Elbasan/ Makina del nga rruga, lëndohet 25-vjeçari

18/11/2021 17:52

Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë.

25-vjeçari M. H. duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel