Tregu i cigareve të paligjshme gjatë dekadës së fundit është shtrirë përtej produkteve kontrabandë duke u zgjeruar përmes falsifikimit të cigareve të markave prestigjioze ashtu dhe prodhimit të“cigareve të bardha” që nuk mbajnë emra të njohur të industrisësë duhanit.

Vlerësimet e bëra në këtë industri thonë se 450 miliardë cigare shiten ilegalisht çdo vit. Në BE, 8.7% e të gjitha cigareve të konsumuara janë ose të falsifikuara ose kontrabandë.

Lloji i parë i tregtisë së paligjshme të cigareve është falsifikimi i produkteve, ku kompanitë bëjnë prodhime gati identike në dukje të markave të njohura siç është Marlboro. Lloji i dytë qënjihet si “cigaret e bardha”, janë zakonisht cigare të prodhuara në vend, apo shtete të ndryshme që synojnë të kontrabandohen përtej kufijve. Të dyja këto janë një formë e falsifikimit të paligjshëm që janë kthyer në një problem të madh si në Sh.B.A ashtu dhenë vendet Europiane.

Cigaret e bardhaështë zbuluar se përmbajnë nivele të larta të plumbit, arsenikut dhe merkurit, si dhe shumë substanca të dëmshme. Ato përmbajnë dhe sasi shumë më të larta të kancerogjenëve të njohur krahasuar me cigaret normale si dhe 160 përqind më shumë katran, 80 përqind më shumë nikotinë dhe 133 përqind më shumë monoksid karboni.

Për më tepër, këto produkte të paligjshme janë më të predispozuara se cigaret normale, që të kenë ndikim negativ si në shëndetin mendor ashtu dhe fizik të duhanpirësve, pasi dhe në vet mënyrën e prodhimit të tyre nuk kontrollohet zbatimi i rregullave të përcaktuara të prodhimit.

Nisur nga këto kushte, Organizata Botërore e Shëndetit ka vlerësuar se dhënia fund e tregtisë së paligjshme të cigareve mund të shpëtojë 160,000 jetë në vit.

Por krahas ndikimit tëmenjëhershëm në shëndetin e duhanpirësve, tregtia e paligjshme e cigareve ndikon drejt për së drejti dhenë shëndetin publik duke qenë se këto produkte ofrohen në treg me çmimekonkurruese, ato nxisin të rinjtë në eksperimentimin dhe përdorimin e duhanit. Të rinjtë dhe duhanpirësit me të nivel të ardhurash të ulët, tërhiqen nga shitja e paketave të hapura, ose cigareve më numër, e cila njihet si një nga mënyrat më të përdorura të tregtisë së paligjshme të cigareve. Pasi asnjë nga kompanitë e njohura të prodhimit të duhanit nuk autorizon distributorët e tyre të shesin paketa të hapura.

Gjithashtu, produkte të tilla të paligjshme duke mos shfaqur paralajmërime shëndetësore në kuti i çorientojnë përdoruesit e rinj të duhanit, si dhe krijon mundësinë e përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete të paligjshme të shitjes.

Si cigaret kontrabandë ashtu dhe ato të falsifikuara apo cigaret e bardha që shiten në tregun e zi kanë të përbashkëtshmangien e kontrollevetatimore qëçdo vit i kushton miliarda të ardhura qeverive dhe taksapaguesve, ndërkohë që kontrabandistët ndërkombëtarë fitojnë të ardhura të mjaftueshme për të fuqizuar rrjetin e tyre.

Ndaj duhet pranuar se tregtia e paligjshme e produkteve të duhanit është një shqetësim i madh botëror i cili prek shumë fusha si: shëndetësore, ligjore, ekonomike, të qeverisjes dhe korrupsionit.

Top Channel