E hënë, 18 Maj 2020
16:11
Si në ditë normaliteti/ Nga bar-kafetë tek gjimnazet, si u duk Tirana sot (Foto)

Ditën e sotme në vendin tonë janë hapur baret dhe restorantet, pas dy muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë, covid-19.

16:07
“Kojota” në Top Channel/ Seriali më i ri nga e hëna në të shtunë, nga ora 10:00 deri në 12:00

E xhiruar në Meksikë, telenovela me e re që vjen në ekranin e TCH nga e hëna në të shtunë në fashën orare 10:00-12:00, “Senora Acero: La Coyote – Kojota” sjell historinë e një gruaje e cila ndihmon emigrantet te kalojnë kufirin e Meksikës për te shkuar ne SHBA.

15:55
Të lëvizësh në rrugë pa maskë në këtë vend, rrezikon 3 vite burg

Deri në 3 vjet burg dhe gjoba që mund të shkojnë deri në 55 mijë dollarë. Ky është rreziku me të cilin përballet që nga e diela, kushdo që nuk do të vendosë maskë në vende publike, në Katar.

15:48
Durrës, protestë për pallatet/ Të pakënaqur me procesin e shembjes

Pas kalimit të fazës kritike të pandemisë, banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës po përballen me vendimet e marra nga Instituti i Ndërtimit dhe Këshilli Bashkiak për fatin e banesave të tyre.

15:44
Prishtinë, rikthehen autobusët/ Lejohen vetëm 20 udhëtarë dhe të gjithë me maska

Pas 48 ditë qëndrimi në shtëpi Refik Beqiri këtë të hënë i është rikthyer punës.

15:42
Hapen baret e restorantet/ Dita e parë, të gjithë në kafen e ritakimit me miqtë

Baret janë vendi me social ku te gjithë takohen për te qëndruar sëbashku aq më shumë në Shqipëri ku njihet preferenca e te gjithëve për te kaluar disa orë te ditës ne lokal me miq, koleg e te afërm.

15:38
“Shenja në kokë e këmbë”/ Nëna bën apel për ndihmë për të bijën një muajshe

Meliahete Shala, një e re nga Gjakova e Kosovës, shpreh shqetësimin për vajzën e saj një muajshe, në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

15:36
Vetëm 2 raste me Covid-19/ Shifra më e ulët ditore që prej fillimit të pandemisë

Sot është shënuar dita me numrin më te ulët te te infektuarëve, vetëm dy raste në Durrës.

15:28
Bllokohet Reforma Zgjedhore/ PD dhe LSI bojkotojnë mbledhjen, protestojnë për teatrin

Tryeza politike e Reformës Zgjedhore dështoi si pasojë e mungesës se përfaqësuesve te opozitës jashtëparlamentare.

15:27
Mjellmat e mbretëreshës/ Covid-19 anulon traditën shekullore

Censusi i përvitshëm i mjellmave në lumin Tamiz, në Anglinë juglindore, një traditë mbretërore që daton që nga shekulli i 12, është anuluar për shkak të koronavirusit.

15:17
Ende i bllokuar aksi Elbasan-Tiranë/ Nuk lejohet as kalimi me autorizim në rrugën nacionale

Bllokimi i aksit rrugor Elbasan-Tiranë ka shkaktuar radhë kilometrike të mjeteve të cilët tentojnë të shkojnë në drejtim të kryeqytetit.

15:15
Mediat gjermane: Rreziku i koronavirusit u nënvlerësua

Nëse Gjermania do të kishte reaguar që në fillim të pandemisë së koronavirusit, situata do të kish qenë shumë më e mirë në vend.

15:11
​Haradinaj-Kurtit: Opozitë e dështuar është ajo që mbetët gjatë në opozitë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e Kurtit, i cili ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, kishte një opozitë të dështuar.

