Skandali me logon e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, kushtoi rreth 180.000 lekë, zbulohet se është kopjuar

10/02/2021 14:15

Artistë të TKOB-së thotë se logo është marrë nga një faqe interneti.

Në web site-n Freepik.com gjendet një logo e ngjashme me atë të Tetarit Kombëtar të Operas dhe Baletit, thotë Ardian Isufi.
Artistët kanë reaguar pas publikimit të logos. Ardian Isufi ka qenë ndër të parët që ngriti alarmin se logo është plagjiaturë dhe vetë mënyra e përzgjedhjes së logos është dyshuese.
“Në rrjetin e dizajnerave kemi kontakte me njëri-tjetrin. Me një kërkim të thjeshtë gjetëm logon. Kemi të bëjmë me një proces përzgjedhjeje që të lë shumë për të dëshiruar. Reagimi është shumë skematik, nuk i përgjigjet kërkesa për logon dhe çmimin. Kanë konkuruar 14 kompani. Duhet të kishte një para komision për të parë nëse ka plagjiaturë dhe ky proces nuk është bërë. Duhet të kishte ekspertë të fushës. Kushdo që sheh atë logo dhe që ka kushtuar 15 milionë lekë (të vjetra) pa TVSH shokohet”.

Klevis Saliaj, nga TKOB thotë se do ta ndjekë ligjërisht kompanisë që krijoi logon. “TKOB e ka patur në kontratë që kompania ka përgjegjësi ligjore, të drejtat e autorit. Nuk mbajmë ne përgjegjësi për origjinalitetin e logos. Në procedurat ligjore, bëhet studimi mirëfilltë i tregut merren oferta dhe del një çmim mesatar që i vendoset punës. Do t’i shkojmë deri në fund zbatimit të kontratës, do ta ndjekim nga nga ligjore.
U zgjodhën 5 kompani, plotësonin të gjitha elementë juridikë. Ne tre anëtarët i kemi parë të gjitha logot, kemi votuar”.
Sipas tij, kanë bërë kërkime paraprake dhe kjo logo nuk doli plagjiaturë, megjithatë shton se në Shqipëri nuk ka institucione për të ndaluar plagjiaturën.

Lidhur me dyshimet për çmimin e lartë të logos, TKOB reagoi në një deklaratë mbrëmjen e djeshme:

Në kuadrin e përurimit të rikonstruksionit të TKOBAP dhe rinovimit të imazhit të tij, më datë 20.11,2019, TKOBAP shpalli konkursin për krijimin e brand-it të ri, “Newbrand & Brandbook & Videoconcept i Newbrand-it me fondin prej 1,537,500 lekë (1,845,000 lekë përfshirë TVSH-në), i cili doli si rezultat i ofertave të marra nga disa prej kompanive të marketingut në vend. Në kuadër të ketij konkursi, aplikantët duhet të dorëzonin jo vetëm një logo, por një set produktesh marketingu si më poshtë:
• Koncepti dhe ideja e logos së re zyrtare të TKOBAP;
• Spot videokonceptual për Brand-in e TKOBAP;
• Sigla e identifikimit të TKOBAP-së, (audio&video) me të cilën kuptohet pjesa muzikore
• (e pa kënduar) e shoqëruar me pjesë vizuale, me kohëzgjatje të caktuar 15 sekonda;
• Sinjalistikat e objektit te institucionit TKOBAP, indoor dhe outdoor;
• Dizajni dhe prezantimi i:
Posterave dhe billboard-eve
Biletave;
Veshjeve të personelit te biletarisë, punonjësve te sallës dhe te pritjes në hyrje;
Suvenireve;
Badge;
Broshurave prezantuese;
Kartvizitave;
Materialeve promocionale si bluza, mbajtëse çelësash, kartolina, kalendarë,
ftesa, etj;
Stemës së TKOBAP etj“.

Top Channel