Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Situata të Jashtëzakonshme, Michael Ryan, ka paralajmëruar qeveritë që ofrojnë informacione me motive politike rreth pandemisë së koronavirusit, se mund të ballafaqohen me reagime politike.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj është shprehur se përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor janë bërë, mirëpo presin rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrin vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor.
65 kg kanabis janë kapur këtë të martë(08.09.2020) nga Policia e Fierit në fshatin Savër të Lushnjës.
Kryeministri Edi Rama ishte në shkollën e fiskulturës në Durrës, ku zhvilloi një bashkëbisedim mbi mënyrën e zhvillimit të vitit të ri shkollor, në kushtet e reja të krijuara nga pandemia e Covid-19
Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov i ka shprehur gatishmërinë Qipros se Moska mund të ndihmojë në çdo bisedim të mundshëm për arritjen e një marrëveshjeje me Turqinë për shkak të tensioneve që kanë lindur si pasojë e kërkimit të gazit natyror në Detin Mesdhe.
Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 8 000 kilometra katrore në Kaliforni, rreth 80 herë sa sipërfaqja e Parisit, duke detyruar shumë banorë të largohen si pasojë e këtyre zjarreve që kanë arritur përmasa të pazakonta që prej vitit 1987, theksuan zjarrfikësit.
India dhe Kina kanë bërë akuza të ndërsjella për veprime ushtarake në zonën e tyre kufitare të kontestuar, pas të shtënave paralajmëruese, derisa bisedimet për uljen e tensioneve po vazhdojnë midis dy fqinjëve që posedojnë armë bërthamore.
Shtëpia e vogël e Edith Macefield është akoma e fortë, përkundër të gjitha përpjekjeve për ta shkatërruar atë.
Lubjana Gjeçaj, e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë dhe u arrestua pak ditë më parë nga autoritet shqiptare, ka marrë masën arrest me burg, e dhënë nga gjyqtarja Vjollca Spahiu.
Talat Xhaferi ka uruar Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
Kreu i PD Lulzim Basha ka ripërsëritur premtimin e tij se do t’u rrisë pagën bluzave të bardha, me 1200 për mjekët dhe 700 për infermierët.
Çifti i njohur David dhe Victoria Beckham thuhet se janë infektuar me Covid-19, kur ishin në Los Angeles, Kaliforni, në fillim të muajit mars.
Kombëtarja shqiptare humbi në sfidën e dytë të Nations League ndaj Lituanisë, një skuadër që prej kohësh nuk e ndjente shijen e suksesit.
Organizatorët e turneut US Open në Nju Jork e gjobitën tenistin serb, Novak Gjokoviq me 267,500 dollarë për sjellje jo-sportive pasi ai goditi aksidentalisht me top një gjyqtare.
Policia Rrugore e Lezhës, në zbatim të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore, ka shtuar grupet e kontrollit për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 47 pacientë me COVID-19.
Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në një intervistë të gjatë, Toni Kroos ka folur për karrierën e tij, trajnerin Zinedine Zidane dhe superyllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Një person është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë së tij.
Policia Vlorë ka realizuar operacioni policor i koduar “Llakatundi”.
Aktorja e njohur Zamira Kita ka rezultuar pozitive me covid. Ndërkohë i infektuar po ashtu është edhe burri i saj.
Deputeti i PS-së në qytetin e Vlorës, Edmond Leka ka njoftuar se ka fituar betejën me COVID-19.
Ambasada e Suedisë në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët rreth mashtrimeve të mundshme për shengen viza, leje pune dhe leje qëndrimi.
Policia e Krujës ka arrestuar shtetasin L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.
Policia e Durrësit ka arrestuar 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Luftimi i ndotjes së mjedisit është kyç për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve në Evropë, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit më të varfër, tha Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).
Bebe Rexha është gati të rikthehet fuqishëm me ushtrime dhe ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë.
Policia Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Tre zyrtarë të opozitës bjelloruse, për të cilët mendohej se ishin rrëmbyer nga forcat e sigurisë, kanë kaluar kufirin në Ukrainën fqinje, thanë autoritetet kufitare Bjelloruse më 8 shtator.
Një 45-vjeçar i cili posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike është arrestuar nga blutë e Durrësit.
Në Bosnjë-Hercegovinë po përcillen me shumë vëmendje zhvillimet në Mal të Zi, pas zgjedhjeve të fundit. Sulmet ndaj boshnjakëve cilësohen si kthim në vitet 90-të.
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 07:00, në aksin rrugor Sarandë-Piqeras. Policia njofton se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.
