në Durrës/ Pas tërmetit në maternitetin e qytetit

Në maternitetin e Durrësit, dy nëna kanë sjellë në jetë vajzat e tyre. Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyci ndodhet pranë tyre për ti pyetur se si përjetuan natën e tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit, që do të mbetet mend gjatë në kujtesën e të gjithë shqiptarëve.

14:48
Rama nga Londra: Evropa është e gjitha e bashkuar të mbështesë shqiptarët

Fill pas përfundimit të Samitit të NATO-s, mbajtur në Londër, kryeministri Edi Rama u shfaq në një deklaratë për shtyp ku deklaroi se gjithë Evropa është e bashkuar të mbështesë shqiptarët.

14:40
Në transmetim direkt! Refuzonte të ikte, e moshuara del më në fund nga shtëpia e dëmtuar

Përpos zymtësisë, gjurmëve të rënda që tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka lënë në vend; fatmirësisht një lajm i gëzueshëm vjen nga Durrësi: jeta e një gruaje është aktualisht e sigurt.

14:34
Pastrimi i inerteve/ Largohen nga Golemi dhe zona e Plazhit në Durrës

Në zonën e plazhit tashmë puna ka nisur në një fazë të dytë, ajo e pastrimit të inerteve, pasi shumica e banesave të rrënuara nga tërmeti I 26 nëntorit tashmë janë shembur dhe është puna e IKMT-së të bëjnë pastrimin e zonës.

14:20
Viktimat e tërmetit, Meta ngushëllim familjes së 2 vëllezërve nga Kosova

I gjendur ditën e sotme në Gjilan, presidenti i Republikës, Ilir Meta ngushëlloi dhe ndau dhimbjen me familjen Abazi, ku humbën jetën 2 vëllezër si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

14:03
Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është kërcënuar me jetë me anë të një mesazhi në telefonin celular.

13:48
“Më prit, Itali!” Mesazhi i Ibras për Milanin apo Interin?

“Mbërrij së shpejti në Itali, në një skuadër që duhet të fitojë sërish!” Ky është mesazhi i Zlatan Ibrahimovicit, që ua dërgon tifozëve italiane nëpërmjet një një interviste për GQ.

13:45
Bilanci i dëmeve, Voda: 558 pallate të dëmtuara rëndë, të akomoduar në hotele 3975 persona

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila ndodhej në Durrës e caktuar në krye të shtabit të emergjencës në atë qark. dha raportin për dëmet aktuale nga tërmeti.

13:44
Pse Johnson nuk dëshiron të fotografohet së bashku me Trump?

Kryeministri britanik foli me presidentin amerikan në Londër, dhe mediat britanike “kapën vëmendjen” se Boris Johnson kishte shmangur fotografimin me Donald Trump.

13:38
Tendosje tregtare mes SHBA dhe Francës

Taksat franceze në internet janë shndërruar në mollë sherri mes Francës dhe SHBA. Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar Parisin, ndërsa Parisi nuk shqetësohet shumë.

13:21
Tërmeti/ Vasili: Të nisë hetimi ndaj Lleshajt, si mundet ministri t’u thotë qytetarëve s’ju kam asnjë borxh?!

Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkoi nga Prokuroria të nisë menjëherë hetimin për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili sipas tij përdori një gjuhë urrejtjeje ndaj qytetarëve, fill pas rënies së tërmetit të 26 nëntorit.

13:14
Vlorë/ Kapen me 18 doza kanabis sativa, në pranga 2 shtetas

Policia e Vlorës ka bërë sekuestrimin e 18 dozave kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 2 shtetas.

13:08
Vlorë/ Gjendet e e vetëvarur një 39 vjeçare

Në fshatin Velçë, Bashkia Selenicë është gjetur e vetëvarur me litarë një 39 vjeçare.

13:04
U gjet kokainë në makinë, arrestohen 4 të rinj në Pogradec

Katër të arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë- ky është rezultati i një operacioni policor në Pogradec, sa i takon fushës së tregtimit të drogave të forta, konkretisht e llojit kokainë.

12:59
Southgate trajneri i ri i Manchester United?

Manchester United nuk është duke kaluar në një formë të mirë, dhe tanimë raportohet se Gunnar Solskjaer do të shkarkohet.

12:57
Kontribut me urdhër për tërmetin! Sa lekë do t’u mbahen efektivëve, drejtorëve apo shefave të Shkodrës

Nisur nga ngjarja e mëngjesit të 26 nëntorit, ku një tërmet i fuqishëm goditi vendin duke u marrë jetën 51 njerëzve, plagosur qindra të tjerë dhe dëmtuar mijëra shtëpi është vendosur që të gjithë efektivët e Shkodrës të kontribuojnë nga ana financiare për familjet e prekura nga tërmeti.

12:40
Weber: Jemi të përkushtuar që t’i japim Kosovës një perspektivë të qartë evropiane

Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.

12:32
Siguria në ndërtesat e dëmtuara/ Policia rrethon zonat e rrezikshme në Durrës

Teksa godinave të dëmtuara në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit u është vendosur shiriti i sigurisë, banorët kërkojnë të futen brenda për të marrë përpos orendive shtëpiake dhe sendeve me vlerë edhe dokumentacionin që verifikon pronësinë e shtëpive të tyre.

