Digjet në banesë çifti i të moshuarve/ Irakli e Fotini Panajoti viktima të zjarrit që nisi nga një shkëndijë

18/11/2021 19:44

Pasditen e djeshme ndodhi një tjetër ngjarje e rëndë, këtë herë në Dropull.

Në një banesë ku jetonin dy të moshuar një zjarr që dyshohet se nisi me një shkëndijë nga vatra u mori jetën çiftit të bashkëshortëve.

Të moshuarit mësohet se u përpoqën të dilnin nga banesa në flakë por mendohet se janë asfiksuar nga tymi. Banesa kishte rreth 10 m 3 dru të thatë që i përdornin për oxhakun çka dyshohet se ka favorizuar zjarrin.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë arritur atje rreth 2 orë pas marrjes së njoftimit nga banorët për shkak të terrenit të vështirë. Fqinjët nuk kanë mundur t’i ndihmojnë të moshuarit pasi zjarri ka qenë i shpejtë dhe i vrullshëm. Në fshat aktualisht ka rreth 20 banorë të gjithë të moshuar.

Top Channel