Një partner i NATO-s kundër një partneri të NATO-s, një anëtar i BE-së kundër një vendi kandidat të BE-së: mosmarrëveshja midis Greqisë dhe Turqisë rreth lëndëve të para në Detin Mesdhe ka shumë aspekte.
Kur të hidhet në treg vaksina anti COVID-19, BE-ja do t’i dhurojë të tilla edhe Shqipërisë. Po deri atëhere vazhdoni të ruheni dhe mos kini asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar, theksojnë BE-ja dhe OBSH-ja.
Turqia ka njoftuar masa të rrepta të reja për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19), pasi raporti ditor i numrit të infeksioneve të reja në vend kohët e fundit tejkaloi 1.000 pacientë.
Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, thotë se dokumentet e nënshkruara nga Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë duhet shikuar si pjesë të një procesi më të gjerë historik, i cili po zgjidhet. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se pavarësisht faktit se pjesa më e madhe e marrëveshjes është për tema politike, në thelb negociatat dhe marrëveshjet në këtë kontekst janë politike.
Në një moment kur me fillimin e vjeshtës pritet një rritje e numrit të të infektuarve me Covid-19, Kalifornia vazhdon luftën me zjarret.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar pamjet e ndërtimit të maternitetit të Beratit. Duke postuar videon e punimeve në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se ky investim ishte i shumë pritur nga banorët e Beratit.
Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët, por në zonat malore do të ketë edhe reshje shiu në formën e rrebesheve.
Ndryshimi në infeksionet e koronavirusit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar është “shqetësues i madh”, ka paralajmëruar zëvendës shefi mjekësor i Anglisë.
Kjo është një recetë fantastike për shijen ashtu si edhe për shëndetin. Mjaftojnë produkte të thjeshta që jo vetëm ju ngopin e ju japin energji, por edhe e ushqejnë organizmin me vitaminat dhe mineralet për të cilat ka nevojë.
Bananet janë ndër frutat më të mira për shëndetin e organizmit. Si fruti ashtu edhe lëkura ofrojnë një sërë vlerash të rëndësishme për mirëqenien tonë.
Manaferra dhe Boronica janë padyshim në listën e frutave më superiorë dhe më ushqyes në historinë e njerëzimit. Këto dy fruta të jashtëzakonshme kanë nivele tepër të larta ushqyesish dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe hekurit. Sidoqoftë, popullariteti i lartë i këtyre kokrrave të vogla vjen nga pasuria e antioksidantëve që ato kanë.
Kampionati francez i tenisit, French Open, do të lejojë 11,500 spektatorë brenda ditës që të jenë pjesë e këtij organizimi, duke respektuar protokollet me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri, ka thënë Federata franceze e Tenisit të hënën.
Nga shegët me kokrra gjithë lëng që të gëzojnë vetëm me pamjen, tek dardhat e Peshkopisë e Korçës apo kungujt që të sjellin aromën e zjarrit në fshat me amvisat që gatuajnë byrekun me kungull.
Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cënimin e shëndetit të zemrës, por mjekët paralajmërojnë se ai ndikon ndjeshëm në rënien e dendësisë kockore. Sipas kërkimeve shkencore, nivelet e larta të kolesterolit shkaktojnë eliminimin e indeve ndërlidhëse të kockave. Një gjë e tillë shkakton osteoartrit, një lloj i veçantë i sëmundjes së artritit që ndodh kur indet e kockave shpërbëhen dhe dobësohen.
Një gjykatë në Turqi ka dënuar me burgim të përjetshëm një të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS) lidhur me sulmin e vitit 2017, në një klub të natës në Stamboll.
Spanja është kthyer në shtetin e parë të Evropës Perëndimore që ka regjistruar më shumë se gjysmë milioni persona të infektuar me koronavirusin e ri, ndërkohë që rriten shqetësimet për shtim të të infektuarve edhe në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Vendet që forcuan sistemin e tyre të kujdesit shëndetësor vitet e fundit kanë përballuar më mirë pandeminë e COVID-19, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në konferencën e tij të përditshme, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u kërkoi vendeve të mësojnë nga pandemia aktuale për t’u përgatitur për një pandemi në të ardhmen. Ai vlerësoi Tajlandën, Mongolinë, Senegalin dhe vendet e tjera për përgjigjen e tyre ndaj virusit.
Politikanët kryesorë gjermanë po i bëjnë thirrje Kancelares Angela Merkel, të heqë dorë nga tubacioni i gazit natyror disa miliarda dollarësh i njohur si Nord Stream 2, që lidh Rusinë me Gjermaninë, për shkak të helmimit të veprimtarit të opozitës ruse Aleksei Navalni.
Greqia ka në plan të blejë armë, të forcojë shtabin e saj të ushtrisë dhe të reformojë industrinë e saj të mbrojtjes, tha zëdhënësi i qeverisë të hënën, ndërsa po rriten tensionet me vendin aleat në NATO, Turqinë, mbi burimet e energjisë në Mesdheun lindor.
Kandidati demokrat për president, Joe Biden shkoi të hënën në shtetin e Pensilvanisë, një ndër shtetet e lëkundura me rëndësi kritike për zgjedhjet. Me rastin e Ditës së Punës, zoti Biden bisedoi me anëtarë sindikatash ndërkohë që fushata hyn në periudhën më intensive.
Të dielën Presidenti Donald Trump mbrojti sërish mbështetjen që ai u ka dhënë trupave amerikane ndërsa disa zyrtarë të administratës u rreshtuan krah tij pas raporteve se Presidenti kishte përçmuar ushtarët amerikane të rënë në Evropë dhe se nuk kishte pranuar të vizitonte një varrezë amerikane gjatë një udhëtimi në Francë në 2018-n.
Kryeministri britanik Boris Johnson do t’i japë Bashkimit Evropian 38 ditë kohë për të arritur një marrëveshje për pas Brexitin, pa të cilën Britania e Madhe do të vazhdojë të ndjekë rrugën e saj, siç është shprehur ai.
Karantina ka patur pasoja shumë pozitive tek ambjenti. Mes shkurtit dhe marsit, sasia e dioksidit të azotit, nje prej gazrave kryesorë ndotës, ishte reduktuar shumë në të gjithë botën.
Persona të paidentifikuar kanë rrëmbyer një nga figurat kryesore të opozitës bjelloruse, Maria Kolesnikova, nga një rrugë në qendër të kryeqytetit, Minsk.
Lideri opozitar rus, Alexei Navalny ka dalë nga gjendja e komës së induktuar dhe po i përgjigjet “stimujve verbal”. Spitali gjerman që po trajton kritikun e ashpër të Kremlinit thorë se gjendja e tij është përmirësuar dhe se po e heqin dhe nga “ ventilimi mekanik”.
Edhe pse maxhoranca nuk e shkarkoi Ilir Meten në korrik, kryeministri deklaroi në nisje të këtij sesioni të ri se koha është për një ligj për presidentin.
Samir Handanovic do të jetë pjesë e Interit për të paktën edhe dy sezonet e ardhshme, pasi mbrëmjen e sotme ka firmosur kontratën që do ta mbajë të lidhur me zikaltrit deri në verën e 2022-shit.
Debutimi i Armando Brojës ishte ndoshta e vetmja notë pozitive mbrëmjen e sotme për Shqipërinë, pasi sulmuesi 20-vjeçar u shfaq mjaft autoritar dhe me dëshirë të madhe për të bërë mirë, ndonëse luajti në një rol jo të tijin në krah.
Armando Sadiku u rikthye të luajë për kombëtaren dhe qëndroi në fushë për 90 minuta në humbjen minimale 0-1 ndaj Lituanisë. Sulmuesi u pa shumë pak në fushë dhe ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, ishte dukshëm më poshtë fizikisht sesa kundërshtarët, gjë që e pranoi edhe në intervistën pas ndeshjes.
Shqipëria zhgënjeu totalisht ndaj Lituanisë dhe nuk mund të bënte ndryshe as kapiteni Elseid Hysaj, i cili jo vetëm që bëri shumë pak për të ndihmuar skuadrën, por e la edhe me një lojtar më pak në minutat e fundit.
Kombëtarja shqiptare zhgënjeu në Air Albania duke humbur ndaj Lituanisë me rezultatin 0-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Vetëm tre ditë pas barazimit zhgënjyes ndaj Bosnjës në “Artemio Franchi”, Italia u rikthye te fitorja dhe e bëri këtë në “Johan Cruijff Arena” përballë Holandës, ku triumfoi me rezultatin minimal 0-1.
Ende pa u shuar entuziazmi nga suksesi i pastër në Minsk ndaj Bjellorusisë, kombëtarja shqiptare e futbollit zbriti me këmbë në tokë në Ligën e Kombeve, duke u dorëzua 0-1 ndaj një rivali si lituania që konsiderohej më i lehtë, të paktën në letër.
Në Iran, 117 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Open në Top Channel, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk e cenon partneritetin me Turqinë.
Juristi, Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin Open në Top Channel i ka kërkuar live që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të japë dorëheqjen dhe të renditet në anën pozitive të historisë.
