“4 pjesë të mushkërive janë shkatërruar”/ Vetëm 1% shans për të shpëtuar nga Covid-19, pacienti lë spitalin pas 64 ditësh

13/05/2020 08:33

Një 54-vjeçar nga Kalifornia, i cili pati vetëm 1% shans për të mbijetuar nga koronavirusi, ka mundur të dalë nga spitali, ditën e premte.

Gregg Garfield qëndroi në spital 64 ditë dhe 31 prej tyre i kaloi lidhur me një ventilator. Ai gjithashtu u vlerësua si “pacienti zero” në Providence St. Joseph Center Center në Burbank, rreth 10 milje në veri të Los Angeles.

Garfield u shtrua në spital pas një udhëtimi në Itali në muajin shkurt.

“Sëmundja nisi dhe filloi të hantë të gjallë gjithë sistemin tim imuntar”, është shprehur Garfield për median lokale KCAL-TV në Los Angeles.

Motra e tij, Stephanie Garfield Bruno, tha për KABC-TV se katër pjesë të ndryshme të mushkërive të tij janë shkatërruar dhe nuk është fizikisht i aftë për të ecur.

Pas përmirësimit të tij, ai dëshiron që t’i njoftojë të gjithë njerëzit se koronavirusi është një kërcënim i vërtetë dhe të përpiqen të kujdesen sa më shumë për veten duke mos neglizhuar asnjë këshillë që është dhënë nga ekspertët.

Top Channel