“Maska, doreza, higjienizues”/ Reforma Zgjedhore, OSBE: Pjesëmarrësit, respektim të distancës së sigurisë për COVID-19

13/05/2020 12:07

Sa i përket takimit të sotëm të grupit të punës së Këshillit Politik, OSBE ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe mbarëvajtjen e tij.

Grupi i punës është mbledhur sot për të vijuar punën për Reformën Zgjedhore.

“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve. Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues”, deklaron OSBE.

Top Channel