Sonte është i ftuar në Open në Top Channel, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi foli edhe për anulimin e takimit të datës 27 qershor. Thaçi tha se ndalimi i tij ishte politik.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka nisur sot mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për takimet e delegacionit të Kosovës në Uashington dhe marrëveshjet e nënshkruara.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur rreth procesit të dialogut dhe marrëveshjes finale me Serbinë.
Një ngjarje e pazakontë në Tel Aviv ngrohu atmosferën kur pako misterioze filluan të binin nga qielli.
Shqipëri 0 – 1 Lituani (Kazlauskas 54′).
Ka startuar sonte Open në Top Channel ku i ftuar është presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet përballë gazetarëve.
Presidenti Hashim Thaçi i ftuar sonte në “Open” ka folur rreth marrëveshjes së firmosur më 4 shtator në zyrën Ovale të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka marrë një vëmendje të madhe në debatet politike edhe në Shqipëri.
Ching Shih, ka jetuar e plaçkitur gjatë dinastisë kineze Qing, dhe është quajtur një nga piratet më të suksesshme të historisë
Kombëtarja kuqezi po përballet sonte si vendës me Lituaninë në ndeshjen e dytë të grupit C të Ligës së Kombeve.
Sonte në Top Channel në emisionin Open, i ftuari i parë është presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti Hashim Thaçi i ftuar në emisioni “Open” ka folur rreth marrëveshjes së arritur më 4 shtator në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë.
Në mesin e tensioneve në Mesdheun Lindor, Greqia ka vendosur të forcojë ushtrinë me programe të reja armësh.
U sulmuan ashpër pas largimit nga Kensington Palace.
Një nënë është urdhëruar të paguajë vrasësin e bijës së saj 40,000 paundë pas padisë që ajo ngriti për të ndaluar lirimin e tij nga burgu.
“Fiks Fare” hapi sezonin e 18-të me një denoncim të fortë, ku gazetarët e emisionit investigativ faktuan se nëna e juristit të Bashkisë së Himarës kishte fituar dhjetëra tenderë në këtë institucion.
Shqipëria sonte në “Arena” kërkon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.
Mbesa e atij që njihet gjerësisht si organizator i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Osama bin Laden ka thënë së fundmi se Donald Trump është i vetmi president që mund të parandalojë përsëritjen e masakrës famëkeqe në SHBA.
Pas disa javësh pushim sonte në orën 21:00 në Top Channel rikthehet emisioni Open. Moderatorja Eni Vasili dhe stafi i Open ka rezervuar Kosovën për teleshikuesit, ku i ftuar është një protagonist kryesor i aktualitetit politik atje.
Tiff erdhi në edicionin e 18. Një histori suksesi prej pak vitesh edhe pjesë e ISCAR Qualifying, por jetojmë në kohën e corona virusit dhe gjithcka do t’i përshtatet ritmit të nje bote të re.
Ushqim dhe politikë i është servirur Genard Hajdinit në sfidën e sotme në nisjen e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel.
Kampionati shqiptar i futbollit nuk do te nis ne daten 12 shtator sic ishte parashikuar, kjo per shkak se klubet ne vend kete here e kane me seriozisht se kurre kur thone se nuk do te zbresin ne fushe ne rast se qeveria nuk merr parasysh kerkesen e tyre per realizimin e ligjit te sportit.
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ku për shkak të një shkëndije elektrike ka shpërthyer bolieri i dushit në tualetin e banesës së shtetasit F. P., 40 vjeç.
Një elefant që jetonte prej më shumë se 30 vitesh në një rrethim të vogël në kopshtin zoologjik të Pakistanit është lejuar më në fund të rinisë jetën e tij i lirë.
Ai që do të shihni në video është Rifat Dema, 52 vjeç, me Sindromën Down, nga fshati Mazhë, i Krujës.
Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për të ulur përdorimin e parasë cash’ në ekonomi, paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare ka arritur në nivele rekord.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ia atribuon faturën financiare prej 44 milionë eurosh për prishjen e kontratës me firmën “Aktor” për rrugën Tiranë-Elbasan ish-ministrave dhe drejtuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Entela po bë gati djalin e saj Selimin për në klasë të katërt, por në prag të nisjes së vitit të ri shkollor ka shumë pikëpyetje për organizimin e ditës së saj, duke qenë se klasa e djalit do të ndahet në grupe dhe orët mësimore do të shkurtohen.
Personi që do të shihni në video është Mikleari, i penduari i drejtësisë që zbërtheu se si 10 vjet më parë Eglantina Buci u vra nga i vëllai, Shkelzeni.
Vijon fluksi i shtuar i makinave në akset rrugore bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës.