E mërkurë, 10 Qershor 2020
15:57
Opozita e re do bojkotojë Kuvendin/ Rikthehen vetëm kur të plotësohen kërkesat për reformën zgjedhore

Opozita e re parlamentare duket se po ecën në të njëjtën rrugë me opozitën jashtëparlamentare.

15:51
Imazhet e veçanta që nuk i keni parë ndonjëherë, vajzat e bukura të ekranit së bashku me… (FOTO)

Jo të gjithë personazhet e famshëm të ekranit vendosin që jetën e tyre personale ta bëjnë shumë publike.

15:48
“Balonë tabake”/ Rama ironizoi opozitën, Paloka: Paska dalë mësuesi i vizatimit…

Pas ironisë së kryeministrit Edi Rama me opozitën lidhur me emetimin e eurobondit për daljen nga kriza ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

15:44
Drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Arreston 13 persona, njëri ishte shpallur në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona me akuza të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

15:39
Kapen duke vjedhur, policia vë në pranga dy shtetas

Policia ka vënë nën pranga dy shtetas të cilët janë kapur duke vjedhur.

15:36
“E vetmja kënaqësi, që u kënaq Luli”/ “Zgjedhorja”, Rama: Të mblidhesh në një ambasadë e të rrish 3 net…

Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, ku dha detaje mbi përgjigjen e djeshme sa i takon Eurobondit, kryeministri Edi Rama foli mbi marrëveshjen e Reformës Zgjedhore.

15:34
“Çapjat”, atentati nga një ish ushtarak?/ I plagosuri kërkon të ndjekë vetë kurimin, del nga gjendja e rrezikut

Teksa policia i zbuti masat e sigurisë në spitalin ku mbahet Ardian Capja, për hetuesit shpresa më e fortë për zbardhjen e atentatit të dështuar mbeten kamerat e sigurisë.

15:27
Tirana nesër pa drita, në këto zona do të ndërpritet energjia elektrike

Do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona të kryeqytetit ditën e nesërme, datë 11 qershor.

15:15
Video/ Objekt pa leje pranë detit, IKMT shemb ndërtesën 1 katëshe në Karaburun

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit në Vlorë së bashku me policinë e shtetit kanë shembur një objekt pa leje pranë detit në Karaburun.

15:11
“S’ka amnisti fiskale për funksionarë e politikanë”/ Rama: Ata që kanë punuar 10 vite para në shtet…

“Nuk do të përfitojnë nga amnistia fiskale gjykatësit, prokurorët dhe askush që është marrë me politikë”, deklaroi kryeministri Rama, në një konferencë për mediat, ku dha detaje mbi përgjigjen e djeshme për Eurobondin.

15:10
Në flakë plehrat e Rrogozhinës/ Ndërhyjnë zjarrfikësit në landfillin pa asnjë standard

Fusha e depozitimit të mbetjeve të Rrogozhinës e cila ndodhet buzë lumit Shkumbin vazhdon të ndotë jo vetëm tokën por edhe ajrin.

15:08
Trajtimi i suksesshëm me teknikat më bashkëkohore kirurgjikale i patologjive malinje nga ekipi i mjekëve kirurgë të përgjithshëm, Spitali Hygeia!

Ekipi i mjekëve kirurgë të përgjithshëm në Spitalin Hygeia nën drejtimin e Prof.Asoc.Dr.Rüçhan Bahadir Celep, vazhdojnë të trajtojnë me sukses të gjithë llojet e patologjive kirurgjikale të përgjithshme, ku vlen të përmenden sidomos trajtimi me teknika bashkëkohore kirurgjikale të patologjive malinje sic ishte edhe rasti i pacientes me kancer të stomakut në stad të avancuar, trajtuar me sukses nga ekipi i mjekëve kirurgë të përgjithshëm të Spitalit Hygeia.

