Shkodra, më e goditura nga Covid/ Prej nisjes së pandemisë, 113 persona humbën jetën

10/02/2021 15:21

Shkodra është një prej 3 qarqeve më të goditura në Shqipëri nga koronavirusi, sa i përket  numrit  të lartë të fataliteteve.

Njësitë e kujdesit shëndetësor në 5 bashkitë e këtij qarku raportojnë se rreth 113 persona ndërruan jetë nga fillimi i pandemisë deri më sot, si pasojë e infektimit me Covid, një pjesë me sëmundje shoqëruese.

Edhe epidemiologët e pranojnë se pasojat e infektimit kanë qenë të rënda.

Duke iu referuar shifrave nga gjendja civile, kryebashkiakja Voltana Ademi thotë se numri i vdekjeve si pasojë e Covid 19, vetëm në bashkinë e saj është disa herë më i lartë se sa raporti i prefekturës.

Aktualisht në të gjithë qarkun e Shkodrës, numri i personave të infektuar është mbi  713.

Top Channel