130 milionë euro/ Komisioni i Ligjeve miraton fondin që do u shpërndahet partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit

10/02/2021 11:41

Partitë politike do te përfitojnë 130 milionë lek nga buxheti i shtetit për fushatën zgjedhore të 25 Prillit.

Ne zgjedhjet e 2017 kjo shume ishte 65 milion leke, por sot Komisioni i Ligjeve miratoi  dyfishimin e fondit. Rritja e financimit nga buxheti i shtetit  vjen ne kuadër te marrëveshjes politike ne Këshillin Politik.

Në relacionin e dokumentit të miratuar përcaktohej se këto para duhet të ishin alokuar që në muajin nëntor 2020 kur kaloi buxheti vjetor për vitin 2021, por Kuvendi duket kishte harruar ta bënte një gjë e tillë.

Top Channel