MALIQ- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë  pasi janë kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.

Në pranga kanë rënë I. H., 28 vjeç, banues në Durrës,  A. L., 41 vjeç, banues në Durrës dhe S. K., 31 vjeç, lindur në fshatin Pirg, Maliq, banues në Durrës. Ndaj këtij të fundit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin e datës 23.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Pas një hetimi të kryer nga DVP Korçë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, DVP Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua operacioni i koduar “Koordinimi”

Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga DVP Gjirokastër.

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, DVP Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Koordinimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• I. H., 28 vjeç, banues në Durrës.

• A. L., 41 vjeç, banues në Durrës.

• S. K., 31 vjeç, lindur në fshatin Pirg, Maliq, banues në Durrës, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin e datës 23.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në afërsi të qytetit të Maliqit, duke transportuar me tre automjete në drejtim të Tiranës, 6 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Top Channel