E mërkurë, 13 Maj 2020
13:42
Gjykata dënon Edmond Kolën, abuzonte dhe mbante si të dashur mbesën teksa prindërit e dinin të humbur

TIRANË- Është dënuar me 5 vite burg Edmond Kola i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale në gjini me mbesën e tij, 18-vjeçare.

13:32
Koronavirusi/ Britani, sot hapat e para drejt normalizimit të jetës

Sot disa nga masat e vendosura në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e përhapjes të koronavirusit të ri (COVID-19), janë hequr në Britani të Madhe, me çka janë bërë hapat e parë drejt normalizimit të jetës në vend.

13:25
Raporti i BERZH, reagon Meta: Paralajmërim shqetësues…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me një paralajmërim të bërë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për uljen e rritjes ekonomike të Shqipërisë.

13:17
Pompeo: Irani, edhe në kohë të koronavirusit nxit terror!

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Irani po i përdor burimet e tij “për të nxitur terror”, edhe pse qytetarët e tij janë duke përjetuar një nga shpërthimet më të këqija të koronavirusit në Lindjen e Mesme.

13:16
Fotot/ Momentet e papërsëritshme, shqiponja zbret nga qielli dhe i ngul kthetrat peshkut

Ky është momenti që të lë pa frymë, kur një shqiponjë zbret nga qielli në Alaskë dhe kap një pesh në det.

13:15
Brazili shënon numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi brenda një dite

Brazili regjistroi numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi brenda një dite, thanë zyrtarët shëndetësorë.

13:00
Alkool në çdo bankë, shenja distancimi/ Masat e marra për kthimin e maturantëve në shkollë (foto)

Ministrja Besa Shahini ka përcjellë pak ditë më parë disa prej rregullave kryesore që duhet të ndiqen gjatë qëndrimit në shkollë në mënyrë që të mbrohet shëndeti i secilit maturant dhe familjarëve, shokëve e mësuesve të tyre.

12:58
Kanë hyrë në histori… 8 fotografi të frikshme fantazmash

Çështja e fantazmave mbetet kurdoherë intriguese dhe tërheqëse për të nxitur kureshtje dhe debat.

12:51
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga tre persona në Maliq

MALIQ- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë  pasi janë kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.

12:49
Vaksina e gripit sezonal/ Ekspertët: Mund të ndihmojë kundër Covid 19

Një studim i fundit, sipas ‘Corriere Della Sera’, tregon se vaksinimi kundër gripit sezonal përpara periudhës vjeshtë-dimrit mund të ndihmojë kundër Covid 19.

12:40
Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos, i hapet ‘luftë’ nga Michele Platini: Duhet të japë dorëheqjen  

Michel Platini ka hapur ‘luftë’ ndaj Presidentit të FIFA, Gianni Infantino. Ish kreu i UEFA, në një intervistë për revistën zvicerane ‘L’Illustre’ ka kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë së futbollit botëror nga posti i tij, të cilin ai thekson se e fitoi pas rrethanave të krijuara.

12:34
Japoni, sportisti shpërndan ushqim me biçikletë

Lojërat Olimpike të Tokios u shtynë për në vitin 2021 për shkak të pandemisë koronavirus, por sportisti japonez i skermës, Ryo Miyake nuk ka ndërmend të rrijë duarkryq. 29 vjeçari për një moment e ka lënë mënjanë maskën e skermës për të nisur pedalimin me biçikletë në rrugët e Tokios në rolin e shpërndarësit të ushqimeve për UberEats

12:33
E ndaluar! Nuk shkelni dot, 5 vende ku turistët s’lejohen

Nëse mendoni se keni mjaftueshëm kohë, dëshirë dhe para për të udhëtuar kudo, gaboheni.

12:28
Përfundon mbledhja e FSHF-së, vendoset data e rikthimit të futbollit në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që kampionati në Shqipëri të rinisë me 3 qershor.

12:19
Ndërpritet për disa minuta mbledhja e Këshillit Politik për Reformën/ Shkak: Debatet mes Gjiknurit, Vasilit e Bylykbashit

Takimi i Këshillit Politik, ku janë prezent edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi ka pasur debate, ku këta dy të fundit janë përplasur me bashkëkryetarin Damian Gjiknurin. Për këtë arsye mbledhja e Këshillit Politik për Reformën u ndërpre për disa minuta.