12:23
Tërmeti/ Rama në Londër, takon kryeministrin e Holandës

“Krejt në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit”, kështu njofton në facebook, kryeministri Edi Rama pas takimit me kryeministrin e Holandës.

12:21
Real Madrid synon ta transferojë sulmuesin gjerman

Real Madrid është duke menduar sërish ta përforcoj repartin e sulmit.

12:14
Shtëpia e Bardhë, dekorime me temë “shpirti amerikan”

Patriotizmi është tema qendrore e stinës së festave në Shtëpinë e Bardhë.

12:12
Samiti i NATO-s, mungesë uniteti në aleancë

Mungesa e unitetit në NATO ishte e dukshme në ditën e hapjes së samitit në Londër, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Turqinë për bashkëpunim me grupet e lidhura me ISIS-in, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, tha se komentet e homologut francez për vdekjen e trurit të NATO-s janë shumë fyese.

12:09
Tërmetet e lehta do vazhdojnë/ Sizmiologu grek: Shqipëria të pranojë gabimet në ndërtime

Kostas Papazahos, profesori i shquar i sizmiologjisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut shpjegon para kamerës së TCH se me të drejtë në Shqipëri ekziston shqetësimi se përse po vazhdojnë kaq shumë lëkundjet sizmike , por nga ana tjetër, thekson se per fat të keq kjo është një dukuri e natyrshme.

12:07
Vucic në Rusi: Do bisedoj me Putinin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se afera e spiunazhit me Rusinë është çështje e mbyllur pas bisedës me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandr Bocan Harchenko.

12:03
SOS në Bosnje! Emigrantët në kushte katastrofike

“Bosnja duhet urgjentisht të mbyllë një kamp të përkohshëm emigrantësh, përndryshe njerëzit do të fillojnë të vdesin gjatë periudhës së dimrit”, paralajmëroi një organizatë evropiane e të drejtave të njeriut.

11:59
Samiti i NATO-s, Rama krah liderëve botërorë

Liderët e NATO-s nisën sot zyrtarisht takimin e tyre afër Londrës, ndërkohë që tensionet mes vendeve anëtare kërcënojnë të lënë në hije samitin që shënon ditëlindjen e 70 të aleancës ushtarake.

11:48
Meta, vlerësim për Forcat e Sigurisë së Kosovës: Shqipëria s’mbeti e vetme, ishit aty vëllazërisht

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në kazermën e Forcave të Sigurisë së Kosovës ku shprehu mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e treguar nga ana e Kosovës, gjatë momenteve të vështira të Shqipërisë, ku vendi i u godit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

11:37
Gjendja pas tërmetit, 1670 fëmijë po marrin kujdes psiko-social

1670 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social në hotele dhe pikat e emergjencës, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit.

11:37
Tërmeti/ Meta puth dhe dekoron edhe qenin e forcave të shpëtimit të Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në kazermën e FSK-së, Adem Jashari.

11:29
Mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti, procedohet penalisht drejtori i fondacionit në Tiranë

Policia ka evidentuar një rast abuzimi nga një fondacion me qendër në Tiranë, ku punonjës të këtij fondacioni në qytetin e Fierit, krahas ndihmave për fondacionin, në mënyrë abuzive mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti.

11:22
Nesër fillon mësimi pjesërisht! Më datë 9 nis në Tiranë, Durrës, Kurbin, Vorë

Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini lajmëroi se ditën e nesërme, mësimi do të nisë pjesërisht në ato shkolla të cilat rezultojnë të sigurta.

11:20
Samiti i NATO, Rama në Londër

Me rastin e Samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut kryeministri Edi Rama ka udhëtuar prej të martës drejt Londrës së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

11:09
Tërmeti/ Meta vlerëson sot Forcat e Sigurisë së Kosovës për heroizmin

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në kazermën e FSK-së, Adem Jashari.

11:02
“Kemi frikë!”/ 70 familje në Don Bosko kërkojnë vlerësimin e pallatit

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit solli dëmtime edhe në godina të ndryshme të kryeqytetit. Një qytetar na shkruan në “Ti Raporton”, ku shpreh shqetësimin e tij në emër të një bashkësie banorësh.

11:01
Dëme në zonën e plazhit/ Qytetari: Të vijë dikush të më inspektojë banesën

Një qytetar që banon në një pallat në zonën e plazhit në Durrës thotë për kamerën e Top Channel se ende askush nuk ka ardhur të inspektojë banesën e tij.

10:50
Pasojat nga tërmeti, godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave jashtë funksionit

Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Dëmtime e shumta janë konstatuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha strukturore.

10:47
“Bombë me sahat”/ Banori i Divjakës: Ndihemi të kërcënuar nga depozitat e ujit

Një banor i një pallati pesëkatësh në Divjakë ka treguar për “Ti Raporton” se ai dhe banorët e tjerë ndihen të kërcënuar nga depozitat e ujit që kanë mbi kokë, pasi sipas tij, pjesa e tarracës, ku janë vendosur depozitat por edhe pallati vetë, nuk është projektuar për të mbajtur peshë aq të rëndë.

