Vritet një grua në Malësinë e Madhe/ 47 vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike

08/02/2021 19:47

Një ngjarje e rende ka tronditur fshatin e Bajzes në Malësinë e Madhe.

Violeta Gurraj 47 vjeçe është gjetur e vrare në banesën e saj fare, pranë aksit nacional Shkodër – Hani i Hotit. Burime pranë ekspertizës bejne me dije se viktima ështe qëlluar me mjet prerës disa herë në fyt duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa ka shenje dhune në fytyre. Gurraj jetonte e vetme dhe pas disa ditëve mungese kontakti me të afërmit, këta të fundit kanë njoftuar policinë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth 3 dite me parë.

Violeta Gurraj rreth 7 vite me pare kishte humbur edhe bashkëshortin dhe  jetonte ne ketë banese, pa energji elektrike dhe ne kushte mjaft të vështira ekonomike. Banoret e fshatit, jashtë kamerave tregojnë se 47 vjecarja vuante nga depresioni por nuk ishte person problematik. Ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje teksa edhe pista e grabitjes bie poshtë për shkak se ne banesën e viktimës, nuk ka thuajse asgjë.

Top Channel