14:55
“Rruga e gabuar”/ Trafikonin qytetarë drejt SHBA-së, Kanadasë e Anglisë me viza false, SPAK dënon pjesëtarët e grupit kriminal
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 20.12.2019 ka regjistruar procedimin penal nr.25 për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 189, 190, 298, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.