Të vendosur të ‘kryqëzojnë’ Trump/ SHBA, hetim penal në shtetin e Xhorxhas

10/02/2021 18:40

Prokurorët në Qarkun Fulton të shtetit Xhorxhia kanë nisur një hetim penal lidhur me përpjekjet e ish-Presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në këtë shtet.

Hetimi përfshin dhe një telefonate qe Trump i beri Sekretarit të Shtetit Xhorxhia, Brad Raffensperger ku i kërkonte zyrtarit të gjente vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin.

Një prokurore demokrate e zgjedhur kohët e fundit në këtë qark, u dërgoi një letër zyrtarëve të shtetit, përfshirë Raffensperger, ne te cilën theksonte që ata të ruajnë dokumentet lidhur me telefonatën e Trump. Në letër thuhej qartë se kërkesa ishte pjesë e një hetimi penal, sipas një zyrtari, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Hetimi vjen ndërsa ish presidenti republikan përballet me një gjyq të dytë në Senat me akuzën e “nxitjes së rebelimit” për rolin e tij në trazirat në Kapitol në 6 janar. Dhuna e asaj dite erdhi pas disa javë pretendimesh të rreme të ish-presidentit se mashtrimi zgjedhor e privoi atë nga fitorja, duke përfshirë shtetin e Xhorxhias ku  humbi me rreth 12,000 vota më pak.

Top Channel