Çifti nuk pyet për pandeminë! Burri heq këpucët në mes të aeroplanit, ndërsa gruaja nis t’i bëjë masazh

12/08/2020 17:49

Një pasagjer i një aeroplani, i lodhur nga udhëtimi i gjatë, ka gjetur pak momente qetësie dhe relaksi, kur gruaja nisi të masazhonte këmbën e tij.

Në videon e bërë virale, shikohet gruaja me maskë mbrojtëse, teksa masazhon këmbët e burrit.

Identiteti i çiftit nuk bëhet i ditur dhe as vendi ku ka ndodhur ngjarja, por ndaj videos kanë vërshuar mijëra komente negative.

Disa prej komentuesve thonë se një veprim i tillë duhet të ndalohet nga personeli i aeroportit, pasi mund të kthehet një në shqetësim për pasagjerët e tjerë.

Top Channel