12:18
Në luftë me virusin! Arabia Saudite do izolohet plotësisht gjatë festës së Bajramit

Arabia Saudite tha se do të izolohet plotësisht gjatë festës së Bajramit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

12:07
“Maska, doreza, higjienizues”/ Reforma Zgjedhore, OSBE: Pjesëmarrësit, respektim të distancës së sigurisë për COVID-19

Sa i përket takimit të sotëm të grupit të punës së Këshillit Politik, OSBE ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe mbarëvajtjen e tij.

12:04
Kujdesi gjatë hapjes së vendit/ Pipero flet për çerdhet edhe kopshtet

Doktor Pëllumb Pipero i ftuar në “Open” foli për disa rregulla që duhen pasur parasysh gjatë hapjes së vendit. Sipas tij, rreziku më i madh dhe frika më e madhe ka të bërë me kontaktet fizike të njerëzve.

11:59
‘Jemi në pikë të hallit’, bizneset në Tiranë i ankohen, Basha: Paratë pasurojnë 5 njerëzit e Ramës

Kreu i opozitës Lulzim Basha u takua me dhjetëra tregtarë dhe pronarë biznesesh në Tiranë, duke  ndarë me ta shqetësimin për rrënimin e ekonomisë.

11:54
E thotë shkenca: Të nisësh punën para orës 10 është si një torturë e vërtetë!

Nëse nuk ndjeheni gati të zgjoheni herët, ka një arsye!

11:53
Koronavirusi/ Çfarë po ndodh në Rusi?

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi arriti në gjithsej 242.271, pasi 10.028 të infektuar të rinj u raportuan sot.

11:49
Diskutohet rifillimi i kampionatit, Duka mbledh presidentët e Superiores

Federata Shqiptare e Futbollit ditën e sotme ka mbledhur presidentët e Superligës ku po diskutohet rreth protokolleve të rinisjes së stërvitjes për kampionatin.

11:43
FBI arreston kërkuesin e NASA-s për lidhje me Kinën!

Agjentët federalë kanë arrestuar një profesor të Arkansas, i cili dyshohet se nuk i tregoi lidhjet e tij me subjektet kineze në kohën që siguronte fonde për një projekt kërkimor të NASA-s, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.

11:41
Covid-19/ Eksperti amerikan: Viktimat janë më shumë, disa kanë vdekur në shtëpi

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara deklaroi se numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është “pothuajse me siguri më i lartë” sesa shifra e raportuar prej 80,000 viktimash dhe paralajmëroi për pasoja të rënda nëse qytete dhe shtetet rihapen shumë shpejt.

11:37
I gjenden drogë e euro/ Policia reagon për arrestimin e inspektorit të IKMT, ryshfet për ndërtimin pa leje në Sarandë

SARANDË- Altin Bogdani, me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Mjedist dhe Territorit, si dhe Visil Vito banori që dyshohen t’i ketë dhënë para ryshfet për të mos lejuar shembjen e një objekti pa leje, kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme.

11:35
“Dorëzohet” Johnson/ Britania lehtëson masat

Pas shumë ngurrimesh, Anglia po i zbut masat 7 javore të izolimit, por me shumë kujdes.

11:31
Revolucioni i biçikletave, Veliaj intervistë në BBC World News: Në 5 muaj po bëjmë atë që disa qyteteve u janë dashur 50 vjet

Trendi më i ri në Kryeqytet, shtimi i korsive të biçikletave, e shoqëruar edhe me rritjen e kërkesës për blerjen e tyre në treg, ka tërhequr vëmendjen e gjigantit mediatik BBC, i cili dje pasdite zhvilloi një intervistë me kryebashkiakun Erion Veliaj, për këtë çështje.

11:24
Komisioni Evropian: BE të përgatitet për një valë të dytë të mundshme Covid-19

Teksa vendet po lehtësojnë masat shtrënguese kundër pandemisë Covid-19, në Evropë ekziston frika e një vale të dytë infektimi përgjatë verës.

11:19
Covid-19/ Kjo është shpikja e dy stilistëve gjermanë për të shmangur koronavirusin dhe mbajtjet e maskave (FOTO)

GJERMANI- Dy stilistë në Berlin ka gjetur një zgjidhje tjetër për tu mbrojtur nga koronavirusi në vend të maskave.

11:15
Tiranë/ Arrestohet drejtori i bankës, vodhi 30.000 dollarë nga llogaria e një klienti

Operacioni “Bankieri” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vënë në pranga një 35-vjeçar.

11:07
Nga 1 qershori, Serbia rihap kufijtë për shtetasit e rajonit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Serbia, nga 1 qershori, do t’i rihapë kufijtë për shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

11:03
CoVid-19/ Sërish 4 raste të reja, një prej tyre një grua shtatzënë

Sot është dita e tretë ku në vend konfirmohen 4 raste të reja.

10:56
Foto/ Një vit nga shpëtimi i tij, ja si është shndërruar luani ‘Lenci’ që u nxor nga ‘Kopshti zoologjik i Ferrit’ në Fier

Luani me sy të nxirë, fotot e të cilit bënë xhiron e mediave angeleze dhe atyre shqiptare, tashmë është kuruar dhe gëzon shëndet të plotë. Ai vetëm 5 ditë më parë mbushi një vit që kur u transferua në Holandë në një qendër të specializuar rehabilitimi, të quajtur Felida.

10:56
Covid-19! Kontinenti amerikan tejkalon Evropën me numrin e rasteve

Teksa rastet e koronavirusit të ri (COVID-19) shënojnë rënie në shumë vende evropiane, në Amerikë nuk ka lehtësim.

10:55
Fotot/ Nis mbledhja e Këshillit Politik

Ka nisur takimi i Këshillit Politik,ku janë prezent edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi.

10:49
Organizata Botërore e Shëndetësisë: Duhanpirësit janë më të rrezikuar nga COVID-19

Duhanpirësit janë më të rrezikuar nga koronavirusi i ri (COVID-19), tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

10:46
Piketohen 4 emra të rinj/ OFL i dërgon formularin një të paraburgosuri dhe 3 të tjerëve

Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 vijon punën.

10:42
Efekti i koronës: SHBA, alarm nga rënia e çmimeve!

Çmimet po bien me një nivel shqetësues në Amerikë ku izolimi i koronavirusit vazhdon dhe njerëzit shpenzojnë më pak.

10:42
4 shenjat e horoskopit, të spikatura për inteligjencë!

Teksa koncepti i inteligjencës mbetet tejmase i gjerë dhe i papërcaktueshëm, në këtë artikull do të gjeni një listë me 4 shenjat e mençura të horoskopit; nisur nga koeficienti i tyre i inteligjencës (IQ), përgjithësisht mbi mesataren dhe mendjet e ndritura të shkencës dhe arteve ndër shekuj.

10:37
Komisioneri europian i vë “vë vulën”: Këtë vit, do të ketë sezon turistik!

Komisioneri Europian për çështjet Ekonomike Paolo Gentiloni këmbënguli se këtë vit, sezoni i pushimeve verore, do të hapet edhe pse me kujdes.

10:24
I shohim çdo ditë, por ja pse këto sende kanë ngjyra specifike

Syri i njeriut është i aftë të shohë më shumë se 7 milion ngjyra. Falë faktit se ne shohim shumë ngjyra të ndryshme, ne mund t’i përdorim ato në avantazhin tonë për ta bërë jetën tonë më të lehtë.

10:22
Mundësi i Sumos humb jetën pas infeksionit me koronavirus në moshën 28-vjeçare

Një mundës i sumo 28-vjeçar vdiq nga komplikimet nga koronavirusi të Mërkurën, sipas Shoqatës Sumo të Japonisë.

10:21
Zbulohen emailet e shkëmbyera mbrëmë në Këshillin Politik, Opozita: Deklaratat e Ramës vënë në rrezik konsensusin për reformën zgjedhore

Opozita ka reaguar në lidhje me deklaratat e bërë nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme  për sa i përket Reformës Zgjedhore. Sipas kreu të qeverisë për Reformën Zgjedhore janë dy pika të pangeociueshme, e para depolitizomi i administratës dhe së dyti sipas tij në kolegjin zgjedhor nuk duhet të ketë gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun.

10:21
“Keqmenaxhim i krizës nga Rama”/ Basha: Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë

“Sa më shumë qytetarë takoj aq më prezent bëhet shqetësimi për rrënimin e ekonomisë shqiptare”, shkruan kryeopozitari Lulzim Basha në Facebook.

10:15
Kohë pandemie! Duhet të ushqehen me bambu, kopshti zoologjik dërgon në Kinë dy panda

Dy panda do të dërgohen sërish nga Kanadaja në Kinë.

10:14
Destinacioni i preferuar i kryeqytetasve, shtohen pikat rekreative në Parkun e liqenit të Farkës (Foto)

Parku i liqenit të Farkës po kthehet çdo ditë e më shumë në një destinacion të preferuar të kryeqytetasve për të kaluar orët e lira.

10:10
I dëmtohet punëtori në hotelin e tij, arrestohet pronari në Durrës

DURRËS- Një person ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohet për shkelje të rregullave në punë.

10:09
Lehtësimi i masave kufizuese/ Manastirliu nxjerr videon: Mesazh sensibilizues për qytetarët si të mbrohen nga COVID-19

Teksa po lehtësohen masat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një mesazh për qytetarët.

10:03
Rritet numri i të infektuarve në Berat/ Pas ekonomistes, pozitivë për Covid-19 dhe dy punonjës të Ujësjellësit

Pas konfirmimit “pozitiv” me Covid-19 të një 36-vjeçareje nga Berati, dy raste të tjera kanë rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës.

10:00
Emrat/ Para për të mos i shembur objektin, arrestohet inspektori i IKMT në Sarandë dhe ‘ndërtuesi pa leje’

SARANDË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së shtetit, ku njeri prej tyre është punonjësi i Inspektoritati Kombëtar të Mbrojtjes së Mjedisit.

09:57
“E mashtroi një shqiptar, një dyfytyrësh”/ Vrasja e studentes greke, nëna: Nuk mund të duroj dot më

Së fundmi, mediat greke kanë risjellë në vëmendje një nga gjyqet më të bujshme të momentit në Greqi, ku mes protagonistëve është edhe një shqiptar, i dyshuar për vrasjen e një të reje greke, së bashku me një shtetas grek.

09:53
Kosovë/ Dy pacientë me COVID-19 në gjendje më të rënduar

Dymbëdhjetë pacientë të prekur nga sëmundja COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi, janë të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

09:44
Gjermania i jep fund krizës së maskave

Para pak javësh kishte shumë mungesa në furnizimin e personelit mjekësor me maska në Gjermani. Ndërkohë gjendja është përmirësuar ndjeshëm, sipas ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn.

09:36
Braçe nxjerr videon: Që në 5 të mëngjesit isha në tregun agro-ushqimor. Po vidhet hapur, abuzojnë me çmimet dhe nuk…

Zëvendëskryeministri Erion Braçe me anë të një videoje në Instagram ka denoncuar abuzimet me çmimet që bëhet nga tregu agroushqimor në Tiranë.

09:31
Në garë për një vaksinë/ Çfarë po ndodh? SHBA akuza Kinës për vjedhjen e punës kërkimore

Prej muajsh, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një rritje të sulmeve kibernetike gjatë pandemisë së koronavirusit, por nuk kishin akuzuar një vend të caktuar.

09:29
Industria e filmit në kohën e Coronës

Këtë javë bota e filmit do të mblidhej në jug të Francës për festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë. Por për shkak të krizës së Coronës Festivali i Cannes u anulua. Disa festivale më të vogla po reagojnë ndryshe.

09:23
“Mendova se ishte lodër”/ 5-vjeçari vret vëllanë me armë zjarri

Një 5-vjeçar ka vrarë vëllanë e tij 12 vjeç duke e qëlluar me një armë të braktisur, që e gjeti në pyllin përpara shtëpisë së tyre.

09:21
Basha: Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të…

Kreu i PD Lulzim Basha në një postim në twitter thotë se “ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%”.

09:13
Kërkesat për azil në BE ulen ndjeshëm

Europa mbetet destinacion për azilkërkuesit. Por në krizën e Coronës shifrat e tyre kanë rënë ndjeshëm. Ekspertët mendojnë, se ky është një pushim afatshkurtër. Kriza e Coronës do sjellë varfëri e më shumë migracion.

