E mërkurë, 12 Gusht 2020
21:34
Fluturoni për në Athinë nga 17-31 Gusht? Ja çfarë duhet të dini

Të gjithë pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrimi në Greqi, janë të detyruar të shfaqin testin molekular negative (pcr) për Covid-19, të kryer deri në 72 orë para mbërritjes në Greqi.

21:26
Video/ Aksident në Korçë, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur në Korçë.

21:12
​Revolucioni në ardhje/ Ne do ta ruajmë energjinë elektrike në mure

Energjia elektrike mund të ruhet në muret e shtëpive, pasi është treguar një teknologji e re që shndërron një tullë në një bateri.

21:07
​UEFA merr vendim: Drita humb ndeshjen në tavolinë

Klubi i futbollit Drita është njoftuar nga organet e UEFA-së, se shkalla e apelit ka vendosur se skuadra gjilanase ka humbur ndeshjen kundër Linfield në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0.

21:05
Tronditëse/ Dëshironin djalë, çifti braktis vajzën e porsalindur në koshin e mbeturinave (FOTO)

Një vajzë e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh mbeturinash në jug të Kinës, dyshohet se prindërit e saj e kishin lënë aty, pasi dëshironin djalë.

20:55
​Hungaria blen raketa amerikane

Hungaria ka nënshkruar një deklaratë të synimit për të blerë raketa të mbrojtjes ajrore nga Shtetet e Bashkuara për rreth 1 miliard dollarë.

20:46
VIDEO/ Kamera e sigurisë filmon gjithçka/ Momenti kur macja e egër përleshet me aligatorin…

Kamerat e sigurisë së një shtëpie, kanë fiksuar momentin e përleshjes midis një maceje të egër dhe një aligatori të vogël.

20:38
E përmendi në këngë/ Stresi sqaron arsyen e “prezencës” së Elvana Gjatës në tekst…

700 mijë klikime pa i mbushur ende 24 orë, është një rekord klikimesh ky i Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi. Ai publikoi ditën e djeshme një projekt muzikor me reperin Finem, të titulluar “gazi n’fund”.

20:29
​Kina paralajmëron SHBA: Ata që luajnë me zjarr, do të digjen

Pekini paralajmëroi Uashingtonin pasi njeriu i parë i shëndetësisë amerikane vizitoi Tajvanin.

20:22
I tëri “gri”/ Njihuni me të moshuarin që ka 60 vite pa u larë

Të bësh një dush përpara se të ikësh në punë apo përpara një ceremonie të rëndësishme është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Por për një 80-vjeçar nga Irani, i cili ka 60 vite pa u larë çfarë mund të thuhet?!

20:20
Aksident në Shëngjin, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pranë portit të Shëngjinit.

20:07
Durrës/ Qytetarët lajmërojnë policinë: Zjarr në lagjen numër 1

Një zjarr është konstatuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar të Durrësit.

20:03
“Është fake, ajo nuk është vajza e Putin”/ Rrjeti ‘shpërthen’ pas videos ku thuhet se vajza e presidentit rus bën vaksinën

Putin i dha shpresë botës kur tha se ka gjetur vaksinën ndaj COVID-19. Presidenti rus pretendon se vaksina e zbuluar nga ekspertët e vendit ka rezultuar e suksesshme dhe ofron imunitet të qëndrueshëm ndaj koronavirusit të ri.

19:43
Tare, goditje e zgjuar/ Spanjolli David Silva për 5 vitet e ardhshme do të luajë në Itali

Goditje të tilla të zgjuara dhe low cost e vendosën mes drejtorëve sportivë më të mirë në futboll, dhe kandidat për çmimet prestigjioze Globe Avvards.

19:33
FOTO/ Demi nuk kursehet, publikon fotot e nxehta nga Ibizia

Modelja seksi Demi Rose, prej javësh është duke shijuar pushimet në Ibizia të Spanjës.

19:32
Kapet banda që terrorizoi Pogradecin/ Qëlluan me breshëri mbi hotelin plot me pushues në Tushemisht

Mbi këtë hotel në Tushemisht të Pogradecit vetëm në një javë u kryen dy atentate. I pari në datën 1 gusht ku atentatorët tentuan të qëllonin djalin e pronarit të hotelit, Jetmir Muçollarit por iu bllokua arma kallashnikov.

19:28
E mbijetuara tregon momentet rrëqethëse të shpërthimit në Bejrut: Toka nisi të dridhej, gjithçka…

Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga shpërthimi tronditës në Bejrut, të mbijetuarit kanë mbledhur veten për të treguar dëshmi tronditëse. Rima Majed, është një nga të mbijetuarat e katastrofës dhe në një intervistë të gjatë për CNN, ajo ka treguar të gjithë momentin dramatik.

19:21
Nuk ka falje për “Skënderbeun”/ Gjykata Federale rrëzon apelin, konfirmon vendimin e CAS

Sot KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019, duke lënë në fuqi vendimin në lidhje me dënimin me 10 vite përjashtim nga aktivitetet ndërkombëtare dhe 1 milion euro gjobë të klubit shqiptar për trukime.

19:12
Rekord i ri i rasteve me Covid-19 në Greqi: 262 të infektuar

Organizmi Kombëtar i Shëndetit në Greqi ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 262 raste të reja me Covid 19 në vend, një numër rekord prej fillimit të pandemisë dhe në total numri i të prekurve ka shkuar 6177. 22 prej rasteve të sotme, që janë zbuluar në pikat e hyrjes të vendit si porte dhe aeroporte.

19:03
Propozimi i zjarrtë/ Burri i vë flakën vetës për të marrë “PO-në” e infermieres (FOTOT)

Asnjëherë nuk është e sigurt që mund të marrësh një po nga partneri/ja kur bëhet fjalë për martesën.

18:53
Turqia dëshiron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë përmes dialogut

Turqia dëshiron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë përmes dialogut, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar.

18:40
Haradinaj synon Presidencën: Do të jetë nder i veçantë

Kryetari i AAK-së duket se do të jetë kandidat i kësaj partie për të parin e vendit.

18:29
Vitrina e Librit/ Audiobooks, një histori e re po nis

Librat e regjistruar me zë ose ndryshe audiobooks po jetojnë momentin më të mirë të tyre. E ndërsa popullariteti i tyre, sa vjen e rritet, ky trend i ri që qëllon të jetë edhe kreativ, është parë ndër të tjera dhe si formë e re arti.

18:27
Instituti gjerman paralajmëron për në vjeshtë vaksinën ndaj koronavirusit

Instituti kryesor për sëmundjet infektive në Gjermani tha të mërkurën se një vaksinë e parë kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë, raporton Reuters.

18:21
Treni del nga shinat dhe bie në greminë, 3 viktima në Skoci

Një tren pasagjeresh ka dalë nga shinat dhe ka përfunduar në një greminë në Skoci, duke lënë të paktën 3 viktima.

18:08
Shkatërrohet “bisha” me vlerë 170 mijë euro/ Burri përplas “McLaren 570″ në qendër të Londrës

Një “McLaren 570”, me vlerë 170 mijë euro, pësoi lëndime të shumta pas një aksidenti të kryer në qendër të Londrës.

18:03
Pompeo: Mos i besoni askujt se Perëndimi po dështon

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi Rusinë për minimin e demokracive në Evropë dhe dezinformim, ndërsa Kinën për fushatë të shantazhit në mënyrë që të fitojë ndikimin në botë.

17:49
Çifti nuk pyet për pandeminë! Burri heq këpucët në mes të aeroplanit, ndërsa gruaja nis t’i bëjë masazh

Një pasagjer i një aeroplani, i lodhur nga udhëtimi i gjatë, ka gjetur pak momente qetësie dhe relaksi, kur gruaja nisi të masazhonte këmbën e tij.

17:42
Prestreshi: Nuk do të lejohen abuzime me çmime të testeve për Covid-19

Kryetari i Autoritetit Kosovar të konkurrencës, Valon Prestreshi ka thënë se kanë njoftuar ndërmarrjet e licencuara për kryerjen e testimeve molekulare dhe serelogjike për SARS Cov-2, që detyrimisht t’i zbatojnë dispozitat e nenit 4 te ligjit për mbrojte të konkurrencës, në mënyrë që të shmanget çfarëdo marrëveshje për manipulim me çmime.

17:37
Vonesat në sektorin e Transportit/ Rama jep lajmin: 5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria ka miratuar 5191 paga lufte për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor nga pandemia.

17:32
Ditëlindja kthehet në panik/ Momenti kur gruaja noton fare pranë peshkaqenit dhe… (FOTO)

Këtë ditëlindje, Iso Machodao nga SHBA, vendosi që të merrte një jaht të vogël me qira dhe të kalonte një pasdite të qetë në thellësinë e oqeanit.

17:26
Vëmendje! Këto janë rregullat e reja për hyrjen në Gjermani për partnerët e pamartuar

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, “Tirana International Airport”, bën me dije se partnerët e pamartuar nga vendet e treta, ku përfshihet dhe vendi ynë, lejohen të hyjnë në Gjermani.

17:08
Kosova/ ​Kryesia e Kuvendit vendos për formimin e komisionit hetimor për leje të hidrocentraleve

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar sot propozimin e deputetit të LDK-së Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

17:04
Ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare, ekstradohen 9 persona drejt Italisë

Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (SCIP), gjatë ditës së sotme u ekstraduan drejt Italisë 9 persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti.

16:55
Drejtuesi e pasagjerët ishin nën efektin e lëndëve narkotike, përfundon në kanal makina (FOTO)

Katër turistë britanikë kanë përfunduar me makinën e tyre në një kanal në Amsterdam. Dyshohet se shoferi i automjetit dhe pasagjerët ishin duke konsumuar lëndë narkotike pak para se të ndodhte aksidenti.

16:44
Infermierja përlot botën/ Djersa derdhet “lumë”, pas një turni sfilitës me pacientët e infektuar me covid

Punonjësit e personelit mjekësor, janë cilësuar si heronjtë e luftës ndaj COVID-19.

16:42
10 aktorët më të paguar, disa madje mund t’ju befasojnë

Dwayne “The Rock” Johnson u emërua aktori më i paguar, për të dytin vit me radhë, shkruan revista Forbes.

16:36
​Pse u prish martesa e parë e Meghan Markle?

Shumë e kundërshtuan që ajo u divorcua, por Meghan Markle dhe ish-partneri i saj nuk thanë asnjë fjalë në publik për marrëdhënien e tyre të mëparshme.

16:26
Foto/ Shërohet Veliaj, negativ në testin e fundit: Më sëmbon zemrën kjo padrejtësi, ku disa jetë këputen kaq beftas!

Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka fituar betejën me covid-19.

16:24
Meta jep lajmin: Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare

Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në facebook njofton se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.

16:22
Një i shëruar dhe 3 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Bazuar në të dhënat e dërguara në komunikimin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me Komunën e Malishevës, sot një person është shëruar tërësisht, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja me COVID-19.

16:21
Maqedoni Veriore, 139 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1627 teste të realizuara 139 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

16:14
Covid-19/ MSh: 141 raste dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 141 raste dhe 3 viktima nga covid-19 në 24 orët e fundit.

16:05
Çfarë do të ndodhë me 6500 gjobat në fuqi për këmbësorët “e pabindur”?

Nga Anila Hoxha

15:50
Shoferi kapet me 183 km/h! Kontrolle me radarë në Tiranë, ndëshkohen disa drejtues automjetesh

Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle me radarë, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

15:38
Mbytet 10-vjeçari nga Kosova/ U gjet i pajetë në pishinën e kompleksit te shkëmbi i Kavajës

Tragjedi në një familje kosovare që sapo kishte mbërritur për pushime në bregdetin e Adriatikut.

15:33
Në rrugë pas 40 vitesh/ Familja nga Durrësi: Shtëpinë po na e merr pronari, fitoi gjyqin

Një familje nga Durrësi po përballet me presionin e nxjerrjes në rrugë, pasi pronari i banesës, ku ajo jeton prej afro 4 dekadash, ka qenë një shtetas izraelit, pronat e të cilit u shtetëzuan pas vitit 1945.

15:30
“KQZ-ja e re”, flet anëtari në largim: Nuk besoj se do jetë më efektive se ajo aktuale 

“Historia përgjithësisht ka treguar që heronjtë e luftës zakonisht bëhen dëshmoret e parë të paqes”, shprehet Bledar Skënderi.

15:28
Kosovë / ​11 të vdekur dhe 205 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

15:14
Ekspozita që ngeli pa u hapur! Artistët flasin për skulptorin Arben Bajo, humbi jetën nga Covid-i

Takimin e fundit me Arben Bajon e kujtoj shumë mirë.

15:04
Rritje drastike e infarkteve/ Mjekët: Shkak është stresi pas tërmetit dhe pandemia

Rreth 53.7%  e vdekjeve në vendin tonë ndodhin prej sëmundjeve kardiake. Sipas një studimi të EuroStat dhe INSTAT, rezulton se Shqipëria renditet e pesta në Evropë sa i takon numrit të vdekshmërisë që si pasoja kanë sëmundjet e zemrës dhe të tensionit.

15:04
Covid-i shtoi dhunën në shtëpi/ Nga nisja e pandemisë janë dhënë më shumë urdhra mbrojtjeje

Gratë përherë e më shumë po i drejtohen policisë jo vetëm për dhunën fizike, por edhe dhunën psikologjike.

15:00
Haziri: S’mund të ndërtojmë arsim online në Kosovë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ende nuk ka vendosur se si do të filloj mësimi në shtator. Megjithatë, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk mund të ndërtohet arsimi online, meqë nuk ka kapacitete teknologjike.

14:54
​Banorët e Karaçevës protestojnë kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe

Pas patrullimeve të xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë, banorët e brezit kufitar me Serbinë kanë mbajtur një protestë si shenj pakënaqësie.

14:35
“Princi i Bel-Air”-it/ Rikthehet Uilli në version dramatik

Uilli, princi i Bel-Air, i luajtur nga Uill Smith në serialin e adhuruar gjatë viteve 90-të, do të rikthehet.

14:33
​Kërkohet heqja e kufizimit të lëvizjes për qytetarët

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës ka mbajtur takim me komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit. Në këtë takim të rregullt është kërkuar nga Qeveria që të bashkëpunojë me sektorin e gastronomisë para se të marrin vendime që afektojnë me këtë sektor.

14:31
​Veliu: Çështja e azilkërkuesve në Kosovë po menaxhohet mirë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, Ulrika Richardson.

14:25
Spektakël në qiell/ Shiu i meteorëve arrin kulmin! (FOTO)

Vëzhguesit e qiellit kishin mundësinë të shihnin një nga spektaklet më të mëdha të dritave kozmike gjatë natës së shkuar, me shiun e meteorëve Perseid që arriti kulmin.

14:23
SHBA, rreth 47000 raste të reja/ Alarm në Argjentinë e Australi

Në 24 orët e fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 46808 raste të reja të koronavirusit dhe 1074 viktima.

14:20
Manastirliu në Spitalin e Lezhës: Fuqizojmë spitalet rajonale për përballimin e situatës së Covid-19

Gjatë inspektimit në Spitalin e Lezhës, ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre sipas skenarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për përballimin e situatës së Covid-19.

14:17
Gjermania dhe Spanja, në alarm nga shifrat e Covid-it

1226 raste të reja koronavirusi janë regjistruar në Gjermani në 24 orë, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch.

14:16
​Laboratorët privat për testim me COVID-19, VV kërkon qasje në dokumente publike

Ministria e Shëndetësisë gjatë kësaj jave ka nisur që t’i licensoj laboratorët privat për shërbimin e testimeve për SARS Cov-2.

14:13
Nga dhuna ndaj bashkëjetueses te përndjekja e një 18-vjeçareje/ 3 të arrestuar në Tiranë

Tre persona kanë rënë në pranga në Tiranë.

14:05
Dumoshi në Skenderaj, bashkë me Jasharin zbulojnë punimin “I Love Kosova”

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi i ka vazhduar aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në Skenderaj. Në Skenderaj ministrja u shoqëruara nga zv. ministri Engelbert Zefaj dhe përfaqësues të MKRS-së, ku u pritën nga Kryetari Bekim Jashari i cili i falënderoi qe kanë përzgjedhur këtë komunë për të shënuar një ditë kaq të rëndësishme.

14:04
Tentoi të kalonte me kamion 61 kg kanabis/ Ekstradohet nga Italia shqiptari 44-vjeçar (EMRI)

Një 44-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, gjatë një bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

13:58
U largua nga Prishtina, prezantohet te Gjilani

Skuadra e Gjilanit ka siguruar shërbimet e mesfushorit elbasanas, Ardit Hila.

13:57
Vendimi i Walt Disney/ Lamtumirë 20th Century Fox

Walt Disney i ka dhënë fund një prej emrave më të famshëm në industrinë e argëtimit, 20th Century Fox. Kjo vjen në një kohë kur shtëpia legjendare e miushit Mickey, ka rikonceptuar një nga studiot e saj televizive si 20th Television.

13:53
Tregu i zi i cigareve të bardha

Tregu i cigareve të paligjshme gjatë dekadës së fundit është shtrirë përtej produkteve kontrabandë duke u zgjeruar përmes falsifikimit të cigareve të markave prestigjioze ashtu dhe prodhimit të“cigareve të bardha” që nuk mbajnë emra të njohur të industrisësë duhanit.

13:52
Aktori më i paguar/ “The Rock” kryeson listën e “Forbes”

Dwayne “The Rock” Johnson është vlerësuar si aktori mashkull më i paguar për të dytin vit radhazi sipas revistës “Forbes”.

13:40
Rrëfimet e papërsëritshme të Kutelit

Përkthehen në anglisht, eposi dhe legjendat unike shqiptare

13:37
Aksident në hyrje të Pogradecit/ Motori përplaset me makinën, një i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Pogradec.

13:35
Agron Shehaj i dhuron spitalit Covid pajisje për frymëmarrje, mjekët e falenderojnë

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, njëkohësisht edhe biznesmen, i ka dhuruar spitalit “Shefqet Ndroqi” që është kthyer në spital Covid, pajisje mjekësore. Drejtuesit e spitalit dhe mjekët e kanë falenderuar.

13:28
Argjentinë, regjistrohet numri më i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19

Në Argjentinë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 240 persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 5.004.

13:26
Humb jetën në Durrës një 10-vjeçar nga Kosova/ U mbyt duke u larë në pishinë

Një i mitur ka humbur jetën në Durrës.

13:17
​Tahiri: Nuk kemi probleme me LDK-në, koalicioni është ndërtuar mbi bazën e synimit afatgjatë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me LDK-në dhe se nuk ka pasur ashpërsim të tyre. Ai ka thënë se do t’i forcojnë këto raporte meqë koalicioni qeverisës është ndërtuar me synim që të jetë afatgjatë.

12:59
Akuzohet për “përvetësim kulturor”, fansat “shokohen” nga origjina e Rita Orës

Rita Ora ka qenë kryefjalë e statuseve në Twitter për ditë me radhë, pasi 29 vjeçarja është akuzuar për “përvetësim kulturor” dhe “blackfishing” (duke u shtirur si person me ngjyrë).

12:46
Vrasje, drogë, vjedhje/ OFL “godet” në Lezhë, kush janë 4 të piketuarit e radhës (Emrat)

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër shtetasve.

12:43
Keqinformimet mbi Covid-in/ Përhapen në 25 gjuhë të ndryshme

Zëra të pavërtetë për Covid-19, stigma dhe teoritë konspirative kanë qarkulluar në 25 gjuhë të ndryshme në të paktën 87 shtete, përfshirë SHBA dhe kjo përhapje informacioni ka çuar në viktima dhe të lënduar – tregon një studim i ri që analizonte përmbajtjen e postuar në platformat e medias sociale, gazeta online dhe faqe të tjera interneti nga 31 dhjetori deri më 5 prill.

12:33
Plazhet pa investime/ Në Seman kërkohet infrastrukturë

Çdo cep me rërë i Shqipërisë po frekuentohet këtë vit nga pushues vendas, por mungesa e investimeve bën që pushimet të mos jenë në cilësinë e duhur.

12:24
Të shtënat me armë zjarri në Tushemisht/ Arrest me burg për 30 ditë ndaj Mariglen Topuzit

Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 30 ditë për Mariglen Topuzin, i cili u arrestua si një prej personave që ka lidhje me atentatin e kryer në hotelin “Voloreka” në 8 gusht.

12:15
Bëni një “sakrificë” të vogël sot/ Manastirliu thirrje të rinjve: Ua keni borxh prindërve dhe të afërmve

Përmes një postimi në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ka drejtuar të rinjve një thirrje për t’u bërë mbrojtësit e vetes, të prindërve dhe të më të dobtëve..

12:09
(VIDEO) “Bulevardi i Ri”, pistë garash/ Tiranë, banorët të shqetësuar: Ky është stresi i çdo nate

“Bulevardi i Ri” tek ish-stacioni i Trenit është shndërruar në një pistë të vërtetë garash.

12:08
Bashkëshortja e mbajti shtatzëninë të fshehtë, Ed Sheeran baba këtë verë!

Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ylli i “A-list” do të bëhet baba këtë verë pasi 28 vjeçarja e mbajti shtatzëninë e fshehtë gjatë izolimit nga koronavirusi.

11:46
A e rrisin cigaret elektronike rrezikun ndaj COVID-19?

Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurë më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë.

