Aksident në hyrje të Pogradecit/ Motori përplaset me makinën, një i plagosur

12/08/2020 13:37

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Pogradec.

Mësohet se një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i dëmtuar, por për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon lidhur me zbardhjen e rrethanave të saj.

Top Channel