E hënë, 08 Shkurt 2021
22:43
Ka mjekë të përfshirë në skandalin e Tire Alldërvishit? Ja çfarë thotë drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi është shprehur se nuk ka shqetësim se ka mjekë të përfshirë në skemën e korrupsionit tek Covid 2, ku u zbulua rasti i Tire Alldërvishit.

22:23
Mbulon me makeup gjysmën e trupit/ Si do dukej pa tatuazhe 33-vjeçarja e famshme (FOTO)

Një nënë nga Cheshire e Anglisë e quajtur ‘Gruaja më e tatuazhuar në Britani’ ka zbuluar se si do të dukej pa artin e saj trupor.

22:15
​BE dakordohet me Pfizer për 300 milionë doza të tjera të vaksinës

Bashkimi Evropian ka rënë dakord me Pfizer dhe BioNTech për të shpërndarë 300 milionë doza shtesë të vaksinës së tyre COVID-19, tha sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

22:14
​Limaj: “Shkoi errësira, erdhi drita”, është deklaratë për gjynah e Kurtit

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur për kundërshtarët politikë, duke thënë se ata nuk kanë histori.

22:13
Debat me tone të larta në “Open”/ Mërtiri: Nuk ndodh në botë që pastruesja e spitalit të marrë 8 milionë lekë!

Një debat i ashpër ka nisur në studion e “Open” në Top Channel mes analistit Ergys Mërtirit dhe drejtorit të spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzit e drejtorit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në lidhje me skemën e korrupsionit në spitalin Covid 2.

22:06
I shpallur në kërkim për dy grabitje në Tiranë, arrestohet Kristi Çinari. Ishte pajisur me kartë ID kosovare

Kristi Cinari, person i cili dyshohet për grabitje me armë të ndodhur në Tiranë është arrestuar në Kosovë.

21:59
Brataj e zbulon në “Open”: Kapisyzi e kaloi shumë rëndë koronavirusin

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thekson rëndësinë e bluzave të bardha në përballjen me koronavirusin dhe pacientët e infektuar që kanë nevojë për trajtim spitalor.

21:56
Përmbyset makina në aksin Elbasan-Peqin, dy të plagosur

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Vidhas.

21:51
Kapisyzi: Nuk mund të hysh në një dhomë me pacientë të palarë se duhet të vendosësh kundragazin

Gazetarja Anila Hoxha ka ngritur shqetësimin në lidhje me situatën e menaxhimit të pandemisë në vendin tonë duke ngritur disa pyetje nëse kanë spitalet një protokoll.

21:46
Skemë korrupsioni tek Covid2? Flet në “Open” drejtori i spitalit

Në Open në Top Channel po diskutohet për hetimet e Prokurorisë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në spitalin Covid2.  Drejtori i Spitalit Shefqet Ndroq, Perlat Kapizysi foli në studion e Open për ngjarjen e rëndë duke thënë se korrupsioni në mjekësi është një sëmundje globale.

21:42
Çfarë po ndodh në Indi, në protestën e fermerëve të mbështetur edhe nga Rihanna (fotot)

Fermerët në Indi bllokuan akset kryesore të rrugëve gjatë protestave disa orëshe të shtunën, të cilat tërhoqën vëmendje ndërkombëtare dhe u mbështetën nga një numër emrash të njohur, mes të tjerëve dhe nga këngëtarja amerikane Rihanna

21:42
Korrupsioni te “Shefqet Ndroqi”/ Debat i ashpër në “Open”: Fenomen që duhet t’i uli kokën bluzave të bardha!

Një prej temave të diskutuara ditën e sotme në “Open” ishte edhe skandali në spitalin “Shefqet Ndroqi” i lidhur me mashtrimin dhe zhvatjen e personave me COVID dhe familjarëve të tyre është thelluar. Pas hetimeve të disa javëve, janë arrestuar edhe 3 infermiere e 1 sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilat kanë bashkëpunuar me të akuzuarën Tire Alldervishin.

21:34
La të infektuarën me Covid-19 pa ushqim/ Kapisyzi flet për skandalin e Tire Alldërvishit: Nëse bën insulinën e qëndron pa bukë, bie në koma

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka folur në emisionin “Open” në Top Channel për skandalin e Tire Alldërvishit, personave të tjerë të përfshirë në skemën e korrupsionit dhe hetimet e prokurorisë.

21:24
E lyer dhe e kuruar në orarin e punës, kjo është infermierja që bashkëpunoi me Tiren (FOTOT)

Ditën e sotme në spitalin Shefqet Ndroqi u arrestuan tri infermiere dhe një sanitare, të cilat dyshohen se janë bashkëpunëtore me Tire Alldervishin.

21:17
Në pranga për zhvatje ndaj pacientëve të infektuar me Covid-19/ Gazetarja Hoxha: Prokuroria paralajmëron hetime të tjera

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbuluar në emisionin “Open” se si funksiononte skema e zhvatjes së parave nga infermieret dhe sanitaret drejt personave të infektuar me Covid-19, të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, njohur ndryshe si Covid 2.

21:17
Nga Anglia në Çeki “në darën” e borës/ Stuhia “Darsi” gjunjëzon Europën

Një shtresë e trashë dëbore ka mbuluar Yorkshire në veri të Anglisë ku stuhia Darsi ka sjellë acar e temperatura nën zero. BBC thotë se reshjet e dëborës mund të vazhdojnë pa pushim deri të mërkurën në këtë zonë.

21:14
Qendra Kulturore Artistike “Margarita Tutulani” rrëmben në Prizren çmimin e parë të festivalit ndërkombëtar

Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të këngës qytetare,që u organizua në qytetin e Prizrenit.

21:08
Qeveria ndryshon me akt normativ buxhetin 2021

Nuk kanë kaluar ende dy muaj që nga nisja e këtij viti, por qeveria ka rishikuar me akt normativ buxhetin 2021.

21:04
Holanda pezullon adoptimet e fëmijëve nga jashtë vendit pas abuzimeve të shumta në procedura

Holanda ka pezulluar të gjitha adoptimet nga jashtë vendit pasi një hetim zyrtar ka zbuluar abuzime të shumta proceduriale.

20:53
Rivalitet edhe në hapësirë/ Nis ‘lufta’ e sondave kozmike në planetin e kuq

Qielli i Marsit do të jetë dëshmitar i disa shfaqjeve befasuese aeronautike në ditët e ardhshme kur tre sonda rivale të robotëve hapësinorë pritet të mbërrijnë në planetin e kuq pasi kanë udhëtuar për miliona kilometra nëpër hapësirë.

20:35
Fiks Fare/ Kryetarja e Bashkisë Kurbin ka shkelur ligjin me emërimet e mësuesve në kohën kur drejtonte ZA-në

Ish drejtoresha e Zyrës Arsimore Kurbin shkel ligjin për emërimin e mësuesve. Zhduken dokumentat! Në kohën kur drejtonte zyrën arsimore ,kryetarja aktuale e Bashkisë Kurbin  ka bërë emërime të mësuesve në kundërshtim me ligjin.

20:30
Turqia me armë të re/ Ndër më të mirat e ushtrive të NATO-s

Testet e kualifikimit të armës së re turke, pushkës MPT-76 u mbyllën me sukses, e konfirmuar nga vetë kreu i industrisë së mbrojtjes, Ismail Demir.

20:25
Takim “kokë më kokë”/ Merkel dhe Erdogan për krizën në Mesdhe

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilluan një bisedë për krizën në Mesdhe përmes një lidhjeje me video, ku nuk ishte asnjë lider tjetër botëror.

20:19
Kapitoli, sprova e radhës/ Paketa e ndihmave dhe gjyqi ndaj Trump

Këtë javë, Uashingtoni do të përballet me dy çështje të rëndësishme – paketën e ndihmës ekonomike prej 1.9 trilion dollarësh që ka propozuar Presidenti Joe Biden dhe gjyqin e Senatit ndaj paraardhësit të tij, Donald Trump mbi akuzat për nxitje të rebelimit.

20:09
Holandë, moti i keq mbyll shkollat dhe qendrat e depistimit për COVID-19

Temperaturat e ulëta vazhdojnë të prekin Holandën duke shkaktuar mbylljen e shkollave fillore, që do të hapnin portat për herë të parë pas shtatë javësh.

20:06
Masakroi me thikë prostitutën shqiptare në Itali, arrestohet autori i dyshuar. Çfarë deklaroi në polici

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi dyshohet se masakroi me thikë partneren e tij 47-vjeçare dhe trupin e pajetë e la në rrugë.

20:04
Ftesë në 5/ Ushqimi i preferuar në familjen e Bashës nuk qenkan makaronat e videos virale

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua rreth videos së kreut demokrat, Lulzim Basha, cili filmohej nga e shoqja teksa gatuante në kuzhinë.

20:00
Ministrja Kushi në analizën vjetore 2020 të DPAP: Vëmendja jonë është sigurimi i arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës

Ditën e sotme është zhvilluar analiza vjetore e punës për vitin 2020 e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP), ku morën pjesë në një takim “online” Ministrja Evis Kushi, drejtues të DPAP, drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore.

19:58
Ekspozohet oficerja britanike që filmonte skena intime me të dashurin në bazën sekrete bërthamore (fotot)

Një oficere e marinës britanike që ishte gjithashtu modele erotike në rrjetet me pagesë të internetit, është ekspozuar së fundmi pas postimit në rrjet të momenteve intime me të dashurin e saj nga baza sekrete ushtarake, ku të dy ata janë të stacionuar.

19:58
Ekspozita e parë pas pandemisë/ Hapet në galerinë e arteve, i kushtohet artisteve nga Shqipëria dhe Kosova

Cili është kontributi që kanë dhënë artistet gra të Shqipërisë, Kosovës, e trevave më gjerë në historinë e artit shqiptar.

19:47
“Kujdes rri urtë”, zyrtari i Bashkisë Kamëz, Eni Bistri kërcënohet me mesazhe

Drejtori i taksave dhe tarifave pranë Bashkisë Kamëz është kërcënuar përmes mesazheve.

19:47
Vritet një grua në Malësinë e Madhe/ 47 vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike

Një ngjarje e rende ka tronditur fshatin e Bajzes në Malësinë e Madhe.

19:44
Hakmarrje ruse ndaj Shqipërisë/ Dëbohet diplomatja e ambasadës shqiptare në Moskë

Qeveria Ruse ka dëbuar një diplomate  shqiptare në formë hakmarrje pas dëbimit nga Tirana dy javë më parë të sekretarit të dytë të ambasadës ruse në Tiranë.

19:40
Policia tregon si të mbroheni/ Po hetohet disa raste të vjedhjes së llogarive në rrjetin ‘Wahtsapp’

Prej disa ditësh në vendin tonë në njësinë për hetimet kibernetike janë kallëzuar disa raste në lidhje me ndërhyrjen në të dhënat personale në aplikacionin Whatsapp që përdorin qytetarët.

19:37
Pasaportë shqiptare për vaksinën/ Do të pajisjen të gjithë personat e vaksinuar. Vlen edhe për udhëtime

Për të udhëtuar lirshëm nga një shtet në tjetrin, Bashkimi Europian sheh si mundësi shpëtimi gjatë pandemisë pasaportën e vaksinimit,  një vërtetim që do të ishte i ngjashëm sipas  ekspertëve të komisionit europian me rezultatin negativ të tamponit që kërkohet ditët e sotme nga disa shtete për të kaluar kufirin.

