23:39
Teuta rikthehet në fron, fiton titullin kampion pas 27 vitesh
Plot 27 vjet më pas, “mbretëresha” ngjitet sërish në fron. Teuta e Durrësit është kampione e Shqipërisë për herë të dytë në histori, por për herë të parë në foto-finish. Pas 1994-ës të largët, “djemtë e detit” ia dolën të ngjiten në majën më të lartë të futbollit shqiptar, në një sezon të luftuar deri në fund dhe që u vendos vetëm nga diferenca e golave.