“Armëpushim pa kushte dhe heqja e sanksioneve”/ Marrëveshja mes SHBA dhe Iranit, cilat janë 10 pikat kryesore të draftit për paqe Nëse Gjermania do të kishte reaguar që në fillim të pandemisë së koronavirusit, situata do të kish qenë shumë më e mirë në vend.
Ky është konstatimi i mediave gjermane, që mendojnë se politikanët në vend, hezituan në javët e para të 2020 për të marrë vendime dhe masa të forta në luftën ndaj pandemisë, dhe u humbën 78 ditë nga paralajmërimi i parë. Gazeta gjermane “Welt am Sonntag” dhe ekipi i hulumtuesve të “Bayerischer Rundfunk” janë fokusuar tek disa çështje që prekin reagimin ndaj pandemisë.
Pse rreziku i virusit të Coronës, SARS-coV-2 nuk u identifikua më parë? Pse në Gjermani për një kohë të gjatë mendohej se gjendja ishte e sigurtë, dhe duhej të kalonin disa javë, deri sa qeveria të merrte masa në luftimin e infeksioneve? Gazetarët gjermanë kanë siguruar dokumente të brendshme, e në bazë të tyre kanë bërë rikonstruktimin e ngjarjeve. Që më 31 dhjetor 2019, sistemi ndërkombëtar i hershëm i paralajmërimit, ProMED dërgoi një e-mail, ku flitej për një formë të panjohur të sëmundjes së mushkërive në Kinë. Njoftimin e mori edhe Instituti Robert Koch në Berlin. Ky ishte sinjali i parë për fillimin e një gare me kohën në luftë kundër virusit, por kaluan disa javë derisa përgjegjësit në politikë zbatuan masat në luftë kundër virusit.
Rastet e para në Gjermani u shfaqën në fund të janarit, shumica me simptoma të lehta. E ndërsa virusi përhapej në botë, në gjermani u festuan karnavalet. Vetëm kur situata nisi të përkeqësohet erdhi edhe reagimi. Pasi OBSh shpalli pandeminë, kancelarja gjermane tha në televizion se cështja është serioze dhe duhet marrë seriozisht.
“Sfida më e madhe e pas Luftës së Dytë Botërore”, e quajti ajo.
Deri më tani, në Gjermani janë regjistruar 7914 viktima. Gjermania, është lëvduar jo pak për mënyrën se si e menaxhoi krizën. Por, nëse reagimi do të kish ardhur 78 ditë më parë, bilanci do të kish qenë ndryshe.
Top Channel