E dashura e tij fjeti me mbi 1100 meshkuj, partneri i modeles së Only Fans: Ajo kthehet gjithmonë tek unë
Barbra Streisand shprehu mirënjohjen e saj përmes një mesazhi video gjatë ceremonisë së mbylljes së Festivali i Filmit në Kanë, ku u nderua me çmimin prestigjioz “Palma e Artë e Nderit”.
Aktorja dhe këngëtarja legjendare mungoi fizikisht në edicionin e 79-të të festivalit për shkak të një dëmtimi në gju, por dërgoi një mesazh emocional falënderimi, duke deklaruar në fund: “Rroftë kinemaja”.
Gjatë videos së saj, Streisand foli për rrugëtimin artistik dhe dashurinë e hershme për kinemanë evropiane. Ajo tregoi se që në moshë të re frekuentonte një sallë kinemaje pranë shkollës së saj, ku zbuloi filmat e regjisorëve të mëdhenj si François Truffaut, Ingmar Bergman, Federico Fellini dhe Akira Kurosawa, të cilët, sipas saj, ndikuan thellësisht në formimin e saj artistik dhe e frymëzuan të bëhej aktore.
Barbra Streisand sends a thank-you video message to the #Cannes Film Festival for her honorary Palme d'Or: "Merci beaucoup and vive le cinéma!"
She is unable to attend the the festival after a knee injury. https://t.co/PEKXZKzWJq pic.twitter.com/ZndKx2rcTn
— Variety (@Variety) May 23, 2026
Në ceremoninë e së shtunës mbrëma, çmimi u mor në emër të saj nga Isabelle Huppert. Më pas, në sallën kryesore të Pallatit të Festivaleve u shfaqën fragmente nga filmat më të njohur të Streisand, përfshirë “Mënyra si ishim”, Funny Girl, “Një yll lindi” dhe “Pasqyra ka dy fytyra”, ndërsa publiku e duartrokiti në këmbë kur ajo u shfaq në ekranin e madh.
Në mesazhin e saj, Streisand theksoi gjithashtu se gjithmonë e ka parë kinemanë edhe nga këndvështrimi i regjisores, duke u përpjekur të kuptojë rrëfimin e plotë të historisë dhe të kontribuojë kreativisht në zhvillimin e filmave ku ka marrë pjesë.
Top Channel