Tiranë/ Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ja në cilat zona

10/02/2021 14:25
Foto ilustruese

Disa zona të Tiranës do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

OSHEE njofton se do të bëjë riparime në rrjetin elektrik, në Uzinën Dinamo.

Pa energji elektrike do të jenë “Rruga “Jordan Misja”, ish-uzina “Dinamo”, rruga “Siri Kodra” pranë Nën/stacionit Tirana 1, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, rruga “Vangjel Noti”, Kombinat, Kodër Kamëz, Bathore”.

Top Channel