19-vjeçarja bie në lumë dhe ndërron jetë, shpëtoi një burrë

04/12/2019 16:43

Një adoleshente ka ndërruar jetë në Kenia pasi ka tentuar që të shpëtojë nga rrjedha e një lumi një Burrë.

Anna Nduku, 19 vjeç, ra në lumë Kandisi afër Ongata Rongai, në periferi të kryeqytetit, Nairobi, të martën.

Ajo është një nga më shumë se 130 njerëz që kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur që kanë rënë që nga tetori.

Nduku i është përgjigjur thirrjeve të një burri që ishte duke u mbajtur tek këmbët e një ure në ndërtim e sipër.

Burri mbijetoi, por ndërsa përpiqej ta shpëtonte, ajo ra në lumë.

Top Channel