15:09
Rrëfimi i 15-vjeçarit që u dhunua nga policia: Më goditën me grushte e shqelma, më pas më vendosën duart në fyt

Videoja e një 15-vjeçari, që dhunohej nga ekfektivët e policisë, në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë, tronditi mbarë opinionin publik.

14:52
Covid-19/ Bazilika e Shën Pjetrit hap dyert për vizitorët

Bazilika e Shën Pjetrit ka hapur dyert e saj për vizitorët të hënën duke shënuar një hap drejt kthimit në normalitet në Vatikan, dhe përtej tij, në të gjithë Italinë, ku pjesa më e madhe e aktiviteteve të biznesit kanë rifilluar punë.

14:47
“Doreza e përqafimit”/ “Shije” normaliteti në kohë pandemie

Një grua në Kanada ka gjetur një mënyrë gjeniale për të përqafuar në siguri të plotë, nënën e saj edhe gjatë pandemisë së koronavirusit: dorezën e përqafimit, që nuk është gjë tjetër vecse një mbulesë plastike, me katër mëngë të qepura në të, varur në një tel rrobash.

14:41
Covid-19/ Stafi i spitalit belg i kthen shpinën kryeministres

Qindra pjesëtarë të stafit mjekësor, në spitalin Shën Pierr, në bruksel, i kanë kthyer shpinën kryeministres belge, Sophie Wilmes, gjatë vizitës së saj atje.

14:39
Kukulla si tifozë/ Klubi i FC Seul mes polemikave

Klubi i Futbollit të Seulit është përfshirë në polemika këtë fundjavë pasi vendosi në shkallët e stadiumit kukulla plastike që rezultuan të ishin kukulla seksi.

14:34
Telashe për Hudson-Odoi/ Policia arreston lojtarin e Chelsea

Callum Hudson Odoi është në telashe. Talenti i Chelsea u arrestua në mesnatën e së shtunës pas një takimi me një modele, por ngjarja është e rrethuar nga misteri.

14:32
Zbuten kufizimet! Fundjavë në diell për evropianët

Evropianët shijuan një fundjavë në diell, ndërsa kufizimet mbi koronavirusin, u zbutën.

14:23
“Fëmijët nuk na e ngjisin Covid-19″/ Studimi i ri që po shqyrtohet nga qeveria britanike

Fëmijët nuk janë bartës dhe transmetues kryesorë të koronavirusit në shkolla, sipas një studimi që qeveria britanike po e po analizon.

14:20
Kosovë, faza e dytë… lehtësohen masat e izolimit

Nga e hëna në Kosovë ka hyrë në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave të izolimit, të cilat ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

14:12
Mbyllet spitali COVID2, Manastirliu: Rihapet sistemi shëndetësor edhe për ndërhyrjet e planifikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqni’ ka deklaruar se prej ditës së sotme ky spital do t’i rikthehet normalitetit, duke mbyllur shërbimin për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID19.

14:08
Emrat/ Kush janë 4 të piketuarit e radhës që OFL u nisi formularin

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

14:05
Nisja e shkollave/ 16 nxënës dhe 1 mësues rezultuan me temperaturë në Tiranë

Rreth 500 institucione arsimore parauniversitare hapën dyert këtë të hënë vetëm për maturantët. Pas 70 ditësh në karantinë, klasat e 12 u rikthyen në shkollë për të përsëritur njohuritë e marra para datës 9 mars.

14:00
Aksident në Gramsh! Automjeti bie rreth 40 metra thellësi në liqenin e Banjës, 1 viktimë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Shushicë të Gramshit.

13:55
Pandemia në Brazil/ Sistemi shëndetësor pranë kolapsit

Qyteti kryesor i Brazilit, Sao Paolo, thotë se sistemi i tij shëndetësor mund të pësojë kolaps ndërkohë që rritet kërkesa për shtretër në repartet e reanimacionit për të trajtuar rastet me koronavirus.

