Plas sherri mes dy shoferëve në Kamëz, njëri xhiron gomat dhe i shpëton policisë!

18/11/2021 18:43

Një sherr banal mes dy shoferëve është regjistruar në Kamzë, ku drejtuesit e dy mjeteve janë konfliktuar me njëri tjetrin ndërsa nuk dihet ende arsyeja e përplasjes.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se njëri prej tyre është identifikuar si shtetasi me inicialet I.I., ndërsa tjetri është larguar nga vendngjarja.

Policia është vënë në ndjekje të këtij të fundit, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:10, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamzë, janë konfliktuar drejtuesit e dy mjeteve, shtetasi I. I., 23 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër ende i paidentifikuar. Nga shërbimet e Policisë po punohet për identifikimin e drejtuesit tjetër që është larguar nga vendngjarja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel