Manastirliu prezanton buxhetin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë: Mos lejoni që pika e zezë mbi detin e dobive që prodhon mjekësia të ndotin të bardhën

18/11/2021 17:40

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zbuluar detajet e buxhetit të vitit 2022, duke nisur që nga rritja e kuotave për Fakultetin e Mjekësisë deri tek rritja e pagave dhe modernizimi i infrastrukturës në spitale e qendra shëndetësore.

Nuk la pa përmendur “skeptikët” duke sugjeruar që asnjë pikë të zezë mbi detin e dobive që prodhon mjekësia të ndotin të bardhën e madhe të saj.

Manastirliu: Gjatë vitit 2022 do të hapim 150 kuota të reja duke e çuar në 450 numrin e kuotave të pranimit në Fakultetin e Mjekësisë. Buxheti 2022 është i pari kapitull i vizionit, do të jetë 360 milionë dollar, 70 milionë dollar më shumë se buxheti fillestar i 2021. Për mjekët dhe infermierët, do të ketë rritje pagash për mbi 18  mije personale shëndetësor, bonus 2.5 milionë, incentive financiare për shërbime të dedikuara, për mjekët dhe infermierët, punësimi do të jetë transparent përmes portaleve, hapim pozicione të reja pune për infermierë me programin e ri të studimeve që fillojnë prej 1 dhjetor. Do të përfundojmë akreditimin për të gjitha strukturat e shërbimeve, një strukturë e re që bëhet funksionale prej janarit.

Për qytetarët, buxheti 2022 garanton financimin e programeve të shëndetit publik dhe përgjigjen  ndaj pandemisë, fuqizim të kapaciteteve spitalore dhe mbështet me 2,7 miliard lekë vaksinimin ndaj covid. Programi i kujdesit ka në fokus transformimin e qendrave shëndetësore. Zgjerojmë skemën e rimbursimit të barnave duke financuar 110 milionë dollar. Sigurojmë mbi 4.6 milionë analiza falas në spitale. Fuqizojmë urgjencën kombëtare duke rritur flotën motorike me synim kohën e mbërritjes së urgjencën.

Buxheti 2022 garanton modernizimin e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet. Nisim rehabilitimin të spitalit Infektiv duke e kthyer në një qendër reference për sëmundjet infektive. Modernizojmë QSUT duke vijuar me sëmundjet e brendshme dhe përfundojmë rikonstruksionin e pajisjen e spitalit pediatri në Elbasan, maternitetin të Kukësit dhe vijojmë rikonstruksionin e mbretëresha Geraldinë.

Të mos harrojmë një element të rëndësishëm, revolucionin digjital. Do të shtrijmë digjitalizimin në sistemin farmaceutik me qëllim rritjen e transparencës dhe reduktimin e burokracive. Të gjitha janë punë që  kemi nisur e do ti finalizojmë sikur janë programe dhe projekte të reja që fillojmë së bashku.

A po ecën gjithçka kaq fjollë? Aspak. E di sa shumë problem mbeten për tu zgjidhur, sa rrugë kemi për të bërë deri kur të mbërrijmë aty ku e duam ne shëndetësinë. Ne jemi kritikët e parë të vetes sonë, jemi pranues. Duhet të jemi vigjilentë për mos lejuar ndonjë pikë të zezë mbi detin e dobive që prodhon mjekësia të ndotin të bardhën e madhe të saj. Jemi duke punuar në disa plane. Dua t’ju falenderoj nga zemra për sakrificën tuaj në një periudhë aspak të lehtë si kjo e pandemisë.

Top Channel