Policia e Vlorës ka bërë sekuestrimin e 18 dozave kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 2 shtetas.

Kapja dhe arrestimi i dy shtetasve u bë në Vlorë pasi nga kontrolli personal dhe nëpër banesat e tyre, specialistët e narkotikëve kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 18 doza lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Njoftim

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve kundrejt fushës narkotike, Policia e Vlorës ka bërë sekuestrimin e disa dozave kanabis dhe kapjen e poseduesve.

Sekuestrohen 18 doza kanabis sativa, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e hetimit të trafiqeve dhe narkotikëve, me anë të metodave speciale të hetimit, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

• E.K., 32 vjeç, banues në Vlorë.
• A.L., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë në Vlorë pasi nga kontrolli personal dhe nëpër banesat e tyre, specialistët e narkotikëve kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 18 doza lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Top Channel