12:29
Ushtria amerikane planifikon “zbarkimin” më të madh të trupave në Evropë, në 25 vitet e fundit
Ushtria amerikane po planifikon “zbarkimin” më të madh të trupave në Evropë në 25 vitet e fundit, me 20,000 trupa të paracaktuar për të marrë pjesë në një stërvitje masive në një kohë të marrëdhënieve gjithnjë e më të ashpra me Rusinë, transmeton Telegrafi.
Gjenerali Christopher Cavoli, komandant i forcave tokësore amerikane në Evropë, tha se 20,000 trupa do të vendosen vitin e ardhshëm në Evropë, ku ata do të bashkohen me rreth 9,000 ushtarë të tjerë amerikanë të vendosur tashmë atje, shkruan AFP, transmeton Telegrafi.