Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor në drejtim të Spitallës.

Një makinë tip “Ford” me drejtues shtetasen T. Q., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen.

Drejtuesja e mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel