“Ka ndërtuar pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit”, Rama nxjerr foton e protestueses: Një shkelëse e ligjit vë kujën për atdheun në rrezik 20/06 18:52
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se takimi i tyre po zhvillohet në selinë e PD-së.
Duket se negociatat mes republikanëve dhe demokratëve kanë ngecur në kalkulimet sesa kandidatë të PR duhet të përfshihen në listën zgjedhore dhe pozicionimi i tyre.
Mediu nuk tërhiqet nga kërkesa për një vlerësim sa më të drejtë të peshës elektorale të partisë që drejton, ndërsa është shprehur më parë se ai nuk kërkon nga PD-ja pazare.
Mediu ka prezantuar kandidatët e PR-së në disa qarqe dhe ka regjistruar edhe Partinë Republikane në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.
Top Channel