10:47
Ancelotti rrezikon shkarkimin, PSG kontakton menjëherë italianin

Humbja në “San Paolo” kundër Bolognas i ka dëmtuar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet Napolit dhe Ancelottit.

10:33
Veliaj: Bonus qiraje për familjet me shtëpi të pabanueshme

Mëngjesi i sotëm nisi me një falenderim për të gjithë punonjësit e Policisë Bashkiake nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për punën e tyre pas tërmetit të 26 nëntorit. Nga ambientet e drejtorisë së këtij institucioni, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana diti të mobilizohet në kohë rekord dhe të përballojë edhe këtë sfidë të vështirë për qytetin dhe qytetarët.

10:21
Shembja e kontrolluar e dy objekteve, detajet e operacionit

Sot në Shkozet do të bëhet shembja e kontrolluar e dy ndërtesave. 5 katëshe.

10:18
Sistemi energjetik Kosovë-Shqipëri; reagon ashpër Beogradi

Sistemi i transmisionit energjetik i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetike. Beogradi reagon, se nuk do ta lejojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

10:14
Mourinho rikthehet në Old Trafford, formacionet e mundshme të ndeshjes Manchester United – Tottenham

Sonte me fillim nga ora 20:30, do të luhet ndeshja mes Manchester United dhe Tottenam Hotpsur.

10:01
Gianni De Biasi s’e harron Shqipërinë, fillon grumbullimin e fondeve për të prekurit nga tërmeti

Gianni De Biasi në mbështetje të Shqipërisë, për të kapërcyer tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima dhe me qindra të plagosur.

09:54
Kapet duke transportuar 11 shtetas të huaj, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari

Një 43-vjeçar që u kap duke transportuar 11 shtetas të huaj, u arrestua në flagrancë nga policia.

09:47
Bundestagu gjerman pritet të akordojë ndihmë financiare për Shqipërinë

Tërmeti që goditi rëndë Shqipërinë, solli një solidarizim nga vende të ndryshme anembanë botës, e sidomos nga vendet partnere të Shqipërisë. Së fundmi, edhe Bundestagu gjerman ka shprehur mbështetjen e tij në këtë kohë të vështirë për vendin tonë.

09:39
Navas: I thash po Realit pa ditur se çfarë kontrate më ofruan

Gardiani nga Costa Rica ka folur për largimin e tij nga Real Madridi, verën e kaluar.

09:36
Kryeprokurori/ Parlamenti voton të enjten një nga kandidaturat

Janë tre kandidatura të cilat kanë kaluar në sitën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të enjten pritet që Parlamenti pritet të votojë Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

09:26
Vuçiq: Me Putinin do të diskutojmë edhe për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se sa i përket atij, afera e spiunazhit me Rusinë është çështje e mbyllur pas bisedës me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandr Bocan Harchenko.

09:22
Rama: Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në facebook ku thotë se ” Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë”.

09:11
Vodhën 2 milionë lekë, zbardhet ngjarja në Kamëz

Policia ka zbardhur rastin e vjedhjes së ndodhur më datë 06 nëntor 2019, ku në banesën e shtetasit Xh. Q., u vodhën 2 milionë lekë të reja.

09:04
Elbasan/ Përndiqte 18-vjeçaren, pranga 23-vjeçarit

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan.

08:57
Zbardhet Dibra, bien reshjet e para të borës

Dibra sot është zgjuar me reshjet e para të borës.

08:54
Rikthehet koha me diell, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu lokale shiu.

08:47
Tre të arrestuar në Elbasan, akuzat

Policia rrugore e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë tre shtetas.

08:42
Në SHBA miratohet projekt-ligji që dënon trajtimin ujgurëve myslimanë

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projekt-ligj për të kundërshtuar atë që e quan “ndalim arbitrar, torturë dhe ngacmim” të myslimanëve ujgurë në Kinë.

08:35
Familja që jeton në serë/ Nga frika e tërmetit, Arben Veliu ka gjetur këtë zgjidhje

Fshati Hallamaj është ndër më të prekurit nga tërmeti.

08:34
Veliaj për Policinë Bashkiake: Ia dolëm të mobilizohemi në kohë rekord

Mëngjesi i sotëm nisi me një falenderim për të gjithë punonjësit e policisë bashkiake nga ana e kryetarit të Bashkisë se Tiranës për punen e tyre gjatë tërmetit. Nga ambientet e drejtorisë së këtij institucioni, kryebashkiaku deklaroi se Tirana diti të mobilizohet dhe të përballojë edhe këtë sfidë.

08:28
Gatoi për të prekurit e tërmetit të 1979-tës dhe tërmetit të 26 nëntorit, njihuni me kuzhinierin 69 vjeçar

Haruni nga Lezha është një kuzhinier i cili gatoi vullnetarisht edhe në tërmetin e vitit 1979.

08:26
107-vjetori i Ushtrisë Shqiptare/ Meta mesazh për Forcat e Armatosura

“Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s”, kështu shkruan në facebook presidenti Ilir Meta me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë shqiptare.