11:44
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 63 pacientë me COVID-19, 11 në gjendje të rëndë

63 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

11:42
Për 11 ditë, 118 persona ndërruan jetë në Kosovë nga Covid-19

Nga data 1 gusht në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën 118 persona.

11:37
Del videoja/ I maskuar dhe me kallashnikov në duar, ja ç’ndodhi më 8 gusht në Tushemisht

Më 8 gusht, një breshëri plumbash goditi disa mjete të parkuara në hotelin “Voloreka” në Tushemisht duke shkaktuar dëme materiale.

11:36
Koronavirus te Barça/ Një rast pozitiv, pa simptoma

Koronavirusi shfaqet edhe te Barcelona.

11:27
“A të vjen ndopak zor Ogerta”/ PD deklaroi se spitalet Covid kanë mbetur pa barna, vjen reagimi nga “Shefqet Ndroqi”

Pas postimit në Facebook të Bardh Spahisë së PD-së, ku thuhej se qeveria i ka lënë spitalet Covid pa barna specifike, ka ardhur një reagim nga Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

11:05
Princ Harry dhe Meghan Markle blejnë shtëpinë e tyre të parë!

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë blerë shtëpinë e tyre të parë. Një burim i afërt me Dukën dhe Dukeshën e Sussex raportoi për E!News se familja me tre anëtarë është zhvendosur në një rezidencë të re në Santa Barbara në korrik të këtij viti.

11:01
Protesta në rrugë për të tretën natë/ Bjellorusi, mijëra persona të ndaluar

Bjellorusia është përballur me protesta në rrugë për të tretën natë me radhë, ndërkohë që kandidatja për presidente, Svyatlana Tsikhanouskaya është larguar në Lituani, meqë është rritur shtypja qeveritare ndaj pakënaqësive të opozitës.

10:59
Kosovë/ Ministria e Shëndetësisë licenson nëntë laboratorë të tjerë për testet serologjike

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën se ka licensuar edhe nëntë laboratorë të tjerë për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin e ri.

10:55
Mbretëria e Bashkuar përballet me recesion pas 11 vjetëve

Mbretëria e Bashkuar edhe zyrtarisht po përballet me recesion për herë të parë në 11 vjet për shkak të pandemisë me koronavirus.

10:54
Gjermania regjistron rritjen më të madhe të të infektuarve me COVID-19 që prej majit

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka shprehur shqetësim për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë shtet, dhe ka bërë thirrje për zbatim të distancimit fizik dhe rregullave të higjienës.

10:40
Fatkeqësitë natyrore/ Përmbytje, tërmete, zjarre – Shqipëria zë vendin e parë në Evropë

Përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian prej vitesh janë intensifikuar, por ka një fushë në të cilën vendi ynë mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë.

10:34
Dasmat në kohë pandemie/ Gjoba të shumta, policia arkëton miliona lekë

Dëshira e çifteve për një dasmë me miq dhe farefis edhe pse në kohë pandemie dhe tundimi i pronarëve të lokaleve për të shtuar fitimet në dhjetëra raste ka rezultuar më i madh se frika e të dy palëve nga koronavirusi.

10:31
Një vit nga vettingu…! Në pritje 510 prokurorë e gjyqtarë

Kjo javë shënoi mbylljen e vettingut edhe për këtë sezon, pasi anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe atij të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë marrë pushimet.

10:21
Terrorizoi pushuesit në Tushemisht/ Nën masa të larta sigurie, nis seanca për Mariglen Topuzin

Ka nisur në Pogradec, me dyer të mbyllura dhe nën masa të larta sigurie, seanca gjyqësore ndaj 37-vjeçarit Mariglen Topuzit, i arrestuar për dy sulmet me armë të ndodhura në një hotel në Tushemisht, ku u qëllua me breshëri plumbash duke dëmtuar 7 makina të parkuara dhe xhamat e hotelit.

10:12
Sherr në “Don Bosko”/ Plagos me thikë 45-vjeçarin, bie në prangat e policisë

Një 50-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë për plagosje me thikë.

10:05
“Mos bëni deklarata që harbojnë të rinjtë”/ Covid-19, Braçe kritika ndaj politikës

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri Erion Braçe shpërtheu me tone të ashpra ndaj politikës, si dhe kundër lokaleve që grumbullojnë njerëz, duke u bërë kështu vatra të rrezikshme infektimi nga koronavirusi.