Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Malësi e Madhe në fshatin Vrakë, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë 4 persona, R. M. 22 vjeç, banuese ne qytet Koplik, E. Ç. 25 vjeç, banues ne fshatin Grud Fushe M.Madhe, Gj. I. 53 vjeç, banues ne fshatin Vrake Malësi e Madhe, dhe E. M. 23 vjeç, banues ne fshatin Grud Fushe Malësi e Madhe të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Policia dhe ambulancat janë nisur drejt vendngjarjes.

Top Channel