09:07
Singapori do të testojë për koronavirus të gjithë punëtorët migrantë

Të 323,000 punëtorët e huaj që jetojnë në konvikte në Singapor, do të testohen për koronavirus, thanë autoritetet.

09:04
Video/ Kërcënoi me armë punonjësit e Policisë, ja momenti kur arrestohet në flagrancë 52-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pasi kanë marrë një njoftim për një konflikt në familje në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

09:00
Në kushte të pazakonta! U bllokuan nga koronavirusi, 2 ushtarë martohen në një mision në Liban

Ndonëse ndodheshin në Liban për një mision, dy ushtarë italianë kishin planifikuar që të martoheshin së shpejti në Itali.

08:49
Drogë, tritol, granatë! Arrestohet 46-vjeçari në Kurbin

Një 46-vjeçar ka rënë në pranga në Kurbin, pas përmbylljes së një operacioni policor të koduar “Shemria”, ku u godit një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

08:41
“E braktisur për aq shumë vite prej Bashkisë së Shkodrës”, Rama nxjerr videon nga Shiroka

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit e tij një video nga Shiroka, konkretisht nga projekti i Rilindjes Urbane të zonës.

08:33
“4 pjesë të mushkërive janë shkatërruar”/ Vetëm 1% shans për të shpëtuar nga Covid-19, pacienti lë spitalin pas 64 ditësh

Një 54-vjeçar nga Kalifornia, i cili pati vetëm 1% shans për të mbijetuar nga koronavirusi, ka mundur të dalë nga spitali, ditën e premte.

08:26
Sekretarja doli me koronavirus, nënpresidenti Pence po mban distancë nga Trump

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence është distancuar nga Presidenti Trump si masë sigurie, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

08:19
Simptomat më të rrezikshme të koronavirusit: Mpiksja e gjakut dhe enjtja e këmbëve

Shpërthimi i pandemisë solli identifikimin të fillimisht tre simptomave kryesore: tharje fyti, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje.

08:09
Twitter lajmëron se punëtorët do lejohen të punojnë nga shtëpia përgjithmonë!

Twitter-i po planifikon që punëtorët e tij të punojnë përgjithmonë nga shtëpia, nëse ata dëshirojnë kështu.

07:51
Shifra të frikshme! Afro 300 mijë të vdekur nga Covid-19, mbi 4 milion e 300 mijë të infektuar

Ndërkohë që filloi hapja graduale, shumë vende kanë raportuar rritje të numrit të rasteve me Covid-19. Kjo e bën situatën e pandemisë në botë, shumë të paqartë. Në të gjithë këtë paqartësi, ajo që shikohet me saktësi është rritja e numrit të rasteve të reja dhe të vdekurve në botë nga koronavirusi.

07:29
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Nesër pritet mot me diell dhe një rritje e ndjeshme e temperaturave.

07:12
Leclerc përshëndet Vettelin, Ferrari i gjen menjëherë zëvendësuesin

Sebastian Vettel zyrtarizoi vendimin për t’u larguar nga Ferrari në fund të vitit, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovim me skuadrën e italiane, ndërsa mesazhi i parë ka ardhur nga shoku i tij te Ferrari. Charlse Leclerc.

06:56
Futbollistët e Cagliarit heqin dorë nga paga e prillit dhe nisin stërvitjen

Në Itali nuk u arrit një marrëveshje në lidhje me ndalesën e pagave të lojtarëve, për muajt që nuk u luajt futboll, por disa klube arritën ta zgjidhin gjithçka vetë me futbollistët e tyre, duke kursyes jo pak në këtë kohë pandemie.

06:39
Fiorentina troket në dyert e Milanit për kartonin e Paqueta

Fiorentina ka nisur bisedimet me Milanin për të arritur te kartoni i Lucas Paqueta. Kuqezinjtë mund të marrin vendimin për ta shitur përfundimisht brazilianin, i cili nuk po arrin të shpërthejë te kuqezinjtë, ku këtë sezon është aktivizuar vetëm 17 herë.

06:18
Zbuloni si ndikon mungesa e gjumit në çrregullimin e hormoneve dhe oreksin e tepërt

Të paktën shtatë orë gjumë në natë është baza e shëndetit të mirë thonë ekspertët. Sipas tyre, gjumi përbën gurthemelin e të jetuarit shëndetshëm do ditë. Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek humori dhe temperamenti por edhe aftësia për tu përqendruar në punët e përditshme. Mungesa e gjumit ndikon edhe tek sasia dhe cilësia e ushqimit që hamë.

05:54
Vaji i ullirit, kura për tensionin, zemrën dhe diabetin

Njerëzit që konsumojnë një regjim ushqimor mesdhetar vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare. Ekspertët besojnë se çelësi i suksesit të këtij regjimi ushqimor është pikërisht vaji i ullirit. Ky vaj përmban fenolë të cilët janë tepër efikasë në hollimin e gjakut dhe parandalimin e mpiksjes së tij.

05:32
Qumësht apo lëng portokalli, ja kë duhet të përdorni në mëngjes

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe qumështit. Në përgjumje e sipër ndoshta nuk mund të përcaktoni cila është alternative më e shëndetshme, ndaj AgroWeb.org ka këshillat që ju nevojiten.

05:17
Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në 5 ditë

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit. Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrnat dhe çliron energji. Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj.

05:00
Spanjë, 113-vjeçarja shërohet nga koronavirusi

Në Spanjë, një 113-vjeçare, që besohet se është personi më i vjetër në këtë shtet, është shëruar nga koronavirusi, kanë thënë zyrtarët. Maria Branyas ka jetuar për dy dekada në një shtëpi kujdesi në qytetin verilindor, Olot.

04:31
Fauci: Shifra e viktimave të Covid-19 “pothuajse me siguri më e lartë” se ajo që është raportuar

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara tha të martën se numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është “pothuajse me siguri më i lartë” sesa shifra e raportuar prej 80,000 viktimash dhe paralajmëroi për pasoja të rënda nëse qytete dhe shtetet rihapen shumë shpejt.

03:54
Franca tejkalon Spanjën me numër të viktimave nga Covid-19

Franca ka tejkaluar Spanjën sa u përket vdekjeve të regjistruara si pasojë e koronavirusit, duke u kthyer në shtetin e katërt të prekur më keq në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë.

03:26
Rreth 1 për qind e popullsisë hungareze besohet se ka pasur koronavirus

Të dhënat preliminare të një sondazhi mjekësor për popullsinë hungareze kanë sugjeruar se rreth 1 për qind e banorëve të Hungarisë ka pasur koronavirus. Nga 8,700 persona të testuar, vetëm dy kanë rezultuar pozitivë, derisa nëntë veçse kanë kaluar virusin.

02:59
Trump: Kompanisë Tesla duhet t’i lejohet hapja e fabrikës

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje Kalifornisë që të lejojë rihapjen e kompanisë Tesla, pasi shefi ekzekutiv i saj, Elon Musk, ka thënë se do të rinisë prodhimin në fabrikë, pavarësisht vendimeve për mbyllje, për shkak të pandemisë me koronavirus.

02:42
SHBA do të akuzojnë Kinën për vjedhje të punës kërkimore për vaksinën

Prej muajsh, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një rritje të sulmeve kibernetike gjatë pandemisë së koronavirusit, por nuk kishin akuzuar një vend të caktuar. Tashmë që po përshpejtohet gara globale për një vaksinë për koronavirusin dhe hakerët po përqëndrohen tek puna kërkimore shkencore për këtë qëllim, zyrtarët amerikanë po përgatiten të veçojnë një vend të hershëm kundërshtar në kibernetikë – Kinën.

02:25
Gjykata e Lartë shqyrton tre padi për të dhënat financiare të Presidentit Trump

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po shqyrton të martën nëpërmjet telefonit tre çështje madhore në lidhje me përpjekjet e Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga demokratët, si dhe të një jurie të madhe që po punon me një prokuror në qytetin e Nju Jorkut, për të marrë kopjet e të dhënave financiare të Presidentit Donald Trump.

01:51
Hapje e shpejtë? Vatra të shumëfishta rishpërthimi të virusit

Një zyrtar i lartë amerikan për shëndetësinë i tha një komisioni të Kongresit të martën se heqja e kufizimeve të koronavirusit më shpejt se ç’duhet mund të sjellë “goditje të vogla dhe të shndërrohen në vatra shpërthimesh” të epidemisë.

