Rikthim pas 35 vitesh me një mision/ Emigranti Flamur Zhuri rrëfen historinë e veçantë në ‘Ftesë në Pesë’: U kërkova francezëve karroca dhe…

26/05/2026 18:25

Një histori e vecantë e një emigranti u rrëfye sot në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

Flamur Zhuri ishte ndër shqiptarët e parë që hyri në ambasadë, një javë para se ato të hapeshin në vitin 1990.

Edhe pse rrezikoi jetën asokohe, ia doli të ikte në Francë, shtetin që kishte ëndërruar.

Sot, pas 36 vjetësh, ai është kthyer në Shqipëri, por me një mision të vecantë: Të shpërndajë karroca elektrike për personat me aftësi të kufizuara.

“U kërkova francezëve karroca dhe ata që i kishin nxjerrë në shitje, i anulluan dhe m’i dhanë mua”, tha ai.

Dëshira e tij është të shpërndajë karroca te familjet qe nuk kanë mundësi t’i blejnë ato.

Sot ai ka një emër të ri: Anthony

“Emri im, Flamur, në frëngjisht do të thotë zjarr i dashurise dhe mua nuk më përshtatej me pamjen time”, tregoi ai me humor.

 

Top Channel