Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit solli dëmtime edhe në godina të ndryshme të kryeqytetit. Një qytetar na shkruan në “Ti Raporton”, ku shpreh shqetësimin e tij në emër të një bashkësie banorësh.

Sipas mesazhit në fjalë, thuhet se pallati i kompanisë së ndërtimit IB Construction ka pësuar çarje e krisje dhe se kërkohet ekspertiza e specialistëve për të mësuar nëse objekti është apo jo i banueshëm

“Jemi të frikësuar, pasi pallati ka goxha të çara dhe krisje. Kemi nevojë për një investigim të mirëfilltë, ku të kontrollohet pallati ashtu siç duhet, pasi nuk kemi fare siguri.Na është thënë që ka ardhur një grup kontrolli, po ne s’kemi pasur asnjë lloj komunikimi me ta dhe asnjë konstatim zyrtar nuk na është dhënë.Gjithashtu në tarracë është ndërtuar një shtesë dhe nuk e kemi idenë cfarë impakti (ndikimi) ka në dëmtimet e pallatit. JU LUTEM,nëse mundeni të na ndihmoni kërkojmë një kontroll me skanera,me çfarëdolloj mjeti që të na sigurojë qetësi. Reagoni sa më shpejt pasi vihet në rrezik jeta e 70 familjeve.”, shkruan banori.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel