Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua rreth videos së kreut demokrat, Lulzim Basha, cili filmohej nga e shoqja teksa gatuante në kuzhinë.

E ndërsa video u bë virale në fundjavë, debate e lajme të shumtë pati rreth vërtetësisë dhe qëllimit të videos në fjalë.
Moderatorja Valbona Mhilli dhe gazetarja Zefina Hasani nuk ngurruan të shprehnin hapur qëndrimet e tyre të kundërt.

Kjo e fundit e cilësoi të gjithën si një video të inskenuar në funksion të “PR” para zgjedhjeve, ndërsa Valbona insistoi që në familjen e Bashës gatuhet dhe konsumohet ushqim shtëpie.

“Nga aq sa unë kam investiguar dhe kam pyetur di që në familjen e Aurelës gatuhet në shtëpi. Mesa di unë, byrekun e kanë shumë qejf”, tha ndër të tjera ajo.

Top Channel