TIRANE – Partia Socialiste ka depozituar në KQZ kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në ditën në vijim KQZ pritet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e partive që kanë depozituar për regjistrim.

Kujtojmë se sot më herët ka qenë PSD e cila drejtohet nga Tom Doshi që ka dorëzuar brenda afateve të përcaktuara komisionerët në Shkodër dhe Tiranë. Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt.

Ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te regjistrohen koalicionet. Kështu deri më datën 7 mars partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me emrat e kandidatëve për deputet.

PARTITË QË KËRKOJNË TË REGJISTROHEN NË KQZ

Partia Demokratike
Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Republikane
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Aleanca Demokristiane
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Bashkimiki Demokrat
Partia Kristian Demokrate
Partia Lëvizja e Re
Partia Aleanca Demokracia e Re
Partia Komuniste
Partia Social Demokrate (PSD)
Partia Socialiste

 

Top Channel