Walt Disney i ka dhënë fund një prej emrave më të famshëm në industrinë e argëtimit, 20th Century Fox. Kjo vjen në një kohë kur shtëpia legjendare e miushit Mickey, ka rikonceptuar një nga studiot e saj televizive si 20th Television.

Lëvizja pason rikonceptimin në janar të kompanisë 85 vjecare 20th Century Fox si 20th Century Studios. Vitin e kaluar, Disney nënshkroi një marrëveshje 71.3 miliardë dollarëshe për të blerë asetet e Fox Medias të Rupert Murdoch.

Disnei po ashtu ka rikonceptuar edhe të tjera studio të tij televizive, përfshirë ndryshimin e ABC Studios dhe ABC Signature Studios në ABC Signature ndërsa Fox 21 Television Studios u bënë televizioni Touchstone.

“Emrat dhe logot e reja shënojnë një ditë të re për ABC Signature, 20th Television dhe Touchstone Television ndërkohë që nderojnë historitë e tyre të pasura dhe fuqinë krijuese të kompanisë Ealt Disney”, tha Craig Hunegs, president i Disney Television Studios në një deklaratë. Disney është edhe një forcë dominuese në lajmet amerikane si pronar i rrjetit ABC. Ai madje po konkurron tani edhe Netflix me shërbimin e tij Streaming Disney+. 20th Century Fox, është e njohur për prodhimin e disa prej filmave më të mëdhenj të kohërave, përfshirë “Avatar”dhe “Titanik”.

Ajo u krijua në 1935 kur Twentieth Century Pictures dhe Fox Films u shkrinë. Ndërsa historia e bërjes së filmave të Disney-t daton që nga 1937, me “Borëbardhën dhe shtatë xhuxhat” dhe tani përfshin Lucasfilm, që prodhon serinë Star Wars dhe Marvel Studios, mes kompanive kryesore të filmave të tij.

 

 

Top Channel