Nëpër rrugët e Tiranës janë shtuar patrullat policisë, si të forcave të rendit po ashtu edhe atyre Shqiponja, të cilat po bëjnë kontrollet e qytetarëve për mbajtjen e maskës.

Krahas gjobave, po përdoret edhe forma e këshillimit. Patrullat janë vendosur në pikat kryesore të kryeqytetit, aty ku ka edhe një lëvizje më të madhe të njerëzve.

Por policia nuk patrulloi vetëm në Tiranë për kontrollin për mbajtjen e maskës. Këto janë pamjet që vijnë nga Durrësi.

Ndërkaq në Tiranë, ne pyetëm edhe qytetarët, nëse janë dakord për masa të tjera shtrënguese. “Jemi dakord. Situata duhet vënë nën kontroll”, thotë një qytetar.

Top Channel