13:53
Seria A/ Protokolli: Liga formulon ndryshimet në të

Në Italinë e futbollit vijojnë debatet në lidhje me protokollin sanitar për rifillimin e kampionateve, i cili në orët e fundit ka pësuar disa ndryshime.

13:42
Lehtësohen masat në Evropë! Bien rastet e reja në vendet më të prekura

Italia dhe Spanja janë mes një numri vendesh evropiane që do të zbusin akoma më tej kufizimet duke filluar nga sot.

13:32
Rrethrrotullimi i Bradasheshit “pushtohet” nga automjetet/ Varg makinash në dalje të Elbasanit

Këto pamje që po shihni vijnë nga rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.

13:28
Veliaj: S’ka taksë për hapësirën publike edhe për maj- qershor, anulohet dhe taksa e hoteleve deri më 15 shtator

Kryebashkiaku Erion Veliajb tha se bizneset nuk do të paguajnë taksë për hapësirën publike as për maj- qershor.

13:17
Trafikoi heroinë në Itali/ Arrestohet në “Don Bosko” 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pranga në Tiranë.

13:07
FOTO/ Luçiano Boçi për bllokimin e Elbasanit: Vdekja që Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete

“Për të parë tmerrin që ka pushtuar regjimin e Ramës nga reagimi qytetar, nuk mjaftojnë vetëm pamjet e vrerosura të kalorësit të çmendur të apokalipsit historik e kulturor. Ai lexohet mirë me dhunën dhe arrogancën e policisë së partisë.
Grahmat e fundit kanë hyrë në fazën e numërimit mbrapsht”, shkroi në Facebook Luçiano Boçi.

12:59
“Pse u shemb natën Teatri?”/ Veliaj: Nuk mund të mbetemi peng i një grushti politik

Ndërsa ka prezantuar detajet se si do ndërtohet teatri i i kombëtar, pas shembjes së tij një ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj shpjegoi dhe vendimin për ta shembur atë natën.

12:49
“Një nga vendimet më të vështira”/ Veliaj: Nuk është e thjesht të lexosh që në mëngjes kërcënime për djalin

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një komunikim live shpjegoi se pse duhet një teatër të ri dhe pse u shemb i vjetri në vend të rikonstrukturimit.

12:47
Teatri/ Flet Veliaj: Pse u shemb dhe si do bëhet i riu

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një komunikim live shpjegoi se pse duhet një teatër i ri dhe pse u shemb i vjetri në vend të rikonstrukturimit.

12:47
Jetimi kërkon ndihmë! Një 9-vjeçar jeton me gjyshërit

Klejdi Prençe, 9-vjeçari nga fshati Topojë i Fierit, prej 7 vitesh jeton me gjyshërit, pas aksidentit tragjik që pësoi i ati.

12:37
Banorët kundër shembjes! Në Laç pretendojnë se shtëpitë nuk u janë dëmtuar nga tërmeti

10 banesa në lagjen numër 3 në qytetin e Laçit do të shemben për t’u ndërtuar më pas banesat ku do të strehohen të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

12:30
Video/ Ekipi i Teutës rikthehet në fushën e blertë për stërvitje

Ekipi i Teutës rikthehet në fushën e blertë për stërvitje.

12:21
Koronavirusi! “Grumbuj” me raste të reja infektimi zbulohen në Francë

Rreth 69 persona nga 209 punonjës në një prodhues bujqësor afër Shën Brieuc në Francën veriperëndimore kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, pas një ekzaminimi masiv, sipas autoritetit lokal shëndetësor.

12:21
“Kandidati”, një libër i fortë politik

“Kandidati”, romani i Ben Blushit një lexim i përhershëm mbi demokracitë e brishta.

12:18
Matura në Elbasan/ Nga 1684 nxënës, 201 maturantë nuk rikthehen dot në shkollë

Me rregulla të përcaktuara qartë, me maska doreza dhe me një distancë të përcaktuar nga njëri tjetri, maturantët pas dy muajsh shkëputje i janë rikthyer shkollës, sigurisht me ankthin e një periudhe të gjatë shkëputje dhe para provimeve, por gjithësesi të lumtur që i rikthehen shkollës dhe marrëdhënieve me njëri tjetrin, por duke ruajtur distancat mes tyre.

12:07
Këshilli Bashkiak Tiranë diskuton heqjen provizore të dy taksave

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet në orët në vazhdim.

12:03
Erdhën nga Spanja me postë! Sekuestrohen 11 mijë fara cannabis sativa, arrestohet vlonjati 30-vjeçar

11.000 fara cannabis sativa janë sekuestruar pas finalizimit të një operacioni policor në Vlorë.

11:49
Brenda 24 orëve, Afrika e Jugut regjistroi 1.160 raste me COVID-19

Afrika e Jugut në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.160 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), që është bilanci më i lartë që nga muaji mars, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 15.515, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

11:49
Reforma Zgjedhore/ Hajdari thirrje Bashës: Mos rrini kot nëpër sheshe! Hajde në tryezë dhe më mbështet

Sot ishte parashikuar mbledhja e radhës e të mandatuarve politik për Reformën Zgjedhore, por opozita jashtëparlamentare pas shembjes së Teatrit vendosi të mos paraqitet në tryezë.

11:47
Covid-19/ Rusia raporton numrin më të ulët të rasteve që nga 1 maji

Rusia të hënën raportoi 8.926 raste të reja me koronavirusin e ri(COVID-19), numri më i ulët i rasteve ditore që nga fillimi i muajit.

11:45
Gjiknuri i shtrin dorën opozitës jashtë parlamentit: I mirëpresim sërish në tryezë

Sot ishte parashikuar mbledhja e radhës e të mandatuarve politik për Reformën Zgjedhore, por opozita jashtëparlamentare pas shembjes së Teatrit vendosi të mos paraqitet në tryezë.

11:29
“Sfidë” koronavirusit! Greqia hap sërish Akropolin për vizitorët

Akropoli në Athinë u rihap sot për vizitorët, fill pas mbylljes së përkohshme, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

11:21
U vetëdorëzua në polici/ Nesër jepet masa për Jaeld Çelën

Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës që u vetëdorëzua dy ditë më parë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë do të njihet nesër në orën 8 të mëngjesit me masën e sigurisë, mëson Top Channel.

11:03
CoVid-19/ Vetëm 2 raste të reja në vend në 24 orët e vendit

Vetëm 2 raste të reja janë regjistruar në vend në 24 orët e vendit me covid-19.

11:02
Në ditët e ardhshme! BE dritë jeshile ilaçit remdesivir për luftën ndaj Covid-19

Kreu i agjencisë së barnave të Bashkimit Evropian, Guido Rasi deklaroi se një autorizim fillestar për ilaçin remdesivir si një trajtim COVID-19 mund të jepej në ditët e ardhshme.

10:52
Reforma Zgjedhore/ Opozita jashtëparlamentare bojkoton takimin e sotëm

Sot është parashikuar mbledhja e radhës e të mandatuarve politik për Reformën Zgjedhore, por opozita jashtëparlamentare pas shembjes së Teatrit vendosi të mos paraqitet në tryezë.

10:51
Italia e ka dënuar me 5 vite burg, arrestohet 44-vjeçari në Durrës (EMRI)

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

10:38
“Një dozë vaksinë mund të kushtojë deri në një mijë euro”/ “Rrëfehet” autoriteti italian i farmakologjisë

Dekani i farmakologëve italianë dhe themeluesi i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike, Silvio Garattini deklaroi se “një dozë vaksine mund të kushtojë deri në një mijë euro, një shifër e papërballueshme për shumë vende” dhe se “Europa tani duhet të udhëheqë rrugën për qasje të barabartë në vaksinën antiCovid”.

10:31
Italia në fazën 2/ Rihapet aeroporti i Bergamo, fluturimi i parë solli pasagjerët nga Sofja

Në 06:51, me zbarkimin e një fluturimi Wizzair që mbërriti nga Sofja në të cilën kishte 109 pasagjerë, aeroporti i Bergamo – Orio al Serio u rihap.

10:31
Në luftë me virusin! Raportohen 7 raste të reja me COVID-19 në Kinë

Gjatë 24 orëve të fundit të Kinë janë regjistruar shtatë raste të reja me koroanvirusin e ri (COVID-19), njoftuan zyrtarët shëndetësorë.

10:19
Faza 2/ Conte u shkruan italianëve: Qeveria nuk është shurdhe, do bëjmë më shumë!

Në ditën e rihapjes pas bllokimit, Kryeministri Giuseppe Conte iu drejtohet italianëve me një letër të hapur.

10:18
Covid-19! Si është situata në Brazil?

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Brazil është rritur në 16.118.

10:11
Thyejnë rekord! Atletet e Michael Jordan shiten për vlerën “e çmendur” në ankand

Atletet e veshura nga legjenda e NBA-së Michale Jordan, Nika Air Jordan 1s, të vitit 1985, u shitën për 560 mijë dollarë të dielen, duke thyer rekordin e ri të ankandit botëror për një palë atlete.

10:06
Covid-19 në SHBA/ Mbi 90,000 viktima dhe 1,5 milionë të infektuar

Në SHBA vijon të rritet bilanci Covid-19.

10:03
Protesta dje/ “U lënduan 7 efektivë”. Policia e Shtetit: 7 të arrestuar, 21 të proceduar

Policia e Shtetit njofton se pas protestës së djeshme janë arrestuar 7 persona për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” si dhe 21 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.

09:58
Ricky Martin, Lionel Messi, Ben Affleck … Videoja ku puthen VIP-at

Krijimi i këngës së re “Antes Que El Mundo Se Acabe” rezultoi terapeutik përgjatë karantinës, rrëfen artisti nga Puerto Riko, Residente.

09:57
Sulm vetëvrasës mbi bazën e agjencisë së intelegjencës në Afganistan

Një sulmues vetëvrasës kreu sulm ndaj agjencisë kombëtare të inteligjencës në Afganistan, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

09:45
Një ditë pas shembjes/ Çfarë ka mbetur nga Teatri, pamjet…

Ditën e djeshme u shemb Teatri Kombëtar. Aksioni nisi në orën 04:30 të mëngjesit dhe përfundoi pas 12 orësh.

09:35
“Si binjakët siamezë”/ E pazakontë, lind viçi me dy koka

Një viç me dy koka ka lindur në një fermë në SHBA.

09:28
Pamjet/ Nis mësimi në Berat: Të gjithë me maska, matet temperatura dhe bëhet dezinfektimi

Ka filluar procesi mësimor në shkollat e mesme në Berat ashtu siç edhe në të gjithë vendin.

09:23
Netanyahu zotohet për aneksimin e Bregut Perëndimor

Benjamin Netanyahun është betuar si kryeministër i qeverisë së re të unitetit në Izrael.

09:20
Covid-19 në Kosovë/ Sa pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 10 raste me Covid-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

09:16
Shmangia e Kinës nga pasojat e koronavirusit/ 100 shtete presion për një hetim

Rreth 100 vende po mbështesin një rezolutë në Asamblenë Botërore të Shëndetit (WHA) duke kërkuar një hetim të pavarur të pandemisë së koronavirusit.

08:57
Pamjet/ Sekuestrohen 68 pako me heroinë, në pranga një 49-vjeçar. I kishte fshehur poshtë…

38 kg heroinë janë sekuestruar nga policia kufitare në portin detar të Durrësit.

08:54
COVID-19/ Manastirliu nxjerr hartën e masave lehtësuese: Duhet më shumë vigjilencë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar hartën e re të lëvizjes dhe hapjes së aktiviteteve, duke filluar nga dita e sotme.

08:45
Evropa nis sot lehtësimin e masave bllokuese, ja çfarë ndodh…

Sot shumë vende nisin lehtësimin më tej të kufizimeve për shkak të masave të marra kundër koronavirusit.

08:36
Kosovë/ Hyn në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave

Sot (18 maj) në Kosovë ka hyrë në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave të izolimit, të cilat ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

08:34
Ekstremistët po përpiqen të keqpërdorin protestat në Evropë

Autoritetet paralajmërojnë për keqpërdorimet prej ekstremistëve të djathtë të protestave për shkak të masave kundër virusit Corona. Mund të tërhiqen paralele me protestat kundër valës së refugjatëve.

08:25
Pas 2 muaj karantinë/ Sot hapen lokalet, lejohen stërvitjet në grup, mbi 2 të ftuar në studiot televizive!

Nga sot nis hapja e bareve dhe restoranteve që qëndronin të mbyllura për më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë.

08:19
Aleanca për Teatrin sot në 16:30 protestë! PD-LSI u bashkohet

“Shihemi në 16:30″ kjo është fjalia që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbylli protestën e një dite më parë dhe thirrja për ditën e sotme që Aleanca u bën qytetarëve të dalin për të mbrojtur të drejtat e tyre.

08:14
Maturantët sot në shkollë/ Rikthehen të përsërisin lëndët para provimeve, por 1500 do ndjekin mësimin online

Pas 70 ditësh të mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të Koronavirusit, dyert e 500 gjimnazeve dhe shkollave në Shqipëri hapen për klasat e 12-a sot.

08:07
Ndahet nga jeta ish-ministri i shëndetësisë Maksim Cikuli

Ish- ministri i shëndetësisë në qeverinë e PD, Maksim Cikuli është ndarë nga jeta në moshën 68- vjeçare. Ai ishte profesor doktor i specializuar në fushën e gjenetikës.

08:02
Një ditë pas shembjes/ Rama nxjerr projektin e Teatrit të ri: Nesër do të flasë vetë vepra e përfunduar!

Një ditë pas shembjes dhe tensioneve të forta të krijuara mes policisë dhe artistëve e opozitës, kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një mesazh për Teatrin Kombëtar.

07:44
Parashikimi i motit/ Java nis mot të nxehtë dhe temperatura të larta

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.

E diel, 17 Maj 2020
22:56
Zjarr në pallatin 13 katësh në Tiranë, disa ambulanca në vendngjarje

Një pallat 13-katësh ka marrë flakë në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë. Sipas informacioneve ka pasur një shpërthim të madh zjarri.

22:50
Tiranë/ Plas një koktej molotov brenda territorit të namazgjasë

Pak më parë në Tiranë në territorin e namazgjasë tek hyrja e parlamentit ka plasur një koktej molotov.

22:33
Tragjike/ Aksidentohet me aeroplanin që ndërtoi vetë, humb jetën piloti 44-vjeçar

Një aeroplan i vogël është aksidentuar në Hunter të Australisë, ku si pasojë piloti që po udhëtonte ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Raportohet se brenda aeroplanit ishte një 44-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

22:29
“Nuk respektoi semaforin”, aksident në Laprakë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Laprakës ku janë përplasur dy makina me njëra tjetrën.

22:25
Basha: Nesër në 16:30 protestë në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një deklarate për mediat është shprehur se nesër do të mbështesë protestën që do të zhvillojë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në orën 16:30.

22:09
Cristiano Ronaldo “dhunon” Georgian, të vegjlit e bëjnë të pendohet

I rikthyer në Itali pas disa muajsh qëndrimi në Portugali, Cristiano Ronaldo sipas ligjit të vendosur këtë kohë pandemie, i është nënshtruar një karantine 14 ditore sëbashku me familjen. Ndonëse Cristiano na ka munguar në fushat e blerta, në rrjete sociale ai dhe partnerja Georgina Rodriguez kanë qenë mjaft aktiv.

