Bllokimi i aksit rrugor Elbasan-Tiranë ka shkaktuar radhë kilometrike të mjeteve të cilët tentojnë të shkojnë në drejtim të kryeqytetit.

Edhe pse ndasitë mes dy bashkive, Elbasanit dhe Tiranës në bashki e gjelbër dhe të kuqe ekziston prej një jave, që prej datës 11 Maj, kjo situatë trafiku është vënë re vetëm dy ditët e fundit e lidhur kjo me protestat që po zhvillohen në kryeqytet për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Probleme të mëdha kanë pasur njerëzit që tentojnë të shkojnë drejt kryeqytetit dhe sidomos ata që janë të punësuar atje apo të tjerë që shkojnë për probleme shëndetësore. /Bruna Kercyku/

Top Channel