19:34
Ish-kryeministrja britanike telefonoi burrin e panikosur pasi eci për dore me Donald Trump (fotot)

Në disa kujtime intriguese nga koha e saj në zyre, ish kryeministrja konservatore britanike Theresa May ka thënë se kishte nxituar e panikosur t’i telefononte burrit, menjëherë pasi u fotografua duke ecur për dore me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

19:31
Veprimi epik i Muratit kur Sindi zgjedh djalin për takimin e radhës (FOTO)

Takimi me Elvisin e emocionoi shumë, por Sindi zgjodhi që të zhvillojë një takim të dytë me Muratin.

19:30
​Lëndohet Paul Pogba, mungon për disa javë

Paul Pogba do të mungojë disa javë për Manchester United për shkak të një lëndimi ka konfirmuar trajneri Ole Gunnar Solskjaer

19:20
“Ngrini sytë nga qielli”, Arjani dhe Elvisi diskutojnë ashpër: Nuk e ke aftësinë për të…

Opinionisti Arjan Konomi nuk i ka kursyer kritikat për Elvisin në lidhje me sjelljen e tij në takimin me Sindin.

19:07
“Ana flet nga smira, mos e dëgjoni”, nis debati në studio pas takimit Sindi-Elvis

Takimi i Elvisit dhe Sindit ka nxitur debate në studio për shkak të marrëdhënies së tyre të afërt.

19:07
Ish-ylli i Anglisë, Paul Gascoigne rrahu me grushte trupin e babait të vdekur si akt hakmarrjeje (fotot)

Ish-futbollisti i njohur i kombëtares angleze Paul Gascoigne fajësonte babanë e tij për trazirat që e çuan në psikiatri pas takimit të tij famëkeq me policin në arrati Raoul Moat, teksa pranon se ka rrahur me grushte dhe goditur me kokë trupin e tij në krevatin e vdekjes.

19:04
Themeluesit hebrenj të Google shtuan 14 miliardë dollarë në vetëm 24 orë

Bashkëthemeluesit e “Google”, Larry Page dhe Sergey Brin, në më pak se 24 orë e bënë veten 14 miliardë dollarë më të pasur, pasi Alphabet njoftoi rritjen e fitimit në raportin e tij tremujor.

18:55
Ambasadorja shqiptare Hajdaraga takim me Presidenten Sakellaropoulou: Të shtyjmë më para marrëdhëniet

Ambasadorja Shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga ka paraqitur letrat kredenciale tek presidentja e vendit Katerina Sakelaropoulou.

18:52
Mmmm kiss/ Sindi “çmendet” nga lulet blu, i hidhet në qafë Elvisit dhe i dhuron puthje (FOTO)

Sindi dhe Elvisi kanë zhvilluar takimin e dytë dhe gjithçka duket se po ecën në rrugën e duhur.

18:47
I gjithë faji i Saharasë/ Spektakël në Zvicër, qielli mbi alpe bëhet portokalli

Erërat e mbërritura nga Saharaja kanë bërë që qielli mbi malet e Zvicrës të marrë një ngjyrë portokalli, ashtu si edhe ne disa pjese te tjera të Europës.

18:45
Largimi i Melisës/ Eri ngre dyshimet: Më mirë se të tjerë këtu që vazhdojnë lojën

Largimi i Melisës nga programi Për’puthen është komentuar në puntatën e sotme, ku djemtë e kanë përgëzuar për vendimin në vend që të vazhdonte lojën.

18:41
Të rinjtë përplasen me policinë/ Erdogan: Janë studentë këta apo terroristë?!

Përplasjet mes studentëve të Universitetit Bogazici dhe policisë vazhdojnë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i dënoi ashpër veprimet e tyre.

18:38
Sindi ka veshur fustan të shkurtër, reagon Murati: E ke bërë për inatin tim?

Sindi u shfaq me fustan të shkurtër në puntatën e sotme të Për’puthen dhe për këtë nuk mungoi reagimi i menjëhershëm i Muratit.

18:28
Nënë e bijë detyrohen të gërrmojnë gropën e tyre para se të varrosen në kopsht nga i dashuri (Fotot)

Një grua dhe vajza e saj nëntë-vjecare raportohet se ishin detyruar të gërrmonin varrin e tyre para të varroseshin në kopshtin para shtëpisë nga partneri i gruas.

18:28
Për’puthen/ Antonela merr vendin e Anës, nis prezantimin e programit me “thumba” për Ledjanën

Antonela ka marrë drejtimin e programit Për’puthen në puntatën e sotme pasi moderatorja Bora Zemani vazhdon të jetë e izoluar për shkak të infektimit nga Covid-19.

18:23
Gjermania, Suedia dhe Polonia dëbojnë diplomatët rusë

Gjermania, Suedia dhe Polonia kanë njoftuar se do të dëbojnë secila nga një diplomat rus, si kundërpërgjigje ndaj Moskës, e cila javën e kaluar veproi njëjtë me diplomatët nga të trija vendet anëtare të BE-së.

18:11
Afganistan, shkarkohet një shef i policisë për vrasjen e 11 protestuesve

Ministria e Punëve të Brendshme e Afganistanit ka pushuar nga puna një shef të policisë rajonale për vrasjen e të paktën 11 civilëve gjatë një proteste.

18:05
Top Talk/ Ilir Meta po përgatit një grusht shteti pas zgjedhjeve. Frrok Çupi: Pasojat do të bien mbi të

Analisti Frrok Çupi ka folur për Presidentin Ilir Meta dhe mundësitë për të përgatitur një grusht shteti pas zgjedhjeve të 25 prillit nëse fitoren e merr sërish Partia Socialiste.

18:04
“Le ta marr COVID-in prej teje…”/ Banorja i ndërpret fjalën, Rama ia kthen me batutë: Jam kryeministri i vetëm në botë që…

Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme punimet për ndërtimin e lagjes së re në Ndroq, aty ku po ndërtohet lagjja e re, pas dëmtimeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

17:52
Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar ditën e sotme datat e provimeve të Maturës Shtetërorë.

17:38
Evropa përfshihet nga moti i keq, stuhi dëbore në Gjermani e Holandë, përmbytje e evakuime në Francë (Fotot)

Kryeministri francez do të shpallë gjendjen e katastrofës natyrore pas përmbytjeve që përfshinë veriperëndimin e Francës, ku dhjetëra familje u detyruan të evakuohen nga banesat e tyre.

17:35
Protestë në Kosovë/ Kërkohet dënim për vrasësin e Hatije Dinës

Para Gjykatës Themelore të Prizrenit sot kanë protestuar disa qytetarë e aktivistë kundër dënimit të Ilir Haxhiajt me 15 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Hatije Dinën.

17:32
Rënie e lehtë e shifrave të Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 953 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 953 raste pozitive me Covid-19 në vendin tonë, një rënie e lehtë nga një ditë më parë ku u shënuan 1124 raste.

17:29
Zgjedhjet/ Yuri Kim tjetër apel, kujton thirrjen e Sekretarit të Shtetit për korrupsionin: Tom Doshi mos kandidojë, votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kujtuar deklaratën e Departamentit të shtetit amerikan në vitin 2018, kur deputetit Tom Doshi iu refuzua kalimi për në SHBA pasi ishte përfshirë në korrupsion.

17:27
Rusia dëbon një diplomate shqiptare

Rusia ka dëbuar diplomaten shqiptare, Jonida Drogu nga Moska si një kundërpërgjigje ndaj dëbimit të një diplomati rus nga ana e Tiranës.

17:20
“Jashtë loje” në Top News/ Emisioni më i ri sportiv prej sot në orën 20:00

“Jashtë loje”  është  emisioni më i ri sportiv, i cili do të startojë këtë te hënë  në ekranin e Top News. 

17:14
PAMJE TË RËNDA/ U vra me thikë në qafë, ja kushtet ekstreme ku jetonte 47-vjeçarja në Malësinë e Madhe

Një 47-vjeçare, e identifikuar si Violeta Gurraj është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Bajzë të Malësisë së Madhe.

16:47
Shifrat e larta të infektimeve nga Covid-19 në Durrës/ Shtohen kontrollet në shkolla, fasoneri, call-center e kafene

Durrës/ Kontrollet për ata që shkelin masat anti Covid janë shtuar në fasoneri, call-center, shkolla dhe bar-restorante.

16:43
‘Trekëndësh’ vrasës dashurie/ E dashura e fshehtë e biznesmenit rus, arrestohet për vrasjen me pagesë të rivales (fotot)

Një grua e martuar, njëkohësisht e dashur e fshehtë e një biznesmeni në Rusi, është arrestuar së fundmi për urdhërimin e vrasjes së të dashurës tjetër të këtij të fundit, nga një vrasës me pagesë.

16:29
Malësi e Madhe/ Del ekspertiza për vdekjen e 47-vjeçares: Kishte therje në fyt

Pas verifikimit të ekspertizës, kanë dalë në dritë detaje të reja për vdekjen e 47-vjeçares në Malësi të Madhe.

16:19
Përmirësim infrastrukture/ Tiranë, në njësinë numër 3 Bashkia përfundon ndërtimin

Në rrugën “Endri Keko” në kryeqytet është shtuar një hapësirë e re rekreative, të cilën e inspektoi sot kryebashkiaku Veliaj.

16:15
Vjedhja e Whatsapp para fushatës/ Po sulmohen gazetarë, politikanë. Ekspertët tregojnë si të shpëtoni

Shumë figura publike, kanë rënë pre e hakërimit të Watsappit. Njëkohësisht virusi që vjedh infomacionin që ndodhet në telefon, po qarkullon në grupe të ndryshme whatsappi vetëm një ditë më parë u bllokua grupi i KQZ-së.

16:14
Ligji islamik Sharia/ Dy kristianë mes të goditurve publikisht me kamzhik në Indonezi, për konsum alkooli dhe bixhoz (fotot)

Dy burra kristianë kanë marë sot dënimin publik me goditje kamzhiku në provincën konservatore muslimane Aceh të Indonezisë , për konsum alkooli dhe lojë bixhozi, në një prej rasteve të rralla ku dënimi i jepet jo-muslimanëve.

16:06
Policia tregon se të mbroheni nga vjedhja e WhatsApp

Policia e shtetit ka treguar mënyrat se si duhet të mbroheni nga personat që kërkojnë t’ju vjedhin llogarinë tuaj në WhatsApp. Në emër të policisë ka folur Suela Bonjaku, specialiste në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike.

15:56
Shi dhe stuhi deri të enjten/ Java me temperatura deri në 17 gradë, bien të premten

Shkurti nisi me një pranverë, që zgjati pak. Java ka nisur me rrebeshe shiu e madje në fundjavë vendi do të përfshihet nga stuhi me origjinë nga Siberia.

15:52
SPAK kërkon dosjet e tenderave/ Verifikime në bazë të dosjes së përgjimeve ndaj Ndraghetës

Tenderat e miratuar shtatë vitet e fundit do të kalojnë në sitat antikorrupsion të prokurorisë së posaçme SPAK, në funksion të hetimeve të nisura nga antimafia e Katanzaros .

15:40
Denaj: Bizneset u shtuan në pandemi/ Por në terren shumë biznese kanë ulur qepenat

“Gjenda e ekonomisë në vend ka kaluar buzën e greminës.” Është kjo akuza që ngre deputeti i opozitës së re Artur Roshi ndaj qeverisë, sipas të cilit kjo e fundit ka lënë në mëshirë të fatit bizneset dhe individët e prekur rëndë nga pandemia.

15:34
Protestat pro Navalnit/ Fotografia simbol shitet për afro 27,000 dollarë

Një fotografi e bërë në një stacion policie nga fotografi i njohur rus, Dmitry Markov, e që është bërë më pas simbol online i protestave në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës ruse, Aleksei Navalny, është shitur për dy milionë rubla, apo afro 27 mijë dollarë.

15:32
3655 hektarë tokë të përmbytura/ Rikthimi i reshjeve mund të përkeqësojë situatën në Shkodër

Rikthimi i reshjeve te shiut rrezikon të përkeqësojë situatën e përmbytjeve në zonën e NënShkodrës.

15:32
Kryeministri grek nën kritika/ Mori pjesë në një drekë ku shkeli masat anti-covid

Kryeministri grek po përballet me një zemërim në rritje pas pretendimeve se ai ka marrë pjesë në një drekë që kapërcente limitin e personave të lejuar në një vend, pikërisht në ditën kur kufizimet shtesë u shpallën në vend për të ndalur transmetimin e virusit.

15:30
Imuniteti i tufës në SHBA/ Biden: Nuk do të mund të arrihet deri në shtator

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se do të jetë “shumë e vështirë” për SHBA-në që të arrijë imunitetin e tufës kundër koronavirusit deri në shtator.

15:21
“Hakmarrja” e Moskës! Dëbohet diplomatja shqiptare Jonida Drogu

Qeveria Ruse ka dëbuar një diplomate  shqiptare në formë hakmarrje pas dëbimit nga Tirana dy javë më parë të sekretarit të dytë të ambasadës ruse në Tiranë.

15:20
‘Darsi’ gjunjëzon Evropën/ Holanda shpall emergjencën pas stuhisë së borës

Autoritetet në Holandë kanë shpallur gjendjen e rrallë të emergjencës, kodin e kuq, për të gjithë vendin, pasi ai u godit nga e para stuhi bore e fortë në më shumë se një dekadë.

15:17
Çmimet e naftës në botë/ Kthehen në nivelet e para pandemisë

Çmimet e naftës janë kthyer në nivelet e para pandemisë së koronavirusit, e cila ka qenë shkatërruese për industrinë e “arit të zi”.

15:13
Moti i keq pengon tragetet/ Në Vlorë gjendet një 30-vjeçar i mbytur në det

Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq, duke cenuar aktivitetin e sektorit të peshkimit dhe përpunimit të anijeve në portin detar më të madh të vendit.

15:12
Maqedonia e veriut/ Firmos kontratën për 200 mijë vaksina kineze

Maqedonia e Veriut nënshkroi të hënën kontratën për furnizim me 200 mijë vaksina kineze kundër koronavirusit nga prodhuesi Sinofarm.

15:06
Shtohen infektimet edhe në Elbasan/ Mbi 100 raste në 24 orët e fundit

Në 24-orët e fundit Elbasani ka kapur shifrat rekord të të prekurve me covid-19, duke u renditur ndër tre qarqet me numrin më të lartë të të prekurve në vendin tonë.

15:02
Ka ardhur varianti i ri i covid/ Manastirliu thotë se rriten rastet e riinfektimeve tek të rinjtë

Në betejën me Covid 19 Shqipërisë do ti duhet të përballet edhe me mutacionin e ri të virusit shfaqur tashmë në shumë  vende të botës.

15:00
Ligji i Sheriatit, dy të krishterët rrihen me shkop sepse kanë pirë alkool dhe kanë luajtur bixhoz (FOTOT)

Dy burra të krishterë u goditën me shkop në publik në Indonezi, për shkak se kishin konsumuar alkool dhe kishin luajtur bixhoz.

14:55
Ministrja e arsimit takon ambasadorin hungarez/ Shteti hungarez do të vazhdojë të mbështesë studentët shqiptar me bursa studimi

Ministrja Kushi ka falenderuar ambasadorin hungarez në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme me bursa nga shteti hungarez për studentët shqiptarë.

14:47
Malësi e Madhe/ Me shenja dhune në trup, gjendet e vdekur në banesë një grua në fshatin Bajzë

Malësie e Madhe- Një 47-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

14:37
Pas atij në Vlorë, një tjetër person gjendet i mbytur në plazhin e Spilles

Kavajë- Një tjetër person është gjetur i mbytur ditën e sotme.

14:25
Kapen duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 5 të rinjtë në Gjirokastër

Gjirokastër – 5 persona janë arrestuar pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

14:17
PD dorëzon në KQZ kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 25 Prillit

TIRANË- Burime për Top Channel, bëjnë me dije se Partia Demokratike, ka dorëzuar në KQZ, kërkesën për tu regjistruar në Zgjedhjet e 25 prillit.

14:05
“Vijnë përgjatë shkurtit”/ Covid-19, Maqedonia firmos marrëveshjen për vaksinën e Kinës, Filipçe: Të hapur edhe për vaksinën ruse…

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim me vaksina kundër Covid-19 me kompaninë kineze “Sinofarm”.

13:58
Skandali tek Shefqet Ndroqi/ ”Do t’i ndajmë bashkë…”, zbulohen përgjimet mes Tire Alldervishit dhe bashkëpunëtoreve të saj

Skandali në spitalin “Shefqet Ndroqi” i lidhur me mashtrimin dhe zhvatjen e personave me COVID dhe familjarëve të tyre është thelluar.

13:48
Sekuestrohen mallra kontrabandë në Doganën e Shkodrës

Strukturat e Administratës  Doganore, Dega Shkodër,  sekuestruan  një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara nga një subjekt privat.

13:40
Kapet me kallash, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Durrës -Një 32-vjeçar është arrestuar në Durrës për shkak se akuzohet për armë mbajtje pa leje.

13:33
Pas presionit nga SHBA-së/ Gjermania, shpenzime maksimale ushtarake

Shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë janë rritur në përputhje me gatishmërinë e qeverisë për të investuar më shumë për sigurinë.

13:31
Irani vendos kushte për bisedime/ Biden nuk lëshon pe, sanksionet nuk hiqen

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i heqin sanksionet e tyre ekonomike ndaj Iranit si masë për ta kthyer Teheranin në tryezën e bisedimeve për të diskutuar se si mund të ringjallet marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

13:28
Senati gati të hetojë Trumpin/ Sondazhi: Amerikanët duan dënimin e tij

Senati amerikan nis të martën gjykimin e ish-presidentit republikan të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

13:26
Pas grushtit të shtetit…Në Mianmar nuk ndalen protestat

Njerëz nga i gjithë Mianmari kanë hyrë në grevë, ndërsa protestat që bëjnë thirrje për lirimin e udhëheqëses së zgjedhur, Aung San Suu Kyi, dhe për rivendosjen e demokracisë vazhdojnë për të tretën ditë me radhë.

13:23
Akuzohet për korrupsion/ Netanyahu vetëdeklarohet i pafajshëm në gjyq

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu u shfaq në një gjykatë të hënën duke ripërsëritur pafajësinë e tij ndërsa gjyqi ndaj tij për korrupsion hyn në një fazë intensive, pak javë para zgjedhjeve të katërta kombëtare në dy vitet e fundit.

13:21
Akullnaja e shembur…/Indi, 18 viktima dhe 200 të zhdukur

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë figurojnë të zhdukur, pasi një pjesë akullnaje në Himalaje ra në një lumë dhe shkaktoi përmbytje të mëdha në veri të Indisë.

13:19
Thellohet skandali tek “Shefqet Ndroqi”/ Pas Tire Alldervishit, në pranga 3 infermiere e 1 sanitare (Emrat)

Skandali në spitalin “Shefqet Ndroqi” i lidhur me mashtrimin dhe zhvatjen e personave me COVID dhe familjarëve të tyre është thelluar.