Çdo cep me rërë i Shqipërisë po frekuentohet këtë vit nga pushues vendas, por mungesa e investimeve bën që pushimet të mos jenë në cilësinë e duhur.

Kjo ndodh në bregdetin e Adriatikut në plazhin e Semanit, ku të vetmit që hedhin para janë individët me investime modeste. Pronarët e lokaleve ankohen për lënien në harresë të këtij plazhi që historikisht ka qenë destinacion i fierakëve, ndërkohë që plazhit të Darëzezës i është kushtuar më shumë vëmendje nga bashkia e Fierit.

Mungesa e ujit dhe problemet në një pjesë të rrugës, kanë sjellë pakësimin e pushuesve. Ata thonë se bregdeti është i pastër, por mungesa e investimeve dhe rruga e prishur nuk duhet të bëhen pengesë për frekuentimin e  këtij plazhi me rërë të jodizuar apo freskisë së pyllit me pisha.

Në këtë plazh shkojnë edhe persona me probleme shëndetësore, pasi është i njohur për rërën kurative për sëmundje të ndryshme.

 

Top Channel