14:59
Meta vlerëson gjuhëtarin e ndjerë Hamlet Bezhani me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi gjuhëtarin, përkthyesin dhe pedagogun e shquar, ish-zëvendësdekanin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Hamlet Bezhani (pas vdekjes) me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

14:55
Shqipëria merr 650 milionë euro nga Eurobondi/ Ahmetaj: Do të bëjmë realitet projektet e premtuara

Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmejtaj në një konferencë të përbashkët për mediat u shprehën se suksesi me eurobondin 650 milionë me risk zero është një arritje dhe forcim besimi te reformat e ndërmarra dhe transparenca.

14:55
Rama: Rothschild konsulenti i Shqipërisë në procesin e eurobondit

Kryeministri Edi Rama tha se eurobondi që Shqipëria do të marrë prej 650 mln euro është për një afat 7 vjet dhe me interes 3.625%. Rama lexoi edhe mesazhin e drejtuesit të Bankës, Rothschild që ishte edhe konsulenti i Shqipërisë në këtë proces siç zbuloi kreu i qeverisë.

14:49
“Dashuri” mes Trump dhe Kim/ 15 fotot që kanë pushtuar rrjetin

Një platformë tregtare amerikane i ka shokuar të gjithë me reklamat e saj të çuditshme.

14:48
Cakaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Bashkë në çdo rrethanë, për të mirën e shqiptarëve

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Luginën e Preshevës, ku po zhvillon një vizitë zyrtare tre ditore.

14:42
Rama për biznesin e vogël: Do kenë 0 taksa, do jenë aleatë të shtetit

Kryeministri Edi Rama premtoi se shumë shpejt biznesi i vogël nuk do ketë taksa fare.

14:40
“Balona tabake pa bisht”/ Rama ironizon opozitën: Ka vazhduar një avaz që nuk i shkon fare

I shoqëruar nga Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama foli në një konferencë për mediat, mbi lajmin e djeshëm për Eurobondin, të cilin e cilësoi si lajm shumë të mirë dhe që sipas tij, tregon se vendi ynë është i besueshëm.

14:28
Eurobondi/ Rama: Lajm shumë i mirë, na bën një vend të besueshëm. Vlerësim për librin e llogarive të vendit

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministrin Ahmetaj dhe ministren Denaj tha se lajmi i djeshëm për eurobondin ishte shumë lajm i mirë dhe tregon që vendi ynë është i besueshëm.

14:18
Ngau makinën në gjendje të dehur! Pas përplasjes i biri përfundon në pellg dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Utah, SHBA.

14:09
Koronavirusi! Gjermania, jo udhëtime në vendet joevropiane

Gjermania ka vendosur t’i zgjasë paralajmërimet e saj të udhëtimit për 160 vende jashtë Bashkimit Evropian deri në fundin e muajit gusht, ndërsa kontrollet në kufi me shtetet fqinjë do t’i heqë që në mesin e qershorit.

14:04
Ishin kthyer në shqetësim për banorët/ Nis heqja e inerteve nga zona e Shkëmbit të Kavajës

Prej disa ditësh, mjetet e rënda dhe kamionat po punojnë për heqjen e inerteve nga zona e Shkëmbit të Kavajës.

14:00
Pavarësisht polemikave/ Greqia rinis prodhimin e klorokinës për pacientët me Covid-19

Në mesin e polemikave të vazhdueshme që kanë pllakosur komunitetin shkencor, Greqia vendosi të rinisë prodhimin e klorokinës për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

13:48
Nisin fluturimet me Greqinë/ Protokolle sigurie kundër COVID-19, të përcaktuara nga të dy shtetet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 Qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë.

13:45
Danimarkë/ Heqja e karantinës nuk i rriti infektimet

Danimarka, vendi i parë jashtë Azisë që lehtësoi masat e izolimit të marrja kundër përhapjes së koronavirusit, deklaroi se zbutja e tyre nuk e ka shtuar nivelin e infektimeve, edhe pse vendi hyri në fazën e dytë të rihapjes muajin e kaluar.

13:43
Reuters: Nga koronavirusi, kërkesat për azil në Evropë ranë në nivel rekord!

Aplikimet për azil në Evropë ranë në nivelin më të ulët të një dekade pas mbylljes së kufijve për shkak të koronavirusit.

13:34
“Roja i tërhiqte vajzat për flokësh”/ I riu i rritur në jetimoren e Shkodrës konfirmon dëshminë tronditëse të Adrianës

Një vajzë e dhunuar dikur në fëmijërinë e saj mori guximin të denonconte para kamerave të gjithë abuzuesit.

13:22
Kupa e Gjermanisë/ Bayer Leverkusen finalisti i parë

Bayer Leverkusen mbyll përrallën Saarbrucken dhe kualifikohet për në finale të Kupës së Gjermanisë. Skuadra e aspirinave e mundi surprizën e këtij edicioni të kompeticionit në gjysmë finale me rezultatin e pastër 3-0 në stadiumin Völklingen që ishte pa tifozë.

13:06
Basha me Shoqatën e Investitorëve të Huaj: Në qeverisjen e ardhshme prioriteti im do jetë mbrojtja e çdo vendi pune

Kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi një takim me Shoqatën e Investitorëve të Huaj, ku shpjegoi se çfarë do të bëjë qeveria e PD kur të marrë pushtetin për rritjen e investimeve.

13:03
Protestuesi i rrëzuar/ Trump: Ishte një provokator antifashist!

Presidenti amerikan Donald Trump të martën ndau një teori konspirative të pabazë, duke sugjeruar se një protestues i moshuar i rrëzuar në trotuar nga policia javën e kaluar në qytetin Bafalo të shtetit të Nju Jorkut, mund të ketë qenë një “provokator” antifashist që po përpiqej të dëmtonte pajisjet kominikuese të policisë.

12:57
Me djegie të tmerrshme nga vullkani, australiania: “Nuk jetoj dot më pa….”

23-vjeçarja Stephanie Browitt, e cila i mbijetoi një shpërthimi vullkanik edhe pse me djegie të tmerrshme në 70% të trupit, thotë se nuk po e kapërcen dot dhimbjen e humbjes së motrës dhe babait.

12:54
Kosova synon rritjen e numrit të testimeve për Covid-19

Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e një strategjie afatmesme për të përgatitur sistemin shëndetësor në rast të një vale të dytë të pandemisë me koronavirus, ka thënë kryeministri Avdullah Hoti, gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës.

12:53
Zaptoi pronë publike para lokalit të tij, shembet objekti pa leje në Durrës

Një objekt është shembur në Durrës pasi kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, saktësisht pronë publike plazhi.

12:40
Rama dhe Manastirliu në qendrën e re shëndetësore të Krujës: Lufta me covid vazhdon

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektuan sot qendrën e re shëndetësore të Krujës, e rindërtuar nga themelet si dhe spitalin e këtij qyteti, i cili do të jetë pjesë e programit të rindërtimit pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

12:40
Breshka e ujit, fole në Seman/ Fenomeni i rrallë, lëshon 150 vezë në bregdetin tonë

Një breshkë deti, me emrin shkencor Caretta caretta, ka ngritur folenë me  rreth 150 veze në bregdetin e Semanit.

12:31
Për më tepër lumturi duhet të dëgjosh zemrën apo mendjen?

Kur vjen puna tek lumturia jemi përballë dy dilemave. Duhet të dëgjojmë mendjen apo zemrën për të qenë të lumtur? Lufta mes mendjes dhe zemrës nuk është gjë tjetër vetëm vendosja përballë e mendjes racionale dhe emotive.

12:25
U arrestua se hodhi plehrat në rrugë/ Ndalohet në Durrës administratori i një firme

Teksa Durrësi prej javësh po përballet me emergjencën mjedisore të shkaktuar nga mbyllja e vendgrumbullimit në Porto Romano, një administrator i një kompanie që ofron shërbime pastrimi ka urdhëruar hedhjen e thasëve të tërë me mbetje ushqimore në këtë zonë të Shkozetit.

12:23
Mandati i Dvoranit, EURALIUS-OPDAT: Nuk zgjidhet me opinion, të vendosë KLGJ

EURALIUS dhe OPDAT i kanë kthyer përgjigjen KLGJ-së për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, sa i takon mandatit si zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë.

12:20
Tifozë në impiante! Gjermani, eventi i parë me publik

Gjermania sportive iu paraprin sërish të gjithëve, teksa mban eventin e parë sportiv me publik që nga shpërthimi i pandemisë koronavirus.

12:16
Kupa e Gjermanisë/ Bayer Leverkusen, finalisti i parë

Bayer Leverkusen mbyll përrallën Saarbrucken dhe kualifikohet për në finale të Kupës së Gjermanisë.

12:13
Juventus-Dybala, një rinovim me 15 mln euro në vit

Paulo Dybala vazhdon të jetë në pritje të një rinovimi të kontratës, që mesa duket po vonon.

12:12
Veliaj: Përfitoni nga ‘Fondi i Komunitetit’ për transformimin e pallatit. Në 30 qershor nisin pagesat e para për dëmtimet e tërmetit

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Njësinë 7, ku inspektoi restaurimin e fasadës së një blloku pallatesh në Rr. “Muhamet Gjollesha”. Ai tha se ky investim ul vlerën e faturës së energjisë mujore për banorët, si dhe rrit vlerën e pronës së tyre.

12:12
FIFA dhe transferimet, asnjë lëvizje pa u mbyllur sezoni

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka dhënë opinionin e saj në lidhje me problemin më të nxehtë të sezonit që do të zgjatë gjatë gjithë verës dhe bëhet fjalë për futbollistët me kontrata që u skadojnë në 30 qershor.

12:10
Fabrika e Aston Martin rihapet për punën në formula 1

Fabrika e Aston Martin Red Bull në Milton Keynes rihapi dyert e saj për rinisjen e punës për Botërorin e Formula 1 për herë të parë në 2 muaj.

12:08
Federer, mbyllet sezoni/ Zvicerani operohet sërish në gju

Roger Federer nuk do të kthehet më në fushat e lojës në tenis për vitin 2020 pasi iu nënshtrua një operacioni tjetër në gjurin e tij të djathtë.

12:02
Transporti publik protestë para Ministrisë, me urbanë improvizojnë respektimin e masave

Transporti publik ka protestuar sot para Ministrisë së Transportit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

11:55
Kërcënohen nga pandemia/ Shteti shpëton linjat ajrore

Prej pandemisë qarkullimi ajror është paralizuar.

11:51
Kina refuzon “çarmatimin”: Nuk vijmë në bisedime!

Kina është duke refuzuar pjesëmarrjen në bisedimet për çarmatim, që pritet të zhvillohen mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme sipas agjencisë , transmeton DPA.

11:45
Suedia zbardh misterin: E dimë kush e vrau kryeministrin!

Prokurorët suedezë besojnë se mund t’i japin fund misterit që rrethon vrasjen e kryeministrit Olof Palme në 1986-tën.

11:42
Mbështetësit e Gylen-it/ Valë tjetër arrestimesh në Turqi

Disa qindra vetë janë arrestuar përsëri në Turqi nën akuzën se janë të lidhur me lëvizjen Gylen dhe se janë përfshirë në grushtin e dështuar ushtarak në vitin 2016.

11:34
Viktima e 35? Ministria e Shëndetësisë mohon: 81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve

Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.

11:34
Pëlhurë antiCovid për transportin publik/ Shkatërron mikrobe dhe viruse në vetëm 1 minutë!

Teksa koronavirusi gjendet ende mes nesh, çështja e transportit publik mbetet një shqetësim serioz.

11:27
Kurti: Nuk lejojmë që të rrënohen standardet e larta që i vendosem për 4 muaj qeverisje

Ish-kryeministri Albin Kurti edhe një herë ka rikujtuar 4 muaj qeverisje, duke thënë se gjatë kësaj kohe punuan shumë në sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

11:18
“Zgjedhorja”, Musai: S’do ta votojmë produktin e këshillit politik/ Stojku: Braktisim komisionet parlamentare

Ka përfunduar takimi 60-minutësh mes kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetëve të opozitës parlamentare.

11:16
OFL nis sërish formularë, kush janë 4 të piketuarit e radhës

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

11:13
Murrizi: Braktisim konferencën e kryetarëve, nuk votojmë arnime pa u plotësuar kushtet tona

Ka zgjatur një orë takimi mes kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetëve të opozitës parlamentare, por nuk është arritur asnjë dakordësi për tre kushtet e opozitës parlamentare, listat e hapura, depolitizimin e administratës dhe votën e emigrantëve.

10:58
Video/ “Mashtrimi i Ramës me paketën e tretë të ndihmës”, PD: Po e zhyt vendin në krizë

Partia Demokratike ka publikuar një video të atij që e cilëson si mashtrimi i Ramës sa i takon paketës së tretë të ndihmës ndaj situatës së krijuar prej pandemisë Covid-19.

10:55
42 raste/ Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 1341 numri i të prekurve, rastet e Krujës morën pjesë në një ceremoni mortore

Sot u shënua dita me numrin më të lartë të rasteve të reja në vend, 42.

10:47
Reforma Zgjedhore/ Ruçi takim me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua sot me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, sipas kërkesës së tyre për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore.

10:42
Fidanë narkotikë në Durrës/ 2 të shpallur në kërkim dhe 3 të arrestuar, në mesin e tyre dhe kryeplaku i fshatit

Tre shtetas kanë rënë në pranga në Durrës, njëri prej tyre kryeplaku i fshatit Kuraten, si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas kontrollit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

10:30
Vdekja e Floyd-it, dëshmia: Polici e njihte, ishin zënë!

Një ish-koleg që kishte punuar me George Floyd-in dhe agjentin e policisë Derek Chauvin në një klub nate në Minneapolis thotë se të dy ata kishin pasur asokohe përplasje, dhe kjo sipas tij, lidhet shumë me agresivitetin e skajshëm të treguar nga efektivi.

10:28
42 raste të reja/ Manastirliu: Rritja brenda pritshmërive, të mos e ulim vigjilencën

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Ministrja Manastirliu tha se sistemi shëndetësor është vendosur në gatishmëri të përforcuar dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e rregullave, në një kohë ku siç Top Channel raportoi më herët sot janë konfirmuar 42 raste të reja me covid.

10:27
Rërë kontrabandë/ Koreja e Veriut fiton miliona!

Ishte maji i vitit të kaluar, kur Lucas Kuo dhe Lauren Sung vunë re diçka të çuditshme: më shumë se 100 anije që mblidheshin në ujërat afër Haejusë në Korenë e Jugut.

10:24
Kohë pandemie! Berat, fluks i madh në spitalin rajonal (u konfirmua një rast pozitiv)

Spitali rajonal i Beratit është përballur me një fluks të lartë qytetarësh ditën e sotme.

10:22
Universitetet angleze/ Renditja më e keqe në listat botërorë!

Universitetet britanikë janë në momentin e vet më të keq.

10:19
Studimi i ri konfirmon: Gjaku zero, më i mbrojtur nga Covid-19!

Ishte përfolur, por tashmë duket se e konfirmojnë dhe shifrat. Të paturit e një lloji të caktuar gjaku, mund të ndihmojë në mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri, sugjerojnë të dhënat paraprake të studimit me të fundit. Ekspertët e kompanisë së testimit gjenetik “23andMe” zbuluan se personat me gjakun e tipit O ishin deri në 18 përqind më pak të predispozuar të testonin pozitivë nga COVID-19.

10:15
142-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit/ Bashkia Tiranë publikon nismën “EJA N’SHPINË TËNDE”

Në 142-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Bashkia Tiranë publikon nismën “EJA N’SHPINË TËNDE” së bashku me disa bashki dhe komuna shqiptare në rajon nën logon, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon.

09:57
Ministri izraelit: Duhet të mbrojmë marrëveshjen e paqes me Jordaninë

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz tha se marrëveshja e paqes e nënshkruar me Jordaninë ndihmon në sigurinë rajonale dhe se për këtë shkak duhet të ruhet marrëveshja, transmeton Anadolu Agency (AA).

09:49
Kina refuzon pjesëmarrjen në diskutimet për kontrollin e armëve

Kina është duke refuzuar pjesëmarrjen në bisedimet për çarmatim, që pritet të zhvillohen mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së Jashtme, transmeton dpa.

09:45
Pamjet me dron/ 95 punonjës policie në terren për operacionet anti kanabis

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

09:31
Durrësi prej ditësh i mbytur nga plehrat/ Arrestohet administratori i një firme private, hidhte mbeturinat në trotuare

Në Durrës prej ditësh vijon të jetë prezent problemi i plehrave të cilat janë një urgjencë mjedisore në këtë qytet.

09:17
Trump konfirmon angazhimin e forcave amerikane në Kosovë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar kryetaren e Dhomës së Pëfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe presidentin e përkohshëm të Senatit, Chuck Grassley, se forcat e Shteteve të Bashkuara do ta vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë.

09:15
Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, Meta: Frymëzim për rininë, sa herë kërcënohet sovraniteti, liria e Pavarësia

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe shprehet se kjo është një ngjarje lapidare për kombin shqiptar, duke përmendur burrat që bënë të mundur Lidhjen, si Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin dhe Sulejman Vokshin.

09:10
Goditi 31-vjeçarin dhe nënën e tij/ Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari

Policia ka dhënë detaje për një konflikt të ndodhur në fshatin Libonik një ditë më parë, ku kanë arrestuar shtetasin: B. R., 34 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.

08:49
Automjete, llogari bankare, apartamente/ Sekuestrohen pasuritë e 2 shtetasve të huaj në Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Asetet”, për identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.

08:43
Covid-19/ 24 orët e fundit me bilancin më të rëndë që nga fillimi i pandemisë, 42 raste të reja. Pritet mbledhja e Komitetit të Ekspertëve

Burime për Top Channel bëjnë me dije se numri i rasteve të rejave në 24 orët e fundit ka shkuar në 42.

08:34
Borivoj Gjukiq – sinteza e ndikimi agresiv rus në Mal të Zi

Përfshirja e Federatës së Rusisë me metoda agresive në Ballkan shembëllehet më së miri në Malin e Zi. Kronologjikisht, që nga përpjekja për grushtet, në tetorin e vitit 2016, e gjer më sot kur ende ka përpjekje që përmes protestave gjoja kishtare të ndikohet në orientimin politik të Podgoricës zyrtare, Mali i Zi ka shënuar shumë forma të destabilizimit, që për origjinë e kanë Kremlinin.

08:19
​13 vite nga vizita e presidentit Bush në Shqipëri

Presidenti Xhorxh W. Bush është bërë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që viziton Shqipërinë.

08:15
Ndërtimet pa leje në bregdet, IKMT aksion në Velipojë, Shkodër, Karaburun dhe Vlorë

IKMT bashkë me Policinë e Shtetit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm njoftojnë se kanë nisur një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.

08:05
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi takon sot opozitën parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dotakohet sot me deputetë të opozitës parlamentare për të diskutuar për reformën zgjedhore.

07:49
Foto/ Ja kush është shqiptari që humbi jetën brenda fabrikës së kanabisit në Angli

Një shqiptar humbi jetën në një fabrikë me kanabis pasi kjo e fundit u përshi nga flakët. Mediat angleze shkruajnë se është bërë identifikimi i shqiptarit që u dogj brenda fabrikës.

07:30
Vranësira dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje gjatë pasdites.

07:07
Spanja merr vendimin, maskat të detyrueshme deri në fund të pandemisë

Vendosja e maskave do mbetet e detyrueshme në Spanjë derisa të përfundojë pandemia me koronavirus, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.

06:45
Senati amerikan konfirmon afrikano-amerikanin e parë në krye të forcave ajrore

Senati amerikan ka konfirmuar në mënyrë unanime, afrikano-amerikanin e parë, që do të udhëheq një prej shërbimeve ushtarake shtetërore. Me 98 vota për dhe asnjë kundër, Senati ka miratuar të martën gjeneralin Charles Brown Jr., si shef të stafit të Forcave Ajrore amerikane.

06:24
Stresi tkurr trurin, zbuloni mënyrat më të mira si ta mposhtni atë

Thuhet se çka nuk na vret na bën më të fortë dhe shpesh na leverdis ta besojmë, sidomos kur bëhet fjalë për sfida të mëdha, strese e shqetësime të përsëritura. Për shembull, një studim i Institutit të Shëndetit Publik mbi stresin në punë, tregon se stresi i përjetuar në punë është në nivele më të larta se stresi në jetën e përgjithshme. Sondazhe të tjera të kryera në vend vite më parë, tregonin se 74% e studentëve në Shqipëri preken nga një nivel i lartë stresi dhe 55% e tyre kanë nevojë për ndihmë.

05:58
Kripa e trashë/ Trajtimi i shpejtë i infeksionit të veshit

Dhimbjet dhe infeksionet e veshit janë shumë të përhapura, veçanërisht tek të miturit. Dhimbjet janë të forta e shpesh të papërballueshme për ta duke penguar ushqyerjen dhe gjumin. Dhimbjet e veshit shkaktohen përgjithësisht nga një infeksion i cili mund të trajtohet me antibiotikë dhe ilaçe të ndryshme.

05:32
Fruti i rrallë medicinal, ja pse të gjithë kërkojnë aronian e Dibrës

Një frut i rrallë medicinal po kultivohet në Shqipëri, vlerat e të cilit janë të jashtëzakonshme për kurimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore. Bëhet fjalë për Aronian. Një frut ngjyrë vjollcë, i vogël, por shumë i fuqishëm. Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton thartësinë e rrushit të verës. Në Maqellarë të Dibrës, fermeri Zija Keshi nga viti në vit por zgjeron me sukses parcelat e tij me këtë frut të çmuar si për shijen e veçantë ashtu edhe për vetitë shëruese.

04:59
Pse ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë? Zbuloni çfarë ndodh në organizëm

E keni vënë re sa të plogësht e të përgjumur jeni pas konsumit të një dreke të bollshme? Ngopja dhe qetësia vështirësojnë mbajtjen hapur të syve dhe dëshira për një gjumë ‘të fuqishëm’ është shumë e madhe. Me zhargonin popullor, kjo ndjesi mund të përshkruhet mirë duke thënë se në këto raste ‘të zë buka.”

04:31
Njihuni me arsyet pse duhet të hani mollë jeshile me lëkurë

Mollët jeshile mund të jenë njësoj të shëndetshme me mollët e kuqe, por shija e tyre është pakëz majoshe dhe e ëmbël në të njëjtën kohë. Mollët jeshile janë një frut i shëndetshëm që ofron shumë përfitime për organizmin dhe lëkurën. Ato janë të pasura me fibër, minerale dhe vitamina. Përfitimet që vijnë nga këto fruta janë të larmishme.

04:06
Dr. Fauci: Pandemia e koronavirusit nuk ka përfunduar ende

Dr. Anthony Fauci e përshkroi COVID-19 si një tmerr i vërtetë në komentet të martën në një takim me drejtues të kompanive bioteknologjike, siç njofton New York Times. “Brenda katër muajsh, ka shkatërruar gjithë botën dhe ende nuk i ka ardhur fundi,” tha Dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive, thuhet në artikullin e gazetës. Ai e zhvolloi takimin me Organizatën e Zbulimeve Bioteknologjike përmes lidhjes dixhitale.

03:40
Rinia amerikane: Lufta kundër racizmit kërkon punë e kohë

Raequan Johnson ndjehet i revoltuar, ashtu si shumRi bashkëmoshatarë të tij. Vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestit i kujton sa probleme kërkojnë vëmendje në SHBA. Floyd u mbajt i mbërthyer përtokë për më shumë se tetë minuta nga një polic i bardhë që i kishte vënë gjurin në qafë. “Ndjehem i zhgënjyer se po na duhet kaq shumë kohë për të eliminuar shënjestrimin mbi baza racore dhe disktriminim racor,” thotë 19-vjeçari Johnson.

03:16
Trump përmend teorinë konspirative për protestuesin e shtyrë nga policia

Presidenti amerikan Donald Trump të martën ndau një teori konspirative të pabazë, duke sugjeruar se një protestues i moshuar i rrëzuar në trotuar nga policia javën e kaluar në qytetin Bafalo të shtetit të Nju Jorkut, mund të ketë qenë një “provokator” antifashist që po përpiqej të dëmtonte pajisjet kominikuese të policisë.

02:48
Përparim në përpjekjet për gjetjen e një trajtimi për Covid-19

Shkencëtarët në të gjithë botën janë në kërkim të një vaksine që i mbron njerëzit nga koronavirusi. Të tjerët po punojnë në gjetjen e një trajtimi për virusin derisa të jetë në dispozicion një vaksinë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson njofton se studiuesit në Suedi janë optimistë për punën e tyre për një trajtim që mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes, të lehtësojë simptomat dhe të shpëtojë jetë.

02:22
Foto/ Mbahen nderimet e fundit për George Floyd

Dy javë pasi u vra nga një polic, u bënë nderimet e fundit për afro-amerikanin George Floyd. Nderimet e fundit u zhvilluan në Hjuston ku morën pjesë miq dhe të afërm të Floyd.

02:10
Raporti i NBER: Ekonomia amerikane zyrtarisht në recesion

Ekonomia e amerikane ndodhet në recesion, bëri të ditur të hënën një grup studimor i politikave ekonomike, gjë që shënon fundin e rritjes më afatgjatë që ka pësuar ekonomia e vendit. Një komision i Byrosë Kombëtare për Kërkimeve Ekonomike, një organizatë private jofitimprurëse që bën studime në fushën e ekonomisë, thotë se recesioni nisi në muajin shkurt.

01:45
Renditet pas Biden/ Sondazhet zemërojnë Trump

Sondazhet në SHBA po tregojnë gjithnjë e më shumë se amerikanët nuk e miratojnë punën e Presidentit Donald Trump dhe se mbështetja për një mandat tjetër katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë po bie përballë ish-zvpresidentit Joe Biden.

01:19
Studimi i ri/ Covid-19 mbijeton nga 3 sekonda deri në 2 minuta

Në sipërfaqe si doreza, gota qelqi, pjata dhe ekrane smartfonësh, koronavirusi mund të rezistojë nga minimumi 3 sekonda në një maksimum prej 2 minutash. Gjithçka varet nga materialet, temperatura dhe lagështia. Këtë e pohon një kërkim i publikuar në revistën Physics of Fluids, kryer në gjashtë qytete në Amerikë, Azi dhe Australi dhe të koordinuar nga instituti indian i teknologjisë në Bombei.

00:52
Top Story/Konfliktet e pronave bllokojnë gjykatat, fatura e papërballueshme ndër breza

Beteja nëpër gjykata, është një kalvar 30-vjeçar për pronat. Vetëm në Gjykatën e Lartë janë të depozituara 30 mijë dosje civile dhe administrative. Rreth 7 % e këtyre dosjeve janë konflikte pronësie.

00:50
Top Story/ Qytetari denoncon: Më pushtuan tokat me ligjin 7501 dhe më kërcënuan

Një hapësirë në fshatin Arapaj të Durrësit, dikur ka qenë tokë bujqësore. Pas rënies së sistemit, shumë familje erdhën nga zona të ndryshme. Sot e rreth 30 vite, familja Xoxi kërkon të marr diçka nga pronat që i përkisnin para vitit 1944, por aty gjithçka është zënë nga ndërtimet. Bëhet fjalë për një hapësirë prej 65 dynymësh.