Diskutohet rifillimi i kampionatit, Duka mbledh presidentët e Superiores

13/05/2020 11:49

Federata Shqiptare e Futbollit ditën e sotme ka mbledhur presidentët e Superligës ku po diskutohet rreth protokolleve të rinisjes së stërvitjes për kampionatin.

Kjo mbledhje kryesohet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili pritet t’i njohë presidentët e elitës së futbollit shqiptar me protokollin sanitar të rregullave se si do të rifillojë futbolli në vendin tonë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Për sa i përket stërvitjes individuale është parashikuar që të fillojë me 18 maj. Asnjë nga këto pikëpyetje nuk ka marrë një përgjigje zyrtare, mbetet vetëm në fuqi urdhri i parë, stërvitjet individuale mund të rifillojnë më 18 maj por kjo është një datë që vë në dyshim përfundimin e sezonit.

Pas dy raundeve bisedime me përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve, FSHF vendosi të mbledh këtë të mërkurë të gjithë presidentet e Superiores për të disktutuar se si do veprohet më tej.

Top Channel