01:20
Rusi/ Zëdhënësi i Presidentit Putin me COVID-19

Zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin është shtruar në spital pasi rezultoi pozitiv në analizat për koronavirus, sipas agjencive ruse të lajmeve. “Jam i sëmurë, po kurohem,” shkruan agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar zëdhënësin Dmitri Peskov të martën.

00:47
Kabul/ Sulmohet materniteti, vriten foshnja dhe nëna

Dy foshnja dhe 11 nëna e infermiere janë vrarë në një sulm në një spital në kryeqytetin afgan. 15 persona të tjerë, mes të cilëve edhe disa fëmijë, janë plagosur pasi disa persona të armatosur sulmuan një maternitet në Kabul, mëngjesin e të martës. Pjesë të spitalit menaxhohen nga organizata bamirëse ndërkombëtare, mjekë pa kufij, dhe disa prej punonjësve atje janë të huaj.

00:26
Top Story/ Historia e Limanit nga Kumanova: Ne nuk kemi përdorur armë, por banesa ime u bë shosh nga plumbat

Kjo banesë e shkatërruar bie në sy sapo futesh në lagjen e shqiptarëve. Ajo i përket Liman Lutfiut. Ai na tregon se kurrë në jetë nuk ka përdorur armë por mëngjesin e 9 majit të vitit 2015 banesa u shkatërrua nga të shtënat që vinin nga të gjitha anët. “Veç kur kanë kërcit plumbat, kanë ardhur për mbi shtëpi kur kanë gjuajtur, i kam quajtur muurmurima në saba, jam dorëzuar në polici e kështu. Unë t’ju kallëzoj drejtën jam hutuar krejt, skam dit se ku jam”, tregon Liman Lutfiu, Babai i Irfan Lutfiut

00:22
Top Story/ Si po vuajnë dënimet me burgim të përjetshëm, ish-ushtarët e UÇK-së

Pjesëtarët e grupit po vuajnë sot dënimet në burgjet e Idrizovës dhe Shutkës. Siç duket në imazhet e siguruara, ata shfaqen të bashkuar duke demonstruar me simbolet kombëtare shqiptare. Disa shfaqen duke bërë stërvitje brenda burgut, e disa duke kënduar këngë patriotike në nder të shokëve të tyre të rënë në betejë.

00:18
Top Story/ Komandant Malisheva bën deklaratën e fortë: Ne na tradhëtuan shqiptarët!

Në një intervistë ekskluzive për Top Story, e siguruar nga burgu, komandanti Malisheva thotë në rrëfimin e tij se qëllimi final i grupit ishte veçse ideali kombëtar. Ai shton se u futën në kurth nga politikanët shqiptarë.

00:13
Top Story/ Shërbimi sekret i Maqedonisë futi në kurth ish ushtarët e UÇK-së

Kontaktet e krerëve të grupit Mirsad Ndreca, i njohur si komandant NATO dhe Beg Rizës me pjesëtarë ts shërbimeve sekrete maqedonase janë fakt. Një bisedë telefonike e përgjuar është sot publike. Ata komunikojnë me Shinasi Mehmetin, një shqiptar punonjës i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, e drejtuar nga famëkeqi Sasho Mihajlkov, një antishqiptar i njohur dhe kushëri i ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski.

00:04
Top Story/ Vrasjet enigmë të dy shqiptarëve të Kumanovës, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj

Një tezë u hodh se polici shqiptar Osmani i mbetur i vrarë, kishte shkuar që të negocionte me bashkëkombësit e tij. Kjo është diçka që do mbetet enigmë përjetë. Sot, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj nuk jetojnë më. Edhe momenti i vrasjes së tyre është i paqartë.

E martë, 12 Maj 2020
23:55
Top Story/ Dyshimet e forta për vrasjen e policit shqiptar Isamedin Osmani, gjatë përplasjes së Kumanovës

Pas bisedimeve, u arrit një marrëveshje edhe për dorëzimin e pjesës tjetër të grupit. Kushti i tyre ishte që mes policëve që do i arrestonin, të ishte një efektiv me kombësi shqiptare me të cilin të merreshin vesh mirë në gjuhën shqipe. Ndërmjetësues u zgjodh Isamedin Osmani. Në momentin që ai dhe kolegët maqedonas afrohen pranë kësaj godine të shkrumbuar totalisht atë ditë, dhe sot është rindërtuar, papritur nisin të shtënat.