21:59
Postimi në rrjetet sociale, Leipzig hedh dritë mbi të ardhmen e Timo Werner

Sulmuesi i talentuar gjerman Timo Werner duket se do t’i bashkohet Liverpoolit sezonin e ardhshëm, ndërsa sinjalet që konfirmojnë këtë hipotezë vijnë pikërisht nga klubi i tij aktual, RB Leipzig.

21:52
​Mjeku kinez: Zbulova se në Wuhan po fshihnin diçka

Këshilltari shëndetësor i qeverisë kineze, Zong Nanshan tha për CNN se rreziku i valës së dytë të infeksionit të virusit korona është ende i madh.

21:33
Bayern Mynih konfirmon forcën, fiton pastër në transfertën berlineze

Edhe pas ndërprerjes rreth dy mujore Bayerni i Mynihut vijon të mbetet klubi për t’u mundur në Gjermani, pasi u rikthyer në fushë ditën e sotme dhe ia doli të marrë një fitore 0-2 në një transfertë jo fort të lehtë si ajo ndaj Union Berlin.

21:29
​Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britani është në rënie

Në Britaninë e Madhe, 170 njerëz të tjerë vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, të paktën në ditët e fundit, njoftoi sot ministri Alok Sharma.

21:24
​Mbi 90.000 viktima nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është rritur në 90.206, sipas të dhënave më të fundit në faqen e internetit të Worldometers.

21:19
Antoneta e zbulon, do të hiqja dorë nga televizioni për…

Rrjetet sociale sot të ofrojnë mundësinë që të gjenerosh të ardhura, një ndër to është dhe “Instagrami”. Pikërisht kjo e fundit ishte dhe tema e diskutimit në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”.

21:18
​Guvernatori i Nju Jorkut testohet për koronavirus para kamerave

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, u testua për Covid-19 në një konferencë të rregullt për shtyp.

21:04
Foto/ Momenti ku kompleksi i banesave në Teksas të SHBA-ve përfshihet nga flakët

Një zjarr masiv, që besohet se është shkaktuar nga një vetëtimë, ka shkrumbuar pjesën më të madhe, të një  kompleksi banesash në Teksas të SHBA-ve. Alarmi për zjarr ra rreth orës shtatë të mëngjesit, ndërkohë që banesa ishte përfshirë nga tymi i dendur.

21:01
Moderatorja e njohur zbulon se sa para fiton me një postim në Instagram

Rubrika “Trotuar” në “E Diell”, është kthyer në oazin e një debati, informativ dhe edukativ. Në të ceken tema që ne hasim shpesh në përditshmërinë tonë. Tema mbi të cilën u diskutua këtë herë, ishte “Instagram”.

20:49
​Sky Gjermania thyen rekordet e shikimeve me vazhdimin e Bundesligës

Vazhdimi i Bundesligës, pas një pushimi dy-mujor për shkak të epidemisë së virusit korona, tërhoqi më shumë se gjashtë milionë shikues të televizionit në Gjermani.

20:41
Nesër hapen baret dhe restorante/ Nga çfarë do të heqim dorë pas masave anti CoVid-19

Në datën 18 restorant do të hapin dyert për të pritur klientët,por para se të nisin punë ata duhet të respektojnë rregullat që ka përcaktuar Ministria e Shëndetësisë në protokollin e publikuar pak ditë më par. Është Adriatik Llangozi ai që do të na mësonte se si do të shërbehet nga nesër në bare dhe restorante.

20:31
Re e dendur tymi pushton Rrashbullin

Një re e dendur tymi ka pushtuar të gjithë zonën e Rrashbullit dhe është shpërndarë drejt zonës së Arapajt e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

20:29
Xheison Bafti/ Taramelja “fut në kurth” Fjoralba Ponarin

Edhe pse fëmijët janë konsideruar si një grupmoshë jo e rrezikuar nga pandemia e COVID-19, ata janë cilësuar si një burim i mundshëm infeksioni, për personat e tjerë, kryesisht të moshuarit.