Incident i papritur në “She’s on Top”, Niko Komanin e “kap syri i keq”, ja çfarë i ndodhi anëtarit të jurisë

24/05/2026 17:56

Niko Komani, stilisti i njohur shqiptar, do të jetë një nga anëtarët e jurisë në “She’s on Top” këtë sezon, së bashku me modelen Françeska Rustem.

Menjëherë pasi u prezantua nga Sara Gjordeni, e cila e komplimentoi për veshjen tepër të veçantë të krijuar prej tij, Komanit i ndodhi një incident i papritur.

Sapo u ul në karrigen e jurisë, atij i ra nga qafa varësja.

“Syri i keq”, tha Sara me humor.

Top Channel