10:39
Mesjavë kupash në Supersport, në fushë Lazio, Interi dhe Tottenham!
Këtë mesjavë do të luhen ndeshjet e fazës së 1/8 të Kupës së Italisë, aktiviteti i dytë më i rëndësishëm në Apenine, tur ku fillojnë aventurën e tyre edhe skuadrat kryesore të këtij vendi. Ky kompeticion vijon me të njëjtin format dhe në këtë raund hyjnë pra edhe shtatë ekipet që përfaqësuan Italinë në Kupat e Evropës: Juventusi, Napoli, Atalanta, Interi, Milani, Roma dhe Lazio.