23:52
Top Story/ Komandant Malisheva : Ne u dorëzuam në Kumanovë, pas telefonatës me Ali Ahmetin

Largimi nga zona e luftimeve ishte i pamundur. Për grupin e Kumanovës zgjidhja e vetme mbetej dorëzimi, ose asgjësimi i plotë. Ata ishin në kurth dhe nuk kishin asnjë rrugëzgjidhje. Në këtë moment, paraqitet opsioni i dorëzimit. “Asnjëherë s’kërkova të dorëzohen, vet e paraqitën opsionin e dorëzimit”, ka rrëfyer në Alsat Tv Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, me 14 maj 2015.

23:48
Top Story/ Lufta në Kumanovë, Vuçiç dërgoi 500 forca ushtarake në kufirin Serbi-Maqedoni

Tensioni po ndihej në gjithë rajonin. Kryeministri serb i atëhershëm Aleksandër Vuçiç,sot president i këtij vendi, urdhëroi dislokimin e rreth 500 forcave ushtarake në kufirin Serbi-Maqedoni. Të njëjtin veprim ndërmori edhe kryeministri bullgar në kufirin me Maqedoninë e Veriut. SHBA-BE reaguan me shpejtësi duke bërë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje.

23:42
Top Story/ Kush i keqinformoi forcat speciale të Maqedonisë, që të sulmonin shqiptarët e Kumanovës

Megjithëse Ministria e Brendshme maqedonase kishte informacion të saktë për vendodhjen e grupit,çuditërisht forcat speciale orientohen në një tjetër lokacion, në fshatin Hotele të komunës Likovë.

23:39
Top Story/ Si hynë ish ushtarët e UÇK-së në lagjen e Trimave në Kumanovë dhe kush i survejonte

Luftëtarët shqiptarë hynë grupe-grupe në Maqedoni. I pari ishte pikërisht grupi i Goshincës. I fundit ishte komandant Malisheva me disa persona të tjerë. Ai kaloi kufirin gjatë orëve të vona të mbrëmjes së 8 Majit, duke gdhirë 9 maji. Armatimin e kishte lënë gati grupi që sulmoi postën policore të Goshincës.

23:35
Top Story/ Incidenti i 21 prillit 2015 në Goshnicë, që i parapriu luftës në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Betejën e 9 Majit të vitit 2015 e parapriu një incident i rëndëi ndodhur në 21 Prill në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Disa persona, kishin marrë peng 4 policët e postës kufitare të Goshincës në Likovë, sulm i cili shfaqet edhe në këtë video. Ai, shënon momentin kur disa prej pjesëtarëve të grupit hynë në Maqedoni. Ata i kishin lidhur policët dhe u kishin thyer telefonat, në mënyrë që të vononin sa më shumë forcat speciale maqedonase.

23:30
Ekskluzive Top Story/ Flet komandant Malisheva nga burgu: Ahmeti dhe Gruevski orkestruan Kumanvoën!

Për herë të parë, në këtë dokumentar Top Story ka mundur të depërtojë në burgun e Idrizovës në Shkup duke siguruar një intervistë ekskluzive me një prej drejtuesve kryesorë të grupit që i mbijetoi betejës. Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva, arriti të dalë i gjallë nga luftimet, ndryshe nga dy drejtuesit kryesorë të grupit, Mirsad Ndreca dhe Beg Rizaj. Ai është dënuar me burg përjetë.

23:07
Foto/ Veliaj i nxjerr dokumentet Metës, Berishës dhe Bashës: Në 2007 e latë Teatrin jashtë listës së Monumenteve të Kulturës

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj i është përgjigjur me dokumente Presidentit Meta dhe opozitës lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Në emisionin “Open”, Veliaj ka publikuar fakte se si qeveria e Sali Berishes dhe Lulzim Bashes në vitin 2007, e ka lënë godinën e Teatrit Kombëtar jashtë listës së Monumenteve të Kulturës. Për më tepër, bazuar në përfundimin e diskutimeve të Komitetit shkencor, Institui i Monumenteve te Kultures i dërgon Ministrisë së Kulturës të qeverise “Berisha” listën e objekteve monumente të Kulturës, ndërsa Teatrin Kombetar e cilëson si një ndërtesë pa asnjë vlerë, duke mos e përfshirë në këtë listë.