Drejtuesi e pasagjerët ishin nën efektin e lëndëve narkotike, përfundon në kanal makina (FOTO)

12/08/2020 16:55

Katër turistë britanikë kanë përfunduar me makinën e tyre në një kanal në Amsterdam. Dyshohet se shoferi i automjetit dhe pasagjerët ishin duke konsumuar lëndë narkotike pak para se të ndodhte aksidenti.

Makina ka përfunduar në kanalin e Oudezijds Voorburgwal dhe për të ndihmuar personat që ndodheshin brenda janë angazhuar kalimtarët. Ata janë hedhur në kanal dhe kanë bërë ç’të munden për të shpëtuar burrat.

Personat brenda makinës fatmirësisht kanë arritur që të shpëtojnë pa lëndime, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për makinën, e cila mbeti e zhytur nën ujë, shkruan “Daily Mail”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel