Ish-kryeministrja britanike telefonoi burrin e panikosur pasi eci për dore me Donald Trump (fotot)

08/02/2021 19:34

Në disa kujtime intriguese nga koha e saj në zyre, ish kryeministrja konservatore britanike Theresa May ka thënë se kishte nxituar e panikosur t’i telefononte burrit, menjëherë pasi u fotografua duke ecur për dore me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ish-kryeministrja u pa duke ecur dorë për dore me presidentin gjatë një vizite në Uashington në  2017, ne dukje kur Trump nuk po ndjehej mire. Në një dokumentar të fundit në BBC, ish-shefja e stafit të saj kryeministror në Downing Street, thotë se gjëja e parë që kishte bërë pas takimit ishte t’i telefononte bashkëshortit të saj Philip për t’u justifikuar.

“Donald Trump mbajti dorën e saj teksa ecnin në korridorin me kollona dhe ne u habitëm pak, por kështu paska qenë edhe për vetë Theresa”, tha Fiona McLeod Hill në dokumentar.

“Ajo nuk mund ta hiqte më dorën dhe kishte ngecur në atë pozicion. Gjëja e parë që ajo tha më pas ishte ‘Duhet t’i telefonoj Philip t’i them që po ecja dorë për dore me një burrë tjetër, para se ta marrë vesh nga media’”.

Më tej në dokumentar thuhet se gjatë drekës me presidentin Trump, May e kishte pyetur nëse kishte folur ndonjëherë me Vladimir Putin, për çka ai ishte përgjigjur negativisht. Por shefi i stafit të Trump ndërhyri për të thënë se Putin kishte telefonuar por telefonata nuk ishte marrë nga stafi.

Thomas Shannon, ish-sekretari i çështjeve politike tha për BBC se presidenti ishte tërbuar nga refuzimi i telefonatës së Putin: “Trump u bë jo portokali por i kuq. ‘Ti më thua që mori në telefon Vladimir Putin dhe nuk më kaluat telefonatën? Vladimir Putin është i vetmi njeri në botë që mund të shkatërrojë SHBA dhe ju refuzoni’”, tha Trump.

 

Dokumentari me tre seri vazhdon transmetimet në BBC.

FOTO GALERI
1/4
Theresa May kishte nxituar e panikosur t’i telefononte burrit, menjëherë pasi u fotografua duke ecur për dore me Donald Trump

Top Channel