EMRAT/ Arrestohet përgjegjësi, punonjësi i doganës së Goricës dhe një shofer, nuk kontrolluan makinën e ngarkuar me miell kontrabandë

18/11/2021 22:21

Përgjegjësi i pikës doganore të Gorricës, një doganier dhe drejtuesi i një mjeti janë arrestuar. Top Channel mëson se përgjegjësi i pikës doganore Julian Hanelli dhe punonjësi i doganës Petrika mano janë arrestuar për favorizim të kontrabandës.

Raportohet se dy personat e mësipërm nuk kanë ushtruar kontroll ndaj një mjeti tip Sharon, i cili sillte produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut.

Drejtuesi i mjetit  Vasil Nasto, i cili po transportonte sasinë e mallit kontrabande u ndalua nga policia ne aksin Gorricë – Zvezdë.

Të tre të arrestuarit po merren në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Korçës. Ende nuk dihet sasia e mallrave që u lejuan të hyjnë në territorin tonë nga dogana e Gorricës.

 

Top Channel