Luftëtarët shqiptarë hynë grupe-grupe në Maqedoni. I pari ishte pikërisht grupi i Goshincës. I fundit ishte komandant Malisheva me disa persona të tjerë. Ai kaloi kufirin gjatë orëve të vona të mbrëmjes së 8 Majit, duke gdhirë 9 maji. Armatimin e kishte lënë gati grupi që sulmoi postën policore të Goshincës.

“Kur kam ardhur, kam kaluar kufirin, aty në mal ka qenë armatimi i pozicionuar, kemi marrë armatimin e duhr, uniformat dhe jemi nisur”, tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjestarë i grupit të Kumanovës. Në lagjen e trimave kishin nisur shqetësimet e para disa ditë më herët. Duke parë lëvizjet personave të armatosur të panjohur në zonë, disa banorë ishin larguar para se në lagje të mbërrinte grupi i fundit nga Kosova.

Grupi ishte survejuar, por asnjë përpjekje për neutralizimin e tyre nuk ishte bërë gjatë itinerarit nga kufiri mes dy shteteve deri në destinacion. Vendi i ndërhyrjes u përzgjodh pikërisht një lagje e populluar nga shqiptarët, me një territor mjaft të ngushtë dhe popullsi të dendur që vinte në rrezik serioz civilët. Beteja në atë lagje merrte një karakter të pastër të një konflikti tëri ndëretnik.

“Pas rastit ndodhur në Goshincë ku u mor një stacion policor, unë nuk isha pjesë, por ndodhi që Ali Ahmeti i solli 50 emra të Hashim Thaçi, a nuk kanë mundur shteti i Kosovës ta ndalonte këtë? Kanë mundur si jo, edhe Thaçi e ka deklaruar me një takim në Amerikë, i kemi ditë. Edhe e pyetën pse si ndaluat? Dhe thotë s’kemi mundur ti ndalonim? Si nuk mundi një shtet të na ndalte ne, me dy fjalë ishim marrë vesh”, tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjestarë i grupit të Kumanovës.

Top Channel