Argjentinë, regjistrohet numri më i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19

12/08/2020 13:28

Në Argjentinë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 240 persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 5.004.

Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës njoftoi se bëhet fjalë për numrin më të madh të të vdekurve në një ditë.

Në njoftimin theksohet se në periudhën e njëjtë është konfirmuar koronavirusi tek 7.043 persona dhe se numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti 260.911.

Epiqendra e infeksionit është Buenos Aires, ku me 4.576 raste që janë konfirmuar gjatë ditës së kaluar, numri i të infektuarve është rritur në 161.242.

Në Argjentinë më 20 mars me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit është vendosur orë policore, që më vonë u hoq nëpër vende ku u regjistruan më pak raste.

Ora policore, në një formë më të butë, është vazhduar në Buenos Aires deri më 16 gusht.

Kili, 39 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Në Kili gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19 e kanë humbur jetën 39 persona, me çka numri i përgjithshëm arriti në 10.178.

Në periudhën e njëjtë janë konfirmuar 1.566 raste të reja me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 376.616.

Janë shëruar 349.541 persona që më herët u diagnostikuan me